Mbi krimin në popullin tonë

fahri_xharra_riShkruar nga Fahri Xharra

– Mund të thuhet se bjerrja morale e etja për pushtet,vazhdojnë të thithin energjinë kryesore shqiptare,kështu që s`mbetet as energji e as vëmendje për të tjerat, na thoshte Kadare ne “Mbi krimin në Ballkan” ; dhe me të vërtetë si është në krye ashtu shkon edhe populli.

Por, populli nuk e ka hallin e pushtetit në shtet  , por e pengon dalja në sipërfaqe e  aleancave me dreqin që lidhen  me dijën apo mos dijen e pushtetit në shtet .

Krimi nuk ka atdhe , por krimi vepron në atdhe; e krimi më i madh është humbja e vetëdijës kombëtare , shoqërore , familjare dhe individuale e një populli shumë të vjetër. “Gjuajjta me gurë” ideologjik e porositur e një stuktureje të madhe shqiptare ; dëshira për mbisundim të një struktureje tjetër e cila mbahet ,financohet dhe vepron nga ata që nuk na duan ndryshe por vëtëm si plaçkat e rreckosura , pa krenari dhe dinjitet është vetëm një vetvrasje kolektive.

Përkundër asaj që shpesh bëhet pyetja se a është rastësi ky psiko-termet apo është një projekt i qëllimshëm , të gjithë tashmë e dijmë se është kjo e dyta dhe se ndoshta do të jemi edhe viktimat e pavarrosura por të shkyera nga qenjt endacak dhe se ky e paraqet rrezikun më të madh në historinë tonë  më të re.

Një gjë duhet kuptuar, një qëllim të mbrapshtë duhet pasur parasyshë se e gjithë kjo lojë po luhet  me qëllim   ”Kryepyetja eshte cila ishte tradita, toponomia, onomastika, historia shqiptare ne brezat   në brezat e kaluar sepse ekzistenca shqiptare dokumentohet para pushtimit osman ne Ballkan. Në tëkundert vetem historiografia serbe thotë se para ardhjes se perandorisë osmane nuk kishte shqiptarë në Kosovë. “ ( E.Frrokaj )

Pesëmbëdhjetë vjet pasi ushtarët e qytetërimit perëndimor na çliruan, hoxha i mjerë i lagjes se varfër të Prishtinës që përngjan aq shumë me Kandaharin (vetëm Gazi Baba, lagje shqiptare e Shkupit mund ti konkurroj në varfëri) i kërkon Papës të kthehet në islam! Kërkesa prej sherr budallai nuk është e paqëllimtë, as e thënë kuturu. Ashtu i kanë thënë të bëjë dhe ky hoxhë si argatë i shejtanit nuk ia huq asnjëherë kur është puna të bëjë sherr. Asnjë shqiptar në Kosovë nuk po e shijon parajsën e hoxhës, përkundrazi po e përjetojnë ferrin. Të rinjtë po ikin në Perëndim, dhjetëra prej tyre lan kokat nëpër kufi.
(G , Mehmetaj)

Por pushtetarëve as që i bëhet vonë, ata përpiqen t’i dëmtojnë shqiptarët, duke i lënë të izoluar nga bota, duke u përpjekur t’i kthejë në mesjetën otomane. Qellimi , mbajtja e pushtetit. Pasojat , futje në humerën e pa fundme të pakthyeshmërisë  .

Duke e ndjekur mllefin e pafund, të shoqëruar nga një injorancë e pafundme e një klani rimohuesish shqiptarë kundër kombit,Kadare e ngre pyetjen:nga vjen gjithë ky duf? ndoshta dëshira e jonë që të  mbesim populli i vetëm pa komb , pa histori , pa gjuhë . Dyfi është , por pritet që pushteti i shtetit më në fund t`i tregon dhëmbët  .

Shperndaje ne
Updated: 4 Janar, 2015 — 05:52

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.