Albin Kurti, përshëndetje nga Mamus!

Mamusha_shteti_turk

“Qëllimi i mirë duhet me i zgjedhë edhe mjetet, përndryshe vihet në dyshim edhe qëllimi! Përndryshe qytetarët e humbin besimin dhe nuk japin mbështetje nganjëherë edhe për qëllime të mira sepse nuk i pëlqejnë njerëzit, mënyrat apo mjetet që përdoren për të arritur ato qëllime”. – me thotë miku Fadil Lepaja 

Sot u vërshye shtypi dhe mediat pamore me” Mamusha, Turqia në miniaturë  “ . Djegëse pak, por e vërtetë ! Në një shtet të vogël , po na mbijnë mikro-shtetet të cilat një ditë  me siguri do të kërkojnë edhe shkëputje. Ne me ligje i kemi të rregulluar të gjitha gjërat ; por ne ende nuk po e kuptojmë shtetin apo domethënien e shtetit 

Për këtë shkrim me nxiti edhe ky lajm : Serbët e hartojnë statutin e Asociacionit “ një shtet i ri në shtetin Kosovës.

Po , ç`lidhje ka Albini me këto risi në vendin tonë ?  Albin Kurti i vlen Kosovës i lirë, ndërsa kauzës së tij i duhet në burg. Ai është bërë sot ajo çfarë ka dashur të bëhet vetë, një idhull i refuzimit të realitetit të ri të Kosovës ( Mero Baze ).

 Cila na qenka kauza e tij në realitetin e ri Kosovës ?  

Albini ka gabime shumë të cilat nuk besoj që janë nga mosdija ; Çka është një shtet i ri ? – në këtë pyetje nuk është përgjigjur kurrë . 

Kur , ende pa e ndier “fëmijën” gjallë , Kosovën pra; filluam të refuzojmë çdo të re që na vinte , nuk e njihshim policinë tonë , gjygjësinë tonë shtetin tonë . Edhe me e keqja nuk i njihnim dhe nuk i pranonim kufinjt tonë të cilët na ishin paraqitur në flamurin e ri të shtetit të ri . Është e paparë dhe shumë simptomatike kjo që ndodhi me ne . As një shtet i ri i krijuar gjatë historisë ( po flas që nga shkulli i 13-të  e dri me Kosovën e re ,nuk e ka pasur fatin t`i vizatohen kufinjt në flamur . Një garanci më shumë për një sovranitet të plotë !

Po ,ç`na ndodhi ; nuk e di nëse nga vullneti i mirë i pa menduar si duhet apo nga qëllimi i keq :” në emër të “bashkimit kombëtar” folklorik, nënçmuan simbolet e shtetit të Kosovës, gjë që në disa pika (të mohimit të shtetit të Kosovës dhe të mohimit të simboleve të tij) ishin në të njëjtat valë me Beogradin! Të tillë, tash kanë “rastin e mirë” që të garojnë me “Zajednicën” dhe simbolet e saj në dëm të shtetit të Kosovës! (Jusuf Buxhovi) “

E shihni ?dhe mos u nguteni të me shani dhe kritikoni ?

Nuk e pranonim , jo se jo Flamurin e Kosovës ; ne shqiptarët .  Mirëpo ne i ndezëm dritën jeshile serbëve që edhe ata mos ta pranojnë  këtë “krijesë artificiale “. 

flamuri_serb_mitrovice

Pra në shtetin e ri , me kufij të markuar mirë  ngrihet flamuri i një shteti tjetër. Vetë ia çelëm rrugën. Albin , ende nuk ta kuptoj qëllimin e “patriotizmit “ tënd ,. Edhe “atdhetarëve “ më të mëdhenj ,gjatë gjithë kohës iu ke mbyllur mundësinë që të reagojnë kundër kokëfortësisë nacionaliste serbe. Por as ti asnjë herë nuk e ke për menduar këtë plagë që e shkaktuan serbët.

asnje_flam_ks_prishtine

E di që patriotët do të më shajnë , por  po e flas për atë se çdo të thotë shteti i ri  . Të kalojmë në “ gjynahet “ tjera të (pa) qëllimta të Albin Kurtit .

Të dalësh në mbrojtje të xhihadit si ideologji, me prepotencë e mendjemadhësi, si Albin Kurti, të bëhesh avokat e psikoanalist i xhihadistëve si me spontanitet, e në të njëjtën kohë të paraqitesh ‘francez’, se kishe ti nuk po e kupton rrezikun që vjen nga bindjet, ideologjia dhe qëllimet e xhihadistëve, vërtetë është për t ‘u ‘mbytur n’legen’!  – shkruante dikur  dikush  diku.

Asnjë imam, hoxhë, politikan fetar, qytetar, askush me kaq afsh nuk u ka dalë në mbrojtje 40 shqiptarëve të arrestuar për terrorizëm, si Albin Kurti sot! Deri sot, të vetmin lider që e kam parë si shpresa dhe e ardhmja e këtij vendi ka qenë Albin Kurti me shokët e tij. Prej sotit, i vetmi politikan, që e shoh të pa mend dhe pa të ardhme në politikë është Albin Kurti (shkruante  Kimete Berisha ). Po ,pra ! 

Shkojmë më tutje :” Analisti i sigurisë, Naim Maloku, ka thënë se është i pashpjegueshëm pozicioni i Lëvizjes Vetëvendosje për të mos përkrahur miratimin e Ligjit për parandalimin e qytetarëve të Kosovës për t’u përfshirë në konflikte të armatosura.? Sipas tij, VV po e fsheh arsyen e vërtetë pse s’po kundërshton shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat sektare në Irak e Siri.  (21 Dhjetor 2014)”  

Shkojmë pak më herët kur në protestat antiqeveritare valëvitej  flamuri I Shqipërisë “ “Duke e pasur një vetvete me një pajë shpirtërore të madhe dhe të shumanshme, si mundemi të luftojmë që ta shëmtojmë vetveten. “Kurti tha se Vetëvendosje është pro mësimit të feve në shkollë. Po ashtu ai thotë se është pro mbajtjes së shamive në shkolla.( Tema On line)”.“Kur kemi një ndezje të pakontrolluar të atmosferës me deklarata denigruese ndaj kodeve të kulturës shqiptare, tashmë të identifikuara dhe nga grupe të caktuara antishqiptare, të shfaqura viteve të fundit në Kosovë. Albini, nuk hezitoi të provokoi inteligjencën duke lëshuar blof, në shërbim të vetvetes. (Albini, i kuq apo i gjelbër; Bekim Rexhepi)”. “Ata duhet ta dinë që 95 për qind e popullatës në Kosovë janë të besimit Islam, pra nuk kanë çka të frikohen nga kjo (Gazmend Islami  “Kombi dhe Feja e Albin Kurtit?”) .Po ,ore po . Por dikur karshi botës thoshim se në Kosovë jemi 95% shqiptarë.

(Nuk duhet ngatërruar profili nacionalist dhe populist i Albanit, me dimensionin demokratik të një kryeministri. Unë nuk besoj që Albini është një demokrat. As ai vetë se ka këtë pretendim. Dhe nuk duhet ta vajtojmë për këtë se e fyejmë. Ai pretendon të jetë i drejtë, por jo demokrat. Ai është një adhurues i autoritarizmit. Rrethi i tij është linçues ndaj mendimit ndryshe dhe përjashtues ndaj kujtdo që del nga vija. Është adhurues i liderve autoritarë dhe si i tillë ka një mbështetje të tek eneverizmi shqiptar, i cili ishte një nacionalkomunizëm klasik dhe izolacionist. )  

Viti i Ri ( kremtimi iranian ):” Zbukurimi i Prishtinës për krishtlindje, cirk… Sikur Kosova të mos kishte asnjë shqiptar  katolik, mund të kuptohej reagimi i salafistit të ri Albin Kurti, por meqenëse ka, atëherë si salafisti europian, është dashur të heshtë së paku, jo të futet në kampin e Kalifatit të Al Bagdadit.( nga Lis Bukuroca )

Albin , sa i përket çështje shqiptare , je i dështuar : “Myftiu Naim Tërnava ka bërë disa deklarata fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës. Tërnava, i cili përfaqëson besimtarët shqiptarë të Kosovës, ka folur në këtë ceremoni sikur të ishte përfaqësues otoman.Sipas tij, Sulltan Murati i nuk është pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.

“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot”, ka deklaruar Tërnava. “  atëherë me çka të krenohemi ?. Fol Albin?

Lufta e juaj në Kuvendin e Kosovës le të vazhdojë , ajo luftë filikaqash ( pipash ) është e juaja , nuk po shprehem se a e ke mirë apo keq ; por unë jam i brengosur pse nuk flet për Kosovën në UNESCO .

Mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar. Pra ?

Demagogjija e fundit e Albinit , shiko foton .
persh_alb_fsh_sht_mamush

 

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra, e diele 10.07.16
Gjakove

 

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.