Letërsi Shqiptare: Avdi Ibrahimi – “Lavdi Kotësisë!”

 

vetemohimi_lavdi_kotesis

Njihej mire nga rrethi shoqëror për manipulues e narcisë i paparë. Ai njihej tashmë nga të gjithë në rrethin ku jetinte me nofkën Kotësi, se ja fuste kot gjërave, sajonte gjëra të paqena ndonjëherë nga ngjarjet historike, paraqitej sikur ai, ishte takuar me figura të larta nga historia jonë më e re, dhe se ai ishte udhëheqës i të gjitha atyre ngjarjeve që lane gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e popullit!

Ai e sheh shpesh vetën në ëndërr, e sheh vetën të jetë një njeri i famshëm. Ky Kotësi ëndrrash e ndjen veten si njeri të zgjuar, se është i vetmi ky që i di të gjitha skenat e prapaskenat politike nga të gjitha hapsirat shqiptare, flet me mburrje për bëmat e tij ”heroike” flet ankueshëm se ai në këtë mënyrë fsheh frikën e të lavdëruarit. Ky njeri: “Të lan e të shpërlan” thotë urtia popullore, pra të bënë lajka për të të mashtruar, thjeshtë është njeri me disa faqe, pra shtihet i mirë, por të bënë të keqën, është një figure e rrejshme, i maskuar me patriotizëm farsë.

– Ai ëndërron të të qenit mbret për një ditë?

– Jo, jo ai mendon për më shumë se një ditë, ai ndien se ka lëshuar ngado fijet e marimangave nëpërmjet të cilave ëndërron se do të kontrolloj lëvizjen më të re të historsë shqiptare.

Ai e sheh vetën si një force e vërtetë pa të cilin historia jonë nuk ecën përpara, ai e ndjen vetën si një qenie thelbësore, që lëviz pa lëvizur nga vendi, ai nëpërmjet marimangave të tij që ju ka shërbyer e që i sherbejnë, që i ka korruptuar dhe vetë është korruptuar, veprojnë pa bërë asgjë të mire për Atdheun, ai flet pa shqiptuar as edhe një fjalë, ai është vetë magjistari dhe hyrja nëpërmjet falsifikimit në historinë e kotësive është njëlloj marifeti i tij.

– Kush është ky Kotësi?

 – Një lakmitar, një manipulues, një mashtrues, një dreq i vërtetë. Është një paradoks i pafund, që sheh vetën të jetë gjithnji vetëm i pari, duke pare të tjerët servilët pas tij. Është një gjyle e zbrazur në ajër. Është si diçka e ngrirë në kohë, si diçka i mbajtur peng nga ai nëpërmjet marimangave helmuese.

– Ai do që të jetë vetë Historia?! I dehur për lavdi të rreme, kjo e madhja gënjeshtër, historia e së vërtetës nëpërmjet gjuhës së fakteve shkencore, për të është një shmang’je nga rruga shkencore e historisë së mirfilltë, për të historia e së vërtetës e shkruar në bazë të fakteve nga historian të mirëfilltë, për të është një zhgënjim, ngase ai posedon të gjitha njohurit historike të kohës më të re, që Kotësi paska luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha ngjarjet e kohës, ndaj dhe emri i tij duhet të jetë gjithkund dhe gjithnji i pari.

Kjo është sëmundje, kjo është ëndrra e tij, kjo infekton të gjithë ata njerëz të mashtruar që janë tepër afër tij. Ata që i ka vu nën këmbë, janë të infektuar dhe deri kur ta kuptojnë mashtrimin do të mbetën robër e pengu i Kotësisë.

Në një shoqëri, ku rrenën, mashtrimin e shkruajnë në mënyrë falsifikuese për histori, apo thënë ndryshe aty ku gjepurat hyjnë nga porta si lavdata të rreme, lavdata kotësie, aty në atë ambient shoqërorë assesi s’mund të qundronë e vërteta historike dhe arsyeja e shëndoshë. Të ikësh me kohë nga njeriu i mallkuar, hileqar e vetëmashtrues, që ndryshon kaq shpesh, kaq shpejt, pas njëqind e një ndryshimeve prej kameleoni të besimit dhe parimeve, kur njeriu nuk i zë besë vetës është një gënjështar! Nuk duhet të kërkoshë vetëm ty të besojnë, por edhe të besosh tek tjetri.

Njeriu që beson në rrenën e vet, konsideroj me të drejtë se ky njeri ka tradhtuar të lindurit e vet.

Nga:

Avdi_ibrahimi

Avdi Ibrahimi
Mitrovicë me 30 maj 2016.

Shperndaje ne
Updated: 1 Qershor, 2016 — 07:58

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.