Dr. Jorgo Mandili: Paturpësia trashanike e një ballisti

foto_lncSh-se

prof_mandili_autorSi fillim në këto pak rreshta përgëzoj ju gazetarët e DITA-s, që me zgjuarsi dhe mjeshtëri gazetareske keni nxjerrë “zbuluar”, gënjeshtrat dhe mashtrimet idioteske të një mburraveci, që ekzagjeron rolin e tij personal, duke mbetur vërtet “në bythë të kamionit të historisë”. Çdo paraluftë, çdo luftë, çdo pasluftë ka dhënë prova të shumta se INTERESI gjithnjë ka sunduar mbi ndjenjën kombëtare dhe se kjo e fundit nuk ka qenë përdorur, veçse për t’i shërbyer interesit. Kështu ngjau me B… Kombëtar, që thërrisnin “Më mirë Hitleri se komunizmi”. Dhe u bashkuan me pushtuesit për të mos humbur “katandinë e pasurinë, dhe duke pritur që pushteti t’u vinte t’i kapte prej xhakete” – siç nënvizon me të drejtë A.Koçiko.

Të ishte për ballistët, të cilët u bënë një me pushtuesit, sot nuk do kishim Shqipërinë që kemi. Këtë të vërtetë, që bukur evidentohet nëpërmjet abstragimeve, ta ngulitin mirë në kokë të gjithë ballistët e paktë që kanë mbetur si relike dhe monstra të kolaboracionizmit. Janë pikërisht të parët e Alimadhit përgjegjës për vendosjen e komunizmit në Shqipëri. Këtë duhet të pranojë ky “mohikan” i fundit i Ballit Kombëtar, që vetëm kombëtar nuk ishte, e për Ball as që flitet, madje Dita ka gjetur fjalën e duhur që s’po e përsëris.

Dhe ta marrë vesh mirë se prof. Kristo Frashëri dhe i madhi patriot kombëtar Dritero do ngelen flakadanë të asaj Lufte të madhe legjendare, e para, pas Skënderbeut që bashkoi në një Front të vetëm gjithë popullin shqiptar, nën udhëheqjen e PK dhe udhëheqësit të saj Enver Hoxhës.

A mund të mohohet ky fakt i njohur ndërkombëtarisht nga Aleatët? Nuk ka qenë as Zogu, A.Kupa, R.Mitrovica të cilët u fshehën në Egjipt, as M.Frashëri, A.Këlcyra, K.Cakrani, V.Runa e A.Ermenji, as K.Muka, V.Andoni, Xh.Deva, M.Kruja, K.Bib Mirakaj, të strukur në Itali, as F.Dine, H.Dema, M.Bajraktari të arratisur në Greqi dhe të strukur atje si kriminelë. Nuk zgjatemi tek aktiviteti i kësaj “Mërgate Qyqeje”, sepse dihet nga të gjithë, prandaj mos të hidhnohet i ndjeri Alimadhi. Heronjtë e luftës dhe veteranët sado të pakësohen ata do të ngelen Yje të Pashuar dhe nuk ka as deputetë të majtë e djathtë sot e nesër, që t’u heqin dekoratat që nuk ua kanë dhënë këta, por ata që e bënë luftën. Atëherë me çfarë të drejte këta alimadhër propozojnë për t’i hequr?

Në ditët tona poshtërsia, gënjeshtrat e mashtrimet quhen zotësi dhe shumë njerëz mburren me këto, disa të tjerë duan t’i hedhin si baza të një morali të ri, që do të dëshironin të riformatonin historinë sipas pikëpamjeve të tyre dhe ta tërheqin popullin në rrugën e dekadences së tyre personale. Djallëzia është bërë si rregull, një rregull aq universal, sa që historianë amatorë të Ballit e përdorin atë lirisht si një mjeshtëri të re stili.

Poshtërsia e tyre nuk i pengon aspak që të thonë “çmendurira” të tilla si të Alimadhit apo të atij tjetrit që e trajton L ANÇ si luftë civile. Ne nuk dyshojmë aspak se ky koncert urrejtjeje i ekzekutuar mirë s’ka si të mos jetë produkt i një politike revanshiste të organizuar. Dhe jehonën e këtij koncerti shumë bukur na i kanë sjellë me shumë finesë intelektuale, duke ua nxjerrë “petët lakrorit”, z. Koçiko e z. Xh.Shehu. Në se hipokrizia është nderi qe i bën vesi virtytit, vjen një çast kur vