Cila është e vërteta e jonë ?

fahri_xharra_03_ereja_sot

Fahri Xharra,11.07.16
Gjakovë

Sikur të bisedonim shtruar  pa paragjykime fetare ; sikur të mendonim me qëllim të pastër kombëtar  pa paragjykime të momentit , të përkatësisë partiake ; sikur të mendonim si rilindasit atëherë do ta kishim më lehtë ti dalim në krye kundër kësaj fortune “te habitshme të shpellarëve te Anadollit dhe beduinëve t e shkretëtirës në shekullin XXI që janë bërë model jetese për një pjesë të  madhe të shqiptarëve tru shpërlarë.”(G.M) “ Është e pakuptueshme se si e dëgjojnë besimtarët kokë ulur historinë shqiptare nëpër xhami, në vend që t’i nxirrnin me shqelma hoxhallarët që ua përdhosin kombin.?” .

Vërtetë kulmi i papjekurisë kombëtare !

Serbët , fat i keq që  i kemi kojshi ; por duhet t`i pranojmë ashtu si janë por duhet të mendohemi mire se grackat e tyre janë shumë inteligjente  dhe që shumë lehtë tregtarët , politikanët , opinionistët biejnë në to :  për qytetarët e facebookut ( të  Mehmet Krajës ) as mos të flasim; ata përpihen me një “lugë hashyre “. Lexoni këtë copëz : “Duke i lexuar kronikat e kohës dhe duke e bërë një analizë shumë të thjesht , arrijmë në përfundimin e njëjtë se: “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj (“Vesnik Srpske Crkve”).

Ndarja e Shqipërisë pas 1913-ës ishte një favor shumë i madh për Serbinë ,por edhe ajo ndarje dhe ai copëtim i tokave tona e donte një “marifet” të menaxhimit në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut. “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjëruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë. Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. “Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe” (“Vesnik Srpske Crkve”)

(Këto janë thëniet e tyre jo të miat¸ por unë iu besoj shumë në qëllimet e tyre. Qëllimet e tyre janë ende të parealizuara në masën 100 %. Nëse realizimi i tyre deri në vitet ‘1940 është kryer pa kufizim, pa dro dhe me dhunë, ai ende nuk është përfunduar. Ata sot kërkojnë mënyra të tjera për likuidimin e plotë të elementit katolik nga tokat shqiptare. Dhuna dhe zbrazja e tokave me dhunë për momentin nuk është opsion falë rrethanave të reja në botë, por kërkohet dhe synohet bashkëpunim nga vetë ne shqiptarët në realizimin e zhdukjes totale të elementit katolik shqiptar.) Ngadalë , mos të ngutemi !

Serbët e dinë mirë  që haptas të dalin kundër katolikëve shqiptar ,nuk guxojnë nga Europa .

Prandaj “duke e pasur mashën , pse ta djegin dorën “ e përdorin shqiptarin e fesë muslimane për qëllime të tyre. Nuk ju habitë e gjithë kjo rritje e osmanizmit ndër shqiptar ? Çudi !

Vazhdimisht duhet pasur në kokë që marrëveshjet serbo- turke janë që 170 vjet, e ato janë kundër nesh . Nuk besoni ? Çudi e madhe  se si nuk u bindem që 17 vjet !

Të shkojmë më tutje , lexuat më siper: “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj (“Vesnik Srpske Crkve”).

Vegla serbe e madhe për këtë çështje ishin edhe komunistët e rinj të Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore dhe fill pas saj . Kemi fakte , shumë bile ! “Duke shfletuar kalendarin historik, më 4 mars, përkujtojmë fillimet e masakrës masive komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri në mars të vitit 1946.

Në orën pesë të mëngjesit të datës 4 mars 1946 u pushkatuan në Shkodër, pranë varrezave të qytetit, atë Gjovanni Fausti e atë Daniel Dajani, së bashku me nxënësin Mark Çuni, atë Gjon Shllakun ofm, Qerim Sadikun dhe Gjelosh Lulashin.

U akuzuan si sabotues e armiq të popullit, meqë ishin anëtarë të Shoqatës Bashkimi shqiptar, në të vërtetë u pushkatuan me urdhër të diktatorit famëkeq komunist Enver Hoxha vetëm e vetëm pse mbronin të drejtat themelore të popullit e të atdheut.

Vrasja e këtyre martirëve ishte vetëm fillimi i rrugës së kalvarit, që përshkoi kleri e populli shqiptar gjatë regjimit komunist, kalvar që ngadhënjeu mbi errësirën dhe tmerret e përbindshme të diktaturës komuniste në Shqipëri.” Ky pra ishte Diktati sllav , në shqiptarët e pa pjekur politikisht , historikisht dhe kombëtarisht. Kjo ishte gracka serbe për ne ; “Shikoni muslimanët  se si i vrasin katolikët!. Shikoni bishat , ata janë vazhdimësi  anadollake e 1912 –tës” – kështu i thuhej botës.

Ju tingëllon diçka e ngjashme me këto e këta të sotit ? Ma tregoni ju lutem  që mbrenda 400-500 vjete të robërimit turk , a doli ndonjë hoxhë nga tokat tona që e shkroi një histori shqiptare , një krenari popullore ? “Kur nisi lufta ndaj fesë, Atë Donati ishte ndër të parët që u arrestua më 1946. “Prej jush unë nuk pres kurrnji të mirë, edhe pse deri më sot nuk i kam bâ kurrkuj keq. Mue nuk më bân përshtypj as vdekja as burgu, por më vjen keq se më mbeti puna pergjysë. Të gjithë jetën teme, të gjithë talentin tem e kam shkrî vetëm për me i sherbye popullit shqiptar, pa marrë parasyshë sakrificat e privacjonet”, do të shprehej Atë Donati para trupit gjykues në pritje të gjykimit.” Pse u burgos At` Donat Kurti ? :“Arma ime asht penda me të cilën kam mbledhë e botue kangët ma të bukura të trimnisë së popullit: Visaret e Kombit. Kam mbledhë e botue dy vllime me Prralla Kombëtare. Ato nuk janë thjeshtë prralla, por aty paraqitet tanë urtia, filozofia e zgjuetsia e popullit tonë që t’u mësojë fëmijëve ma lehtë ushtrimin e virtyteve dhe luftimin e veseve. “ thoshte ai.

At Nikë Prela :Në Mal të Zi ishte i përndjekur, i burgosur vetëm se ishte shqiptar dhe se këtë përcaktim asnjëherë gjatë jetës së tij nuk e kishte mohuar. Për këtë arsye edhe konsiderohej si shqiptar i rrezikshëm, si shqiptaromadh, si njeri që Zotin dhe popullin e vet i do dhe i rrespekton pamasë dhe mbi të gjitha. Nikë Prela: “Në popullin tim e gjeta vetveten”. “Një natë të errët e të vrerët u hapën gropa të mëdha kolektive. U gjakosën qielli e toka,u thanë trungje shumëvjeçare. U vranë nga komunistët bijtë e kësaj toke që shquheshin për nga lartësia shpirtërore,për nga zgjuarsia e trimëria. Bashkë me shumë klerikë ishte dhe At Anton Harapi,që rradhitet me Gjeçovin,Bardhin,Mjedën, Fishtën,Dodajn,Palajn etj. Në këtë mënyrë historia njerëzore mbetet një meteor që shndritë për jetë veprën e prelatëve të kishës e të kombit tonë të mbisalvuar.”

Krimineli Bedri Spahiu i ka pohua ne qelin e burgut Don Simon Jubanit: ’’J.B.Tito i ka thanë E.Hoxhës, nëse dëshironi të siguroni pushtetin komunist, atëhere vritni dhe burgosni klerikët katolik’’.

Dhe diktatori nuk hezitoji të zbatonte porosinë mësuesit të tij….. Të mendojmë ashtu si duhet dhe gjejmë të vërteten tonë .

Fahri Xharra,11.07.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 11 Korrik, 2016 — 15:15

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.