RUZHDI USHAKU, FIGURË E SHQUAR E KOMBIT

Prof_ushaku_01

Në përditshmërinë e kësaj kohe, duhet të dimë ta vlersojmë strukturën e botës që na rrethon. Identiteti kombëtar i popullit tonë për asnjë çmim nuk do të ndryshojë. Unë mendoj shprehet Prof.dr. Ruzhdi Ushaku, se atdheu ynë i ndarë nuk mund të rrijë gjatë i pabashkuar. Tokat e marra me dhunë herët a vonë ( në një çast të caktuar historik ) do të rimerren. E kaluara jo rrallë ndërhynë në frekuencat e kohëve moderne. Historia i ka këto gjëra. Histori të vogla të gjithë kemi në shtëpi, por, Historia e atdheut ka tjetër lëvizje; më të ngadaltë, më të guximshme, më heroike. Alfabeti I lirisë është i pandryshueshëm. Shqiptarët nuk kemi tepricë historie as për gjërat e fillimit as tepricë nëpër mjedise epokash. Vepra e Prof, dr Ushakut është e gjerë dhe e thellë, pemë me rrënjë riolindjesh.

 Në qytetin e lashtë dhe modern të Ulqinit, Prof. dr. Ruzhdi Ushaku është koha, dhe krijuesi. Në kuptimin kulturor koha lëviz pandalshëm shprehet, Prof. dr. Ruzhdi Ushaku. Shqiptarët kemi një ecje historike të bashkëgjakosur. Është dashtë të jemi më të organizuar dhe më këmbëngulës kundër “historisë” së fajshme. Kontributi i Prof dr. Ruzhdi Ushakut në përgatitjen e brezit kombëtar për Kosovën e lirë dhe të bashkuar, është një vepër që duhet të shkruhet. Udhët e dijeve janë të pafund shprehet Profesor Ushaku. Prof.dr. Ruzhdi Ushaku për 43 vjet sa ligjëroi në arsimin fillor, të mesëm dhe univerzitarë, I dha dije, art, dhe shkencë, kulturës shqiptare sa mund ta quajmë me plotë kuptimin e fjalës, Figuar të shquar të kombit. Prof. dr. Ruzhdi Ushaku, është vlersuar nga studiues të vendit dhe të huaj, ai është quajtur ; /Bind I dritës së përflakur /  harmoni lulesh të heshtura / dhe princ I shumë krijimeve! Në vitin 2015  Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Prof.dr.Ushakun e dekoron me çmimin, “Nder I Akademisë”, ndërsa po atë vit, edhe qyteti I tij I lindjes, Ulqini, I jep dekoratën, “Mirnjohja Ulqinit”. Profesor Ushaku është autor i një eseje shkencore për “Bindin”, që shprehë autoktoninë shqipütare në përmasa gjigande.

 Qyteti pellazgo-ilir, Ulqini, njihet si qytet qysh në antikën e hershme. Ulqini, vendlindja e shumë patriotëve dhe dijetarëve u lind në mijëvjeçarin e fundit të pellzgjisë. Populli I detit siç quheshin pellazgët kishte shtrirje edhe në këtë pjesë të Shqipërisë. Gjuha e folur dhe e shkruar edhe në 10 mijë vjeçarin e Pellazgjisë, edhe në 3 mijëvjeçarin e Ilirisë, ishte pjesë e qytetërimit të lashtë shqiptar. Populli pellazgo-ilirë qenë popull i arsimuar, dhe kishin njohuri të mëdha, në matematikë, fizikë, skulpturë, poezi dhe filozofi. Ulqini në historinë mijëvjeçare të tij, vazhdon të jetë një guri i pashkruar ( më thotë djaloshi bjond, Bind ). Në të gjitha ngjarjet e mëdha të kombit tonë, dhe në luftat botërore, Ulqini është bahkëgjakosur si asnjë qytet tjetër shqiptar. Përkundër dramave të tokës dhe historisë, Ulqini i mbijetoi shuarjes, por jo edhe vogëlimit, dhe pushtimit nga fqinjët.

