Letërsi Shqiptare: Avdi Ibrahimi- “Parajsa pa shenjtorë!”

shqiperia_parajsa_jone01
Avdi_ibrahimi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Dijetarët e njerëzit e mire, njerëzit e arsimuar e të pregaditur profesionalisht e që kanë vlera njerëzore e atdhetare, njerëzit që nuk janë të korruptuar, njerëzit që nuk kanë abuzuar me pushtetin, njerëzit që nuk janë pasuruar në kurriz të popullit me anë të ryshfeteve, njerëzit që nuk janë pasuruar duke shitur pasurit tona kombëtare, pra të gjithë ata njerëz të ditur e autoritativ janë te obliguar nga vetë Zoti të udhëzojnë e t’i prijnë popllit në rrugë të drejtë, të këshillojnë bashkëkombasit për punë e sjellje të dinjitetshme dhe ta pengojnë të keqën nga batakçiu i padinjitetshëm dhe nga ai njeri që është pasuruar me anë të vjedhjes dhe grabitjes së pasurisë së popullit, zakonisht pozita e pamerituar shoqërore dhe pasuria me punë jo të ndershme të këta njerëz luajnë rol negative, ngase me punet e tyre të pista ata zhvishen nga virtyte të larta njerëzore dhe bëhen mendjemdhenjë e mizor.
 
Fitimi i ndyrë i parave të pista me marrjen e ryshfeteve e kamatave, si dhe tregtimi i drogës dhe i qenieve njerëzore, është ligësi, është mizori. Kohëve të fundit kemi pare e po dëgjojmë kritika e mallkime të përditshme mbi kontrabandimin e veteraneve të rrejshëm të UÇK-së, ku i bëhet një shtrembërim i pafalshëm historisë tone më të re që do të ketë pasoja afatgjate kombëtare sepse pasardhesit tane do të mësojnë histori të rrejshme rreth luftës çlirimtare dhe luftëtarëve veteran të paqenë të UÇK-së, po dje u denua nga drejtësia e vonuar një Drejtor i Arsimit në Prizren, ai kishte keqpërdorur paratë për manifestimet tradicionale kushtuar heroit të UÇK-së komandant Remzi Ademaj, s aka të tillë që kanë abuzuar e po abuzojnë nëemër të UÇK-së?! Të gjitha këto të liga e të këqija janë poshtërsi e madhe e atyre njerëzve injorant që veprojnë në këtë drejtim.
 
Ndaj të marrim dituri të ndalim injorancën, sepse injoranca është vepër që i shërben Djallit.
 
Fuqia e të pasurit dhe ruajtja e t’i fizike me anë të parasë nuk është gjithçka siç mendojnë disa njerëz të servilosur e injorant, sikurse edhe fitorja me anë te intrigave e pazareve politike për interesa personale nuk varet gjithnji nga numri i të votuarit kur dihet paraprakisht se njerëzit votohen më shumë me anë të shanatazhit e mashtrimit duke kontrabanduar votën unë ty, e ti mua, po edhe të shumtën e rasteve blihet vota, se për ndryshe djajt s’do të fitonin kurrë mbi njerëzit e dinjitetshëm Sado e vështirë që të jetë jeta, dhe sado që Djalli të të mashtroj me anë të shantazhit, me anë të gënjeshtrës, sado që ai fut tek i servilosuri i tij dyshime për ta mbajtur pengë të gjorin që t’i sherbej apetiteve të tij lakmitare, sado që ai mbjell frikë, urrejtje apo jotolerancë ndaj atyre njerëzve që ai Djalli nuk ka mundur t’i përvetësoj për qëllimet e veta, ndaj hap sytë o njeri dhe mblidh mend, mos u bën rob i Djallit. Por mbështetu tek vetvetja, te e vërteta, te e drejta që nganjiherë vonon por nuk harron ta ndëshkoj Djallin Pra mbështetu vetëm te ndihma e Perëndisë që ka krijuar njerëz të ndershëm të ditur e të mire, është ajo mbështetje e vetme që ngrit moralin e lartë kundër së keqës për të ralizuar fitorën e së vërtetës e të së drejtës njerëzore.
 
Shqiptarët assesi nuk guxojnë të bien pre e shantazheve e intrigave dhe mashtrimeve të përfituesve ordinerë që për përfitimet e tyre personale, të përqahen në çështje të fesë, e as të dofarë liderësh partiak, të cilët nuk mbajnë drejtësinë si në çështjet materiale e fizike ashtu edhe në jetën shpirtërore ndaj kombit e Atdheut. Nga sa po shofim për çdo ditë, të varfërve nuk u është përmirësuar jeta fare, përkundrazi ata ndihën më të shtypur dhe gjendja e tyre po përkeqësohet edhe më shumë nga këta matrapaz politik që kanë kapur shtetin.
Kam përshtypjen time se shqiptarët tashmë e kanë kuptuar fare mire se më nuk mund të shantazhohen e mashtrohen nga lider të rrejshëm, ngase ata kurrë nuk ua dojnë të mirën e as që kanë punuar ndonjëherë për t’ju përmirësuar jetën njerëzve të varfër. Ngase ata lideruc të damkosur janë lakmitar të pangopshëm të pasurisë.
 
Me gjakun e derdhur të dëshmorëve në luftën për liri dhe falë ndihmës së NATO-s, gjegjësisht Amerikës mike, armiku ynë serbomalazez humbi luftën e u thye keqas. Por më të përfunduar lufta, disa prej luftëtarëve u vërsulën pas presë së luftës duke e dërguar kështu vendin në anarki.
 
Kjo kënaqësi e të mirave material ka dëmtuar rëndë interesin e popullit dhe Atdheut, janë pak gjësende në krahasim me ato të mira që do duhej të punohej për të mirën e përgjithshme popullore dhe për interesat tona kombëtare, të mira këto që janë të përjetshme, prandaj nuk duhet mashtruar pas kënaqësive të përkohëshme, atdheu i mbarshqiptarëve le të jetë një Parajsë pa shenjtorë të rrejshëm!
 
Lufta për liri nuk është humbje, sepse ata që u vranë janë dëshmor, kurse ne që shpëtuam, duhet të mbetemi konsekuent për të luftuar për drejtësi dhe barazi njerëzore. Në të kundërtën shlirshëm mund të thuhet vetëm një njeri që është i paditur e mizor shpif gënjeshtra ndaj diturisë e së së vërtetës.
 
21 Qershor 2016
Shperndaje ne
Updated: 21 Qershor, 2016 — 11:02

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.