Cilët ishin Breukët ?

shtrirja_ebreukeve_ilire

Të gjitha dokumentet antike flasin që Breukët ishin të Panonisë (Pannonia Inferior), për rreth rrjedhës së poshtme të lumit Sava. Sipas  burimeve kroate : Straboni në Gjeografinë e tij shkruan: “ Popujt e Panonisë ( jo fiset, si jemi mësuar të themi )  ishin  Breukët , Andezatet , Dicionet, Pirustet , Mezejt dhe Desideatet, udhëheqës ( mbret ) i të cilëve ishte Batoni …. “ Pra Breuket numërohen në popujve ilir të Panonisë , të mëdhenj dhe të njohur  Sigurisht iu është e njohur Kryengritja dalmatine -panonike të vitit 6-9 kundër Romës e udhëheqin nga Mbreti ilir Desideat – Batonit . Të shohim se këtu përmendet edhe popujt ilir , panonet dhe pirustet  ( sidomos pirustet) që kanë banuar në territoret e Mbidrinës, Sanxhakut dhe pjesëve veriore të Malit të Zi dhe që së bashku me Desideatet ishin luftëtarët më të mëdhenj në vitet e përmendura kundër Romes. Sipas burimeve kroate ; Plini  Plaku na jep shënime edhe më të vlershme sa i përket lumenjve të Panonisë, ( dhe më këtë i njohim popujt tjerë ilir të harruar apo që përmenden shumë rrallë apo hiq),  Lumi Drava kalon edhe nëpër tokat e Seretëve, Serapijve, Jasëve dhe Andizetëve, për deri sa  Lumi Sava rrjedhë nëpër tokat e Kolapijanëve dhe Breukëve ((“…Draus per Serretes, Serapillos, Iasos, Andizetes, Saus per Colapianos Breucosque”, NH, III, 25,147)  Shikoni , gjatë shkrimit do i për mendim edhe popujt tjerë ilir për të cilë na njoftojnë burimet kroate. Plini Plaku  e  shkruan edhe këte në “(“Populorum haec capita”, NH, III, 25, 148) duke i për mendur përveq tyre edhe një mori popujsh tjerë ilir.

Ptolomeji  në shënimet e më vonshme , duke e përshkuar Panoninë e Epërme thotë që  fqinjët e Breukëve ishin: Kolapianet,Jaset, dhe Oseriatet. Kufiri i saktë mes tyre nuk dihet , por diku afër në Lindje të Breukëve ishin edhe Amantet . Të dihet diçka më shumë për etnogjenezën e Brukëve paraqet një problem të zgjeruar ; arsyet janë të ndryshme  thuhet në literaturën që e kam shënuar më poshtë .( Por sipas meje  ( pak me ironi ) pritet që shqiptarët të bënjë kuadro , por një herë për një herë nuk kemi kohë se ende jemi në tranzicion)) Lufta e Desideatëve e bitëve 6- 9  ishte një luftë shkatërrimtare për popullin Desideat . Batoni i Breukëve , nuk e kishte ende të qartë rrezikun e çfarosjes kombëtare nga  Roma . Por lufta gjithashtu heroike e Breukëve (12- 11 pas Krishtit ) ishte po si ajo e  Desideatëve : me pasoja shfarosëse nga ana e Romes.
brikenet_eromes_dhurata

Referencat:

1.Ložnjak Dizdar 2005:D. Ložnjak Dizdar,Naseljenost Podravine u starijoj fazi culture polja sa žarama, Pr. Inst. Ar., 22/2005, 25-58.

2.Čović 1976: B. Čović, Od Butmira do Ilira. Sarajevo: Veselin Masleša, 1976.

3. Dorn 1984: A. Dorn, Rimska vojnička diploma iz Negoslavaca. Izdanja HAD-a, IX,1984,

4. FANOULA PAPAZOGLOU LES TRIBUS INDIGENES DE L’INTERIEUR BALKANIQUE A L’EPOQUE PREROMAINE, SARAJEVO ,19 6 9

fahriu_xharra_vet1

12.06.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 12 Qershor, 2016 — 13:56

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.