 Në këtë qytet me histori poetiko-tragjike u lind dhe u rritë, dijetari, eseisti, studiuesi, dhe filologu shqiptar, Prof. dr. Ruzhdi Ushaku. Ruzhdi Ushaku u lindi në Ulqin më 1 maj  të vitit 1938. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen në Prishtinë. Pas Normales Prof. Ruzhdi Ushaku regjistrohet në Fakultetit Filozofik të Sarajevës në degën e Frëngjishtes. Në vitin e fundit të studimeve, para s´e të maturojë, Ruzhdi Ushaku, do shkoj në Paris-Francë, ( viti 1963 / 1964 ) për njohuri më të thella të studimeve moderne të gjuhës frënge. Për 14 muaj, sa qëndroi në Paris, Ruzhdi Ushaku njihet me një botë ndryshe, të ditur, dhe krijuese. Parisi djalin tonë do ta nderojë me vlersimin më të larë, diplomë njohurie, Diplôme Supérieur d’Etudes Françaises Modernes. Ndërsa një vit më vonë ( në vitin 1964 )  diplomohet në Degën e romanistikës ( Gjuhë dhe letërsi frënge me gjuhë latine dhe gjuhën italiane si gjuhë ndihmëse ). Pas kryerjes së studimeve në Sarajevë, Profesor Ushaku, kthehet në Ulqin, dhe në fshatin Krythë, afër Ulqinit, fillon punën mësues i shkollës fillore.

 Udha gjuhësore dhe shkrimore drejt Kosovës, Prof Ruzhdi Ushakut i hapin mundësi pune dhe krijimi. Në vitin 1965 Ruzhdi Ushaku pranohet Profesor i Latinishtes dhe Frëngjishtes në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Në Gjilan Ruzhdiu pritet si mes vëllëzërve. Aty Profesor Ushaku qëndron deri në vitin 1969. Nxënësit në Gjilan e donin dhe i donte. Arsimi ishte rruga për t´u pavarësuar Kosova. Kalimi nga demonstratat në luftë, kërkonte dije më të mirëfilltë. Prof Ruzhdi Ushaku ishte një gjak i ri në vizionin e nxënësve të asaj kohe. Ora e Latinishtes me Prof Ruzhdi Ushakun ishte lënda më e dashur për nxënësit e etur për dije. Nga ajo gjeneratë nxënësish, të Prof Ushakut, dolën mjek, ingjinierë, arkitekt, matematicientë, muzicientë, shkrimtarë, dhe gjuhëtarë të shquar.

 Kontributi I Prof Ruzhdi Ushakut dhe brezit të tij, në përgatitjen kombëtar për Kosovën Republikë, është një vepër që duhet të shkruhet. Udhët e dijeve janë të pafund shprehet profi. Në orët e mësimit ne nxënësit e tij i bënim pyetje të vështira, ( e pyesnim profesor Ushakun për tema jashtë librave të shkollës ) , duke i kërkuar t´ia heqim koren, të fshehtave të historisë dhe të kulturës së fillimit. Prof. Ruzhdi Ushaku ishte njeriu që s´pritonte të përgjigjej, ai na i tregonte urat si bëhen kalimet në të ardhmen. Në Kosovë Prof Ruzhdi Ushaku do të krijoj shumë miq të artit dhe të shkencës. Fal talentit dhe zgjuarsisë së tij krijuese, Prof.dr. Ruzhdi Ushaku ftohet në Departamentin e Fakultetit Filozofik në Prishtinë, fillimisht bashkëpunëtor i jashtëm, e mëpastaj edhe mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge.

