Nën`o po na vrasin ! në Kumanovë Almirin , në Krujë Skënderbeun !

Shqiperia_noli

E shihni se ku kemi arritur ? Të vret në shtëpinë tënde , të vret fëmijtë , ta vret historinë .Po na vrasin të kalurën , po na vrasin ardhmërinë ! Nuk u mbushëm mend , ende nuk e kuptuam qëllimin ; Nën`o po na vrasin , për së gjalli e për  së vdekuri !

“ku e lam’ e ku na mbeti,  vaj-vatani e mjer mileti,  anës detit i palarë,  anës dritës i paparë,  pranë sofrës i pangrënë, pranë dijes i panxënë,  lakuriq dhe i dregosur,  trup e shpirt i sakatosur.” Kështu qante Fan S. Noli . Ta dinte ai që edhe gati një shekull pas tij : “se ç’e shempnë derbederët,  mercenarët dhe bejlerët, se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,  se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,  se ç’e pren’ e se ç’e vranë,  Ç’e shkretuan anembanë,  nënë thundrën e mohimit , anës vjosës, anës Drinit. “

Nën`o ,po na vesin! në Kumanovë Almirin , në Krujë Skënderbeun

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi mendor, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta

që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanëjetën e vet derisa të vdesin.

E mbi ta n’ajri, si në qesendi,

therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,

profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta

shkëlqejnë.

Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme, por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,mund që të len kujtim ditën e dikurshme kur pullaz’ i shtëpis u shemb edhe ranga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.

Pullazi i kalbur , mendja e humbur , shkëlqimi i rrejshëm. Nuk mashtrohet Bota .

Nuk u mbushëm mend , ende nuk e kuptuam qëllimin ; Nën`o po na vrasin , për së gjalli e për  së vdekuri !

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra, 04.07.16
Gjakovë

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.