KUJTIMESh TË RËNDA KUJA PA ZË

                          MALl FËMIJËRIE

Më ka marrë malli për bedenat e moçem të shtëpisë
Për frëngjitë, qepenat dhe kopështin me mollë
Per rrëfimet e të bëmave si gjerdan i nusërisë
Aty ku gjyshi i madh e varte martinën grykëhollë.

Më ka marrë malli për atë të amblën gjuhë të shtëpive
Për atë bukë të magjes që e gatunte nëna n’vatrën me oxhak
Për ato tregime të bukura në prehër të gjyshnive
Për gurgullimën e ujit që dilte nën rrënjët e lisit plak.

Jam ai burrë që e shkruaj dhe e respektoj normen e gjuhës
Madje me ngulm qëndroj për të edhe sot
Për hir të bashkimit tonë po mbledh ujin e shperndarë në disa anë
Me u derdhur në një lumë të madh përrenjtë që sinori i ka anembanë!

Por e kam dhe mallin për fëmijërinë bashkë me lodrat në atë gjuhë shtëpie
Për atë lëng jete që i bën frutat me aromë bile u jep dhe shije!
Që edhe sot po ma ngazllejnë shpirtin në këtë të thellën pleqëri!
Andaj po çaj bibliotekave ndër libra t’vjetër, po e shkund pluhurin n’hije
Të haresës, kujtesës dhe pengesës vetëm se për të vjelur të shtrenjtën dituri..!

Për tu thënë bindshëm namqorrave përçarës se: -ne jemi një, të tërë shqiptarë!
Kujtimesh te rënda, kuja pa zë, shterur na e ka syve atë të nxehtin lot!
Për atë që humbëm kur shpirti shëtiste kopshtit të luleve tëe djalërisë mbarë!
Vetëm se fjala e shtëpisë, po vetëm ajo, ma kthen kujtimin e fëmijërisë sot
E më bie ndërmend kudoqofsha se unë i takoj vetëm e vetëm Shqiptarisë!
Vetëm atij Atdheu të Atit e të Zotit tim të parë!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 29 Maj, 2018 — 16:59

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons