Përkujtimore: Dëshmori i Kombit: ALIRIZA SELMANI

Selmani_aliriza

Më 27 maj 2016 përkujtohet nga populli dëshmori I kombit Alirizan (Selman) Selmani, i cili ra heroikisht në Epopen e betejave të përgjakshme të Pashtrikut kundër pushtuesve Serbi, Mali I Zi, në Operacionin ‘Shigjeta” të UÇK-së në Gorozhup e Pashtrik të Hasit.

Atë e kishte mëkuar nëna që të vdiste për lirinë e tokës shqiptare që në moshën 26 vjeqare.

Përderisa po e shkruaja këtë ngjarje të kujtimeve në ditarin e luftës, më kishte rënë pikëllimi në dritën e syve. Mendoja me vete. Eh! Atya trimi nga Tetova ra në fushën e nderit rrënzë Pashtrikut kryelartë, Ai burrë trim, i thosha vetes. Sa kanë rënë përpara tij dëshmorët, Bafti Haxhiu, Salih Zenuni, Astrit Suli.

Në këtë udhëkryq të ngjarjeve të mëdha, po derdhej gjaku i shqiptarëve, që u ishte marrë toka, që u ishte marrë liria. Salihu dëshmor do të mbetët në kujtimet tona përjetësisht.

 Ai që dha më të shternjtën jetën Tij në luftën çlirimtare…

u qoftë i lehtë dheu i SHQIPËRISË…! 

Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit Salih Selmani!

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.