Përkujtimore: Dëshmori i Kombit: ASTRIT SULI

astrit_suli

Më 27 maj 2016 shpreh nderim e respekt të pafund, ditë kjo ku përkujtohet 17 vjetori i rënies heroike të dëshmorit kombëtar ASTRIT SULI, gjate nje beteje te ashper qe formacionet luftarake të UÇK-se luftuan për lirin e Atmëmëdheut Shqiptarë në Operacionin “Shigjeta” në Gorozhup e Pashtrik të Hasit. Po këtë ditë ka rënë dëshmore edhe bashkëluftëtari i Astritit Alirizan (Selman) Selmani nga Tetova.

Gjithçka që sot duhet të thuhet për jetën e Astritit, për familjen, për shkollimin, për veprimtarin e tij atdhetare, për rolin e tij si pjestar i Ushtris Çlirimtare në Kosovë, do ti thosha me pakë fjalë, që shpreh kuptimin e jetës së tij, që përmbanë lavdin mbi pavdekshmërin e tij.

Astriti la punën në Greqi për tu rreshtuar përkrah bashkëluftëtarëve në UÇK, ne emer te lirise, gjakut te perbashket e kombit me te njejtin emer. Shqipëria vendi ku e rriti dhe edukoi me motivet më të mira të shqiptarizmit, që kanë ushqyer historin ndër shekuj me zjarrin atdhetar. 

Atje, ne Pashtrik, balle per balle me forcat serbe, Astriti gjeti vetveten, gjeti ate altar te shenjte ku do te shkruante per jete emrin e vet, gjeti Pashtrikun ku do te donte te prehej ne emer te nje ideali te perjetshem, siç është liria e kombit. 

Astrit Suli ka dhënë jetën për liri dhe çlirimin e tokës shqiptare në Kosovën e pushtuar nga Serbia. 

Ai tashmë ka hyrë në histori – në historinë e krenarisë kombëtare…

Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit Astrit Suli,

dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe bashkim kombëtar!

Nga:

Avdi_ibrahimi

Avdi Ibrahimi

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.