 Në të gjitha vlimet e mëdha shoqërore e politike në Kosovë, Prof, Ruzhdi Ushaku mbajti qëndrim prej shqiptari të palëkundur. Ai në asnjë çast nuk u tund nga kërcënimet dhe diferencimet e pushtetit pushtues. Jeta e prof. dr. Ruzhdi Ushakut qe plotë vuajtje krijuese e ngjitje kariere. Ruzhdi Ushaku për 43 vjet punë të pareshtur dha mësim, dhe krijoi dijet që arsimi ynë kombëtar të ecë me hapat e kohës. Shumë janë mirënjohjet dhe falenderimet për Prof.dr.Ruzhdi Ushakun, por maja e të  gjithë majave, dhe mirënjohjeve, kujtoj s´e janë nxënësit e tij të ditur, dhe qindëra ese për artin dhe shkencën dhe kulturën shqiptare. Biografia e prof. dr. Ruzhdi Ushakut është shumë e gjerë, dhe s´mund të përfshihet në një ese kaq të shkurtër. Prof. dr. Ruzhdi Ushaku në vitin 2006 u pranua anëtar aktiv në Akademine Evropiane te Arteve me seli në Leuze të Belgjikes.

 Prof.dr. Ushaku, është autor i 12 librave nga fusha e fillogjisë, eseistikës shkencore, kritikës së artit,  dhe monografisë. Ulqinaku, Ruzhdi Ushaku, qytetit të tij të lindjes i bëri një libër monografi, me interes kombëtar. Prof.dr. Ruzhdi Ushaku deri më tash ka shkruar këto vepra;  1. “Kërkime fiologjike”, 2. “Fjalitë hipotetike me ( Si ) në gjuhën bashkëkohore frënge të teksteve letrare”, 3. “Paralele të ligjërimit poetik”, 4. Monografia “Ulqini në gjurmë të shekujve”, 5. “Hulumtime etnolinguistike”, 6. “Ndihmesa onomatologjike nga hapesira iliro-arberore” në bashkëautorsi me Jusuf Liken 7. “Ulqini nga dritaret e kohës” dhe 8. “Ulqini në përmasa kërkimi dhe frymëzimi” : 9. “Shqipja si çelës për dy frazat enigmatike të Aristofanit”, 10. “Servantesi në Ulqin mes gojëdhënave dhe realitetit”, 11. “Gjurmë dhe anëshkrime nga Folklori i Ulqinit”(…),  Vepra dhe krijimtaria artistike dhe shkencore e Prof.dr.Ushakkut është përkthyer në dhjetë gjuhë, dhe në japonisht.

 Veprimtaria krijuese e Prof.dr. Ruzhdi Ushakut, është e vlerësuar nga  akademik të shquar të kohës sonë. Prof. dr. Ruzhdi Ushaku ligjëroi në shumë vende të botës. Vlen të theksohen ligjërata e tij shkencore në Universitetin e Sorbonës (Ecole des Hautes Etudes), dhe në Univerzitetet e vendeve fqinje. Luftat aq sa janë qytetëruese, aq janë edhe vrasëse. Ngjitja nëpër shkallët e diturisë ( flas për kohën time ) rrëfen Prof dr. Ruzhdi Ushaku, nuk ishte aspak e lehtë. Profesor Ruzhdi Ushaku, ( 78 vjeçare) së shpejti shkencave të Filologjisë Shqiptare, do t´ia dhuroj një vepër do thosha monumentale, lidhur me spjegimin e disa fosileve gjuhësore të shqipes të shekullit 6,5,4, dhe 3 para epokës sonë. Shqiptarët kemi një ecje historike të bashkëgjakosur, shprehet Profesor Ushaku. E përsëris, ne është dashur të jemi më këmbëngulës kundër “historisë” së fajshme. Udha në gjuhën e nënës është udha e Bashkimit të Shqipërisë. Me këtë ese të shkurt, Prof. dr. Ruzhdi Ushakut i uroj shëndet dhe krijimtari të mbarë! Shëndet Profesor Ushaku!

RrustemGeci

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.