Huazimet sllave nga gjuha shqipe

Huazimet

Mali i Zi është një shtet fqinj i Shqiperise i cili pavarësinë e tij e mori ne vitin 2006 pas shkëputjes se tij nga Serbia. Ne gjuhen e vendit njihet si Crna Gora ku fjala “Crna” do te thote “ I Zi “ dhe fjala “ Gora “ do te thote “ Mal”. Patjetër qe si vend fqinj qe është kisha dëgjuar mjaft per te por ne Shqipëri ky vend njihet sipas përkthimit qe i behet emrit ne gjuhen shqipe dhe largohet disi nga përkthimi me i sakte qe mund te jepet. Ne fakt thonë qe përkthimet kur jane te bukura nuk jane te sakta dhe kur janë te sakta nuk janë te bukura.

Ardhja e sllaveve ne Ballkan nuk ishte vetëm nje ardhje e nje popullsie te re, por edhe ardhja e një kulture e një organizimi te ndryshëm nga ai i shqiptareve, ardhja e një veshje dhe e një gjuhe te ndryshme nga ajo e shqiptareve apo grekeve. Ne qindra e qindra vite qe këta popuj do te jetonin afer njeri tjetrit ose le te themi me mire te gjithë se bashku ne një gadishull qe quhet Ballkan. Kjo do te bënte qe  adoptimet kulturore dhe gjuhësore te njërit popull nga nje popull tjetër te ishin te pashmangshme. Vlen te shtojmë ketu nje fraze te shkrimtarit te madh Jacques Le Goff nga libri i tij “ Qyteterimi i Perendimit Mesjetar “ ku thote se “ne kohen kur Perandoria Romake filloi te popullohej prej fiseve barbare u krijua nje përzierje barbaresh te romanizuar dhe romakesh te barbarizuar” .  Secila popullsi pra adoptoi elemente kulturore dhe gjuhësore nga një popullsi tjeter, ne kete rast romaket prej fiseve gjermane dhe fiset gjermane prej romakeve.

Por le te kthehemi ne Ballkan . Sigurisht gjuhët që erdhën në kontakt me njëra tjetrën në këtë rast ato sllave me shqipen apo me greqishten huazuan fjalë nga njëra tjetra. Në fakt fjalët venë dhe vijnë. Shumë herë fjalë qe i përkasin gjuhës se një populli adoptohen nga një popull tjetër e sërish kthehen me formën e tyre te adoptuar  tek populli që i lindi ato  . Mund të përmendim ketu fjalen “ Boutique “ e cila fillimisht u adoptua nga greqishtja nga fjala “Apoteke” (Αποθήκη) = Depo, Storehouse ne anglisht , por qe sot ne Greqi përdoret ne formën e saj te latinizuar kur greket duan ti referohen nje dyqani me veshje . Raste te tilla ka shume e madje gjuha ne fakt nuk është diçka e pandryshueshme. Gjuha ndryshon ashtu siç ndryshon çdo gjë mbi kete planet, ashtu siç ndryshon vete Gjithësia. Ajo u nënshtrohet kushteve politiko-shoqërore e atyre klimaterike. Ne këto qindra e qindra vjet popujt e Ballkanit kane marre e kane dhëne shume fjale mes njeri tjetrit.

Unë do doja te fokusohesha ketu tek emri Crna Gora (Mali i Zi) pasi me tërhoqi vëmendjen dhe do doja te jepja mendimin tim ne lidhje me kete emër.
Gora pra i thonë “Malit”. Ajo qe me çuditi ketu është se ne gjuhen shqipe “ Korije “ i thone kodrës, nje fjale kjo mjaft e ngjashme me fjalen sllave Gora .Ekziston ama nje shkak që në shqip e quajmë kështu kodrën, pra Korije. Gjuha shqipe ka aftesine qe te shpjegoje arsyen se perse kjo fjale emertohet keshtu.

