Errësira e lindjes në Kosovë: Pse Avdiut nuk i lejohet emri Illyrian ?

avdi_maxhuni

Flasim e flasim dhe e kemi vetëm si maskim ndaj perëndimorëve; në të vërtetë jemi në ndikimin e retrohistorisë . Fëmijtë që lindin në Kosovën e lire ( të pavarur ,demokratike dhe sovrane ) nuk e kanë më privilegjin të krenohen me pagëzimet nga prindërit me emra shqip; që sa do pak kur të rriten , vet emri që e mbanë t`ia kujton lashtësin e mohuar të kombit që i përket . Dardanët , Teutat Afërditat , Rubikët , Agronët ,Krenarët Rilindët kanë filluar të harrohen . Arsyet i dimë ; por femiu ( i posa linduri nuk e zgjedhë emrin vet ) nuk mund të kundërshton një emër turk , të cilin ia propozon dikush prindit të tij dhe ai duhet gjithë jetën nuk e di arsyen ,pse iu rishkrua emri i Osmanit Mehmedit apo Nexhmedinit . Nejse , Kësaj rradhe , jam i befasuar me qëndrimet zyrtare shtetërore të Kosovës , që nuk e lejojnë Avdiun nga Vushtrria të bëhet Illyrian ; befasi kombëtare në një vend të qudirave dhe “muhalifeve “.

Mikut Avdiu , babai i Shqiponjes dhe Lindritit ( të lindur në Gjermani ) nuk i lejohet nga organet komunale të Vushtrisë që gëzoj emrin që e do vet : Illyrian. (Illyrian Max Maxhuni që 20 vite në Gjermani dhe në vendlidje është i njohur me këtë emer. As gjermanët , aty ku jeton dhe punon nuk ia refuzojnë emrin që ai e do.)

Illyrianit që dy herë i kundërshtohet kërkesa e tij zyrtarisht së pari edhe nga Ministria e punëve të Mbrendshme të Kosovës ( vendimi 41/2016 , datë 22.01.2016   nga Komisioni për ndërrimin e emra pranë kësaj ministrije:Erdon Arifaj , Ahmet Jashari dhe Arben Kqira . Mrekulli e shtetit më të ri në botë, me arsyetim se nuk i plotëson Kriteret e parapara .

Refuzimi i dytë e mbanë vulën e KK të Vushtrisë nënshkruar nga Sabilja . Illyriani thotë që nuk do t`i ndalet kësaj këkese , se eshte e drejta e tij e garantuar me te gjitha konventat kombëtare dhe ndërkombëtare

Por të shtojmë si lejohen këto gjëra në një vend shqiptarësh ? , dhe një pyetje për kumnarët e Vushtrisë :Si mundet që vetdija kombëtare të bie kaq poshtë ( gati në turqizim ) dhe si lejohen të punojnë shërbëtoret e së keqes kombëtare.

Në vendi e çudirave ( Kosova e jonë “martire’ ) “Liza” kishte me mbetur pa mend . Ps, ( Illyriani më tregoi publikisht ;”….kjo far Sabilja gjatë parashtrimit të kërkesës sime për ndërrim emri ka ofenduar shqiptarët e besimit katolik duke i quajtur shkije ( aluduar në Diasporën shqiptare e cila sipas saj po bëhet kaurre sepse po i ndërrojnë emrat dhe besimin fetar )!!! Të njëjtin ofendim e ka bërë edhe bashkëpuntorja e saj Hadika e cila është shumë e lumtur që siq thoshte edhe vet ajo ….. Elhamdurilah që jam muslimane!!! ) . Nejse mo e bëni të madhe

Fahri_xharra_fjalimi

Nga: Fahri Xharra

 

Vendimet e refuzimit jane me poshte

Vendimi_refuzimi

Dhe:

vendimi_komunal_vushterri

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.