Me Zotin Mathieu Aref për Skënderbeun

Arif_mati

Kësaj radhe do bisedoj virtualisht me Zotin Arif Mati  për Skënderbeun  dhe demonët e vjetër  që trazojnë edhe në ditët e sotme . Duhen jo orë por ditë të tëra e njeriu nuk ngopet nga rrëfimet shkencore historike për një popull që Serbët, dhe Grekët, të cilët me  të gjitha mjetet janë duke   manipuluar mendjet, me qellim që e tërë bota të besojë në vërtetësinë e pretendimeve të tyre në historinë shqiptare e me këtë edhe në tokat e tyre.

-Zoti Aref , unë e zgjodha një temë tjetër nga  ajo që ju e trajtoni në librin e juaj më të ri
“Pellazgët paraardhësit e qytetërimit greko-romak “ me të cilin ju lëkundet historinë europiane por  edhe iu japët një grusht të fortë edhe disa shqiptarëve që marrin stafetën e armiqve të Shqipërisë e të shqiptarizmës ; do flasim për Skënderbeun !.

– “ Për Serbët, si dhe për Grekët, të gjitha mjetet janë të pranueshme për të manipuluar mendjet, me qellim që e tërë bota të besojë në vërtetësinë e pretendimeve të tyre. Nëpërmjet besimit fetar, grekët duan të përforcojnë praninë e Kishës ortodokse në Shqipëri (veçanërisht në jug) dhe me kalimin e kohës, të penetrojnë pabesisht, për të arritur si përfundim pushtimin paqësor të jugut shqiptar (çfarë utopie!). Serbët (të mbështetur në zellin e fesë ortodokse) dëshirojnë të bindin botën mbarë, dhe veçanërisht Bashkimin Evropian, se Kosova qenka djepi i Serbisë.”

Goditja kundër Skënderbeut, figurës madhore kombëtare shqiptare, nuk është e paqëllimtë, ajo dëshmon se demonët e vjetër trazojnë edhe në ditët e sotme, disa shpirtra hakmarrës dhe një dogmatizëm fetar që është ende gjallë. ?

-“ Për të sqaruar më mirë këtë çështje, po bëj një shqyrtim shumë të përmbledhur (ndonëse do të duhej të shkruhej një libër i tërë) të këtij debati steril dhe shumë të rrezikshëm, të krijuar nga dy vende fqinjë të Shqipërisë, mëmëdheut të të gjithë Shqiptarëve kudo në botë. Fatkeqësisht, këto lloj pohimesh, të dëmshme dhe të pavërteta, ideologjish dhe analizash boshe si dhe veprime keqdashëse, që kryhen nga armiqtë e huaj, janë përqafuar dhe po përsëriten  përsosmërisht, pa asnjë pjekuri e ndershmëri nga ca shqiptarë : gazetarë të mediave të ndryshme, shkrimtarë të indoktrinuar, analistë e komentues të tjerë.

Grekët ashtu si dhe Serbët (një aleancë fetare, një bashkim i shenjtëruar apo luftë e shenjtë?) kanë hapur këto kohët e fundit një shteg të ri për pretendimet e tyre: të sulmojnë historinë e Shqipërisë dhe tërësinë e saj tokësore, po kështu dhe figurat e mëdha të shqiptarizmës e në mënyrë të veçantë atë të Skënderbeut. ?

-“ Qëllimi i tyre është i qartë. Serbët gjithmonë kanë pretenduar se Kosovarët (territori i të cilëve s’është gjë tjetër veçse ai i Dardanisë së lashtë, emër që shpjegohet bukur nga shqipja si “vendi i dardhave”) nuk qenkan “autoktonë” por një popullsi e ardhur nga Shqipëria, Turqia apo gjetiu! Ndërkohë që historia e shkruar dhe e mirënjohur pohon se Sllavët e jugut janë shfaqur në Ballkan veçse andej nga fundi i shk. VI-të apo të VII-të erës sonë dhe ata pushtuan hapësirën tokësore (nga dy anët e Danubit deri në Greqi, e nga Adriatiku deri në Detin e Zi) që u përkisnin Ilirëve (Panonëve, Istrianëve, Venetëve, Liburnëve, Dalmatëve, Dardanëve, Tribalëve etj) dhe Trakëve (Dakëve, Gjetëve, Brigëve, Mesianëve, etj) që, në pjesën më të madhe i asimiluan duke marrë një pjesë të kulturës e traditave të tyre (fjalë, kostume popullore, rapsodi, etj).

Pse grekët e pretendojnë Jugun e Shqipërisë, apo Epirin e Veriut ?

-“ Pikësëpari, ata mendojnë se Epiri ishte një provincë greke. Dhe shkojnë deri aty sa pohojnë se etnia greke vjen nga veriu i Greqisë, d.m.th. Epiri, ndërkohë që kjo zonë s’ka qenë kurrë pjese e Greqisë. Qenë Romakët, që pas pushtimit të mirëfilltë të Greqisë, sajuan një “Greqi të re” duke përfshirë aty Maqedoninë, Thrakën dhe Epirin. Straboni, (fillimi i erës së krishterë: vitit 58 para Krishtit – 21 apo 25 pas Krishtit), pohonte se në kohën e tij Epiri ndodhej jashtë Greqisë. Të gjithë autorët e lashtë (shek. VI dhe V para Krishtit), pa përjashtim, e trajtonin Thesprotinë (emri i lashtë i Epirit) si një vend të populluar nga “barbarët” që do të thotë “ata që s’flasin greqisht” Tashmë, për ta përforcuar më mirë këtë fushatë antishqiptare, ata sulmojnë pa u hyrë gjembi në këmbë, identitetin shqiptar e sidomos heroin e tij kombëtar “Skënderbeun”.Ata dëshirojnë të ç’kombëtarizojnë Shqiptaret duke u mohuar çdo lidhje me të kaluarën e tyre të famshme.

Grekët dhe Serbët e përshkruajnë, me shumë këmbëngulje, figurën e Skënderbeut si një lloj “miti” që shqiptarët e paskan përvetësuar !

-“ Grekët duan edhe një herë, të vjedhin Historinë e tyre, ashtu siç bënë me paraardhësit e tyre Pellazgë, të cilëve, ata ju përvetësuan një pjesë të madhe të kulturës, traditave dhe mitologjisë së tyre. Gjergj Kastrioti (1405-1468), i mbiquajtur “Skënderbe” (“Zot Aleksandër” d.m.th. i denjë për bëmat e Aleksandërit të Madh) prej Otomanëve, është hero kombëtar shqiptar i njohur nga të gjithë historianët e të gjitha vendeve mbarë, siç e vërtetojnë arkivat otomane, të Vatikanit, spanjolle, italiane, franceze, ato të lindjes, etj. Kjo është e shkruar e zezë mbi të bardhë . Për rrjedhojë, të gjithë këta shpirtzinj nuk do të mundin kurrë të ndryshojnë historinë e shkruar dhe të pranuar një zëri.”

Porosia e juaj Zoti Aif Mati ?

– “I kërkoj sidomos autoriteteve shqiptare të jenë vigjilent, të mos dorëzohen ndaj sirenave serbo-greke : mos u bëni naive. Duhet qëndruar syhapur kundrejt çdo prekje të integritetit tokësor te Shqipërisë e Kosovës e të dinjitetit të tyre si shtete sovrane. A duhet shitur shpirti e dinjiteti thjesht për të hyrë në Bashkimin Europian? Historia dhe e ardhmja do të jenë gjykatësit e vetëm.”

( biseda virtuale e bërë sipas shkrimeve të Zotit Arif  Mati dhe e publikuar në shtypin e Kosovës fxh )

fahri_xharra_web

05.06.16 Gjakovë

 

 (Mathieu Aref është studiues shqiptaro-francez. Ka lindur me 1 mars 1938 në Kajro të Egjiptit, nga një familje me origjinë shqiptare nga Mati. Prindërit e tij rrjedhin nga dy familje të shquara që në kohën e Skënderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nëna). Ka përfunduar shkollën e mesme klasike (letërsi dhe gjuhë greke dhe latine) dhe universitare (Histori, gjuhësi, Arte të Bukura dhe Arkitekture). Shkon në Paris në vitin 1961, për t’i kushtuar më pas 30 vjet të jetës së tij studimore, dilemës së madhe rreth prejardhjes apo jo indo-evropiane të gjuhës dhe kombit shqiptar. Në vitin 2003 botoi në gjuhën franceze librin: ”Albanie (Historie et langue) ou l’incroyable odyssée d’un people préhellénique”, ndërsa në vitin 2007 këtë libër e boton edhe në gjuhën shqipe:

”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Tiranë, Plejad 2007 (608 faqe). Ai ka botuar edhe veprën: “Greqia (Mikeanët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004”. Më 3 janar 2012 në Universitetin e Sorbonës në Paris VI, ai prezentoi tezën e doktoraturës me titull: “Studime dhe hulumtime mbi Pellazgët në zanafillën e qytetërimit grek”. Kjo tezë është rezultat dhe përfundimi i pothuajse pesëdhjetë viteve studime dhe hulumtime të gjëra. Më në fund njohja e dy dialekteve të gjuhës shqipe ka bërë që Dr.Aref të deshifrojë dhe të shkoqisë shkencërisht shumë antroponime, teonime, toponime dhe oronime të Iliadës, Odisesë dhe mitologjisë. )

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. Të lumtë mik i dashur
    Mathieu Aref (Arif Mati)

    1. Lindita Rustem Macuku

      Faleminderit!

Lini një Përgjigje te Lindita Rustem Macuku Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.