Fjala Korije lidhet me foljen shqipe Krrej angl (take out smth, extend, make smth come out) sinonim i saj bile eshte folja Ngre e cila lidhet me lartësinë angl (lift, raise) . Duke u nisur nga këto te dhëna besoj se fjala Gora e cila sot përdoret ne serbisht per te emertuar malin ka shume mundësi qe te ketë origjinën e saj ne gjuhen shqipe. Ne fund te fundit Mali apo Kodra eshte nje ngritje dheu i cili del persiper nga niveli i tokes qe e rrethon, dicka qe ngrihet mbi fushat e uleta apo detin.

Ne fakt  gjuhes shqipe i mjafton edhe vetem nje shkronje qe te shprehe Lartësinë . Ajo është shkronja   RR dhe do te thote Rritje angl Raise -Raising. Kjo folje e gjuhes shqipe ka lindur një zinxhir fjalësh ne gjuhen e saj e madje edhe ne gjuhe te tjera. Këtu do te permendim disa prej tyre sa per te krijuar nje ide rreth gjuhës shqipe :

Kryetar ne shqip i thone nje njeriu qe qendron mbi te tjeret, nje njeriu qe kryeson, krrehet, del mbi te tjerët dhe udhëheq. (Leader , Upon the others)

Kore e Tokes –pjesa e jashtme e dheut (outside part of earth )
Kore e bukës – pjesa e jashtme e bukës (outside part of bread)
Krena – gjithashtu i themi kokës ,shqiponjen me dy kokë që kemi ne flamur e quajme Shqiponja   dykrenare, dy krena pra  (head, double headed eagle).
Krua- i themi nje burimi natyror nga ku del uje . (spring of water)
Krahë – i themi gjymtyrëve te siperm te trupit .(body members, arms)
Kreu – i themi kapitullit te nje libri , Kreu i 7-te psh kapitulli 7. ( book chapter)
Korabi– mal ne Shqiperi
Kryesia– (lidership)
Kryesoj– Dal mbi te tjeret ose udheheq (lead)
Kreshta– Kreshta e e dallges, luanit, e malit ( Crest of the sea wave, Lion and top of the Mountain)
I Gjerë – i nxjerrur për jashtë, i përzgjatur (wide, extended)

Mund te përmendim edhe shume e shume fjale te tjera te gjuhës shqipe te cilat kane per baze foljen krrej . E njëjta folje është gjithashtu e afte qe te shpjegoje madje edhe fjale ne gjuhen greke. Po përmendim disa thjesht për korrektësi :

Akra– Άκρα- gjymtyret e trupit, jane pra te nxjerrura nga trupi (body members)
Akrotiri–  Ακρωτήρι – Pjese e nxjerre nga toka qe hyn ne det, gadishull i vogel Krro-tore (a cape, earth part extending at sea).

Akreos– Ακραίος- Ekstremist

Krunos– Κρουνός- Krua, Vend nga ku del/krrehet uje. (spring, water)
Kranio– Κρανείο – Kafka e kokes, koka ( head)
Koryfi – Κορυφή- Majë (Top of Hill or Mountain)

Nga e njëjta folje shqipe që paraqitëm më lartë vjen dhe fjala latine Grandis e cila pastaj në gjuhët europiane shndërrohet në Grande, Engish Great, Grandieus,  që sic thamë nuk do të thotë gje tjetër vecse E ngritur, Ngre, Krre.
 
Gabimi i shume gjuhëtarëve të huaj është se nuk i kanë dhënë ende gjuhës shqipe rëndësinë që i takon.  Kjo është bëre edhe qëllimisht nga gjuhëtarë të vendeve fqinje qe nuk duan ti japin gjuhës shqipe vendin që i takon në familjen e gjuhëve europiane dhe si rezultat shumë fjalë të gjuhëve europiane mbeten të pashpjeguara. Shumë etimologji sot iu janë dhënë gabimisht gjuhëve të tjera nderkohë që kuptimi që ato japin nuk shpjgon thelbin e fjalëve.Sidoqoftë e vërteta ndrydhet e fshihet, por nuk mbytet. 

Ilia_KolaIlia Kola
Hellenic Open University
Studies in European Civilisation
Athens 2016

Shperndaje ne
Updated: 26 Maj, 2016 — 22:01

The Author

Ilia Kola

1 Comment

Add a Comment
  1. Urime Ilia nje studim me parametra te larta krahasuese e mjaft bindese.

Lini një Përgjigje te Mili Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.