Lajm: Greqia tronditet nga „Dosja Çame, mbi gjenocidin grek mbi çamët etnik“

Chameria_Hollande01

Greqia tronditet nga „Dosja Çame, mbi gjenocidin grek mbi çamët etnik“ e dorëzuar në Hagë, nga Shoqata Demokratike „Çamëria“ në Hollandë, më 11 shkurt, 2016, nga kryetari i saj, z. Festim Lato. Dosja e dorëzuar në tre gjuhë, anglisht, gjermanisht, frengjisht, dhe  përshkruan gjenocidin grek mbi çamët, prej vitit i 1913 deri në vitin 1945. Greqia së shpejti duhet të përballet për gjenocidin grek mbi çamët etnik, thekson kryetari i Shoqatës Demokratike „Çamëria“ në Hollandë, z. Festim Lato. Festim Lato thekson s´e miratimi i Rezolutës në Parlemntin Gjerman për Gjenocidin e Turqisë mbi Armenët, hap udhë edhe për Gjenocidin grek mbi çamët e etnik. Unë kujtoj shprehet Lato, se Ministri i Jashtëm Grek, Kotzias, duhet të jetë më serioz, dhe ta heq të ashtuquajturin Ligj të Luftës për Shqipërinë, dhe çamët e ndjekur të kthehen në tokën e tyre dhe të shpërblehen.

                         Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë, Dortmund

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

2 Comments

Add a Comment
  1. Duhet kerkuar me ngulm jo vetem nga shoqatat por dhe nga burime zyrtare , ka ardhur koha te levizim shpejt ne kete tatepjete qe ka mare greqia nuk eshte me ne gjendje te beje politike as te jashtme dhe as te brendshme , kjo na I lehteson veprimet qe duhet te behen te kordinuara shoqata dhe politika e jashteme shteterore dhe nder shteterore ne bashkepunim me shtetet qe kane pretendime teritoriale me Greqine s Bullgaria ,Turqia ,Maqedonia perkohesisht, ( Masati )

  2. Veprat penale kunder njerzimit si dhe ato gjenocidiale nuk parashkruhen kurren e kurres, ndaj duhet ngrit zerin per pergjegjsine e shtetit Grek si entitet per te kaluaren gjenocidiale, kety ben pjese edhe reimbursimi I demit.
    Ja para tri dite Gjermania miratoj Rezoluten per gjenocidin keryer nga otomanet turk ndaj 1.5 milion armenve,dhe mu per kete Turqia reagoj ashper duke terhjek edhe ambasadorin e saj nga Gjermania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.