Akademik Milazim Krasniqi: Çajupi idiot !

cajupi_besa

fahri_xharra_03_ereja_sot

Nga: Fahri Xharra

“Zot i math e i vërtete,
çdo pun’ e ke bërë vetë;
bëre qiejtë dhe denë,
bëre yjtë dhe dhenë,
bëre diellin’ me dritë,
bëre nat, e bëre ditë,
bëre erënë dhe retë,
bëre pemëtë me fletë,
bëre hënëzën me yje,
bëre fusha, male, pyje,
bëre zogjtë, që këndojnë
dhe lulet që lulezojnë, “

bëre arinë dhe derrë,
bëre… po ç’nukë ke bërë?
Bëre botënë të tërë,
bëre dhe djallë me brirë!
Çdo pun’ e ke bërë mirë,
po një gjë bëre pa mënde
dhe prishe punën tënde:
 
Kur bëre derr’ dhe arinë,
Ç’deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qenkej kjo farë,
bota do të vinte mbarë,
dhe do të lulëzonte,

Këto janë vargjet e njërës prej poezive që e kanë renditur Andon Z. Çajupin në panteonin e rilindësve shqiptarë, por edhe që shpreh frymën ideologjike të korifenjve të kësaj lëvizjeje të madhe kombëtare, të De Radës, Naimit, Fishtës, etj. Lëvizja e tyre për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve që jetuan 500 vjet nën shtypjen dhe robërinë e Turqisë, pasoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë (1912).

 Në epokën e vlimeve të mëdha antishqiptare ( 1991 e deri sot , në vazhdimësi ) e kemi një “perlë” , një  “margaritar “ të sharjeve të pa kontrolluara  ndaj cdo gjëje shqiptare- Milazim Krasniqi  ( shkrimtar , akademik , profesor dhe  argat në shërbim të antikombit )

Nuk kam kurrfarë mëshirë letrare ndaj kësaj krijese që e quajti  Anton Zako Çajupin idiot!

Gazetat shkruanin: “Nuk kanë të ndalur fyerjet e Milazim Krasniqit ndaj vlerave tona të komit . Pos aferës dhe rrëmujës që ka krijuar në Universitetin e Prishtinës , tani me është përqendruar me të gjitha forcat t’i përdhunos dhe t’i përbaltë figurat ma madhështore të kombit që përmes tyre sendërtoj trupin e vet si popull . Milazim Krasniqi përmes kësaj videoje qe po ju prezantojmë pozicionohet hapur në anën e ish pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa here se Anton Zako Çajupi është “idiot” që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor.

Ky njeri me deklaratat e veta ma po shihet se është i shtyre nga pikëpamja ideologjike e tij të hapë plagë të reja mbi vlerat tona duke i minimizuar dhe duke e çmuar atë të pushtuesve , nga e cila vetvetiu rrjedh pyetja se ku janë ata student? .

Ku janë ata profesor ?.

Ku janë ata intelektual dhe ky brez qe lejon një bir otomani , një vehabist, një ekstremist fetar me apetite islamike ta terrorizoj epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë, që pjesë e saj është edhe i madhi Anton Zako Çajupi. ?“ ( shtypi i përditshëm) “

Kush është  Çajupi ? është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare shqiptare. Me veprat e tij, që shquhen nga patriotizmi luftarak, fryma e spikatur demokratike, karakteri Popullor, spontaniteti dhe realizmi në pasqyrimin e jetës, ai dha një ndihmesë të çmuar në përparimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë sonë kombëtare.

Me Milazimin e fillojmë gjykimin e epokës së turpit antishqiptar.

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. milazim krasniqi me orgjine qerkeze e kaukazit ruse,ky ghyshrit e tije ishin shume brytal ne masakrrat ndaj shqiptarve.
    dihet ,se ruso-serbia i ringjalli ottomanet e vogel kunder shretit te ri te kosoves,dhe shkijn paralel me politikat e serbis.
    serbia mundoget qe te gjithe shqiptatet ti beje mbetje turke,dhe jo iliro-shqiptar me 3500-4000 vite histori e autokton.
    edhe qerkezi i gjeorgjis milazim krasbiqi e bene te njehte gje,ku nohon te gjithe rezistencen shqiptare anti qenve te gjakosur turq,dhe falcifikon historin shqiptare.
    ho jo jo,shqiptaret para erdhjes se pushtusve osmsn ishin Zote ne tokat e veta,dhe serbet vetem koloni ne vogla,si argat pune te ikiret.
    krejte falco historia serbe ki se per karagjorgjat e tyre me turqit,e ka vleren e nje pordhe,se fare nuk ka pas betej ne mes serve e turqve me 1348,por vetem betej shqiptate kuder turqve.
    kete e thote edhe experti i historis jahja dranqolli,qe e gjitha eshte e falcifikuar nga serbi,por kopilat qerkezo-osman si milazim krasniqi i trensfornojn te gjithe historin ne favore te serbis.
    rrnote abton zako cajupi,dhe fahri xharra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.