Tupallës po i zhuket historia

varrihistorik_tupalle

Shqiptarët e rrethit të Medvegjës janë të rrezikuar nga  arkeologët e rrejshëm të cilët “ gërmojnë’ në varrezat Tupallës : ata kërkojnë  ‘artefakte” për stërshitje por qëllimi  është zhdukja e çdo gjurmeje shiptare në ato anë.  Eshtë vetëm “Keshilli i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi “ i cili disa herë ka alarmuar për këtë .

 Që disa muaj ka filluar “ akcioni” shkatërrues i çdo gjëje shqiptare në ato anë. Shqiptarët ikin , shkojnë në Perëndim nga kushtet e pamundura të jetës , por pas  mbetet shkretëtira historike e cila më vonë zëvendesohet me “origjinalin “ serb. Mjerim kombëtar !

Varrezat që shkatërrohen thuhet se janë të shekullit 19 dhe 20-të por ec e dije nëse jo edhe më të vjetra. Nga prijësit tonë fetar na rekomandohet që mos të kujdesimi për varrezat , që të harraojmë çdo gjë nga të parët tanë.; e ne pa menduar hiq iu plotësojmë “rekomandimin “ e hoxhallarëve të porositur. E dijmë që Tupalla është në vetvete një burim i fortë historik  i e cila e vërteton  të kaluarën dhe autoktoninë tonë në ato anë dhe më gjerë.

Paraqitja e arkeologëve të rrejshëm e ka rritur frigen dhe pasigurinë e banorëve të atyre anëve. Paraqitja e arkeologëve të rrejshëm paraqet hapat e Serbisë për zhdukjen e çdo gjëje shqiptare në ato anë.

Medvegja është qytezё shqiptare në veri-lindje të Kosovës, administrohet ende nga Serbia. Komuna e Medvegjёs perbёhet nga 44 vendbanime, dy prej te cilave janё qyteza urbane e Medvegjёs dhe Banja e Sijarinёs.

Medvegja ka qenë e banuar nga fisi Ilir i Dardanëve në lashtësi. Rrënojat arkitektonike datojnë që nga shekulli 4 i epokës së re përreth qytetit,kur ishte pjesë e Perandorisë Romake me emrin Idimum,. Shumica e popullsisë Serbe erdhën si kolonë gjatë viteve 1877-1878,kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit,dhe zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Partizanët Jugosllav,pasi morën në dorë qytetin,në vitin 1944 vranë rreth 200 banorë. Ne kohen e Perandorise Osmane deri me 1878 mendohet se Medvegja kishte gjithashtu nje emer tjeter, Medoka sipas osmaneve. Me 1878 regjioni i Medvegjes u dorezua Serbise, si pasoje e luftes Serbo-Osmane dhe Luftes Ruso-Osmane ku osmanet pesuan disfate dhe dorezuan shume territore ne Ballkan dhe Europe Lindore.

Por edhe kjo ““Pas luftës në Kosovë trupat ushtarake serbe u vendosën pikërisht në Medvegjë. Nuk u respektua zona 5 km ajrore dhe kësisoj e shpërngulën popullatën shqiptare nga trojet e veta në mënyrë stihike deri në atë masë ku atyre iu konvenonte. Një popullatë e cila është e shpërngulur tash e 19 vite është e vështirë të kthehet sërish në trojet e veta”,

Por edhe kjo ; “Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB) gjatë vitit të fundit ka dhënë një numër të madh vendimesh të dëmshme për qytetarët e nacionalitetit shqiptar në jug të Serbisë, e sidomos për ata nga Medvegja.

Me këto vendime pasivizohet vendbanimi i tyre i deriatëhershëm dhe kështu personat humbën mundësinë që të nxjerrin dokumentet personale ose vazhdimin e tyre, por edhe shërbimet shëndetësore e shkollimin e njëkohësisht atyre u rrezikohet edhe e drejta e tyre për zgjedhje, është thënë nga Fondi për të Drejtën Humanitare(FHP) për gazetën e Beogradit Danas, transmeton Koha.

Vendimet e MPB të Serbisë, të cilët i posedon FHP, kanë të bëjnë për personat me origjinë nga Medvegja ose nga fshatrat që i përkasin kësaj komune. Disa nga ta, në periudhën 1999-2001, për shkak të represionit të pushtetit të atëhershëm serb kanë ikur në Kosovë, porse shumica e tyre një pjesë të kohës e kalon në shtëpitë e veta në Medvegjë. “Fahri Xharra

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra , Gjakovë
01.07.16

 

Shperndaje ne
Updated: 1 Korrik, 2016 — 12:28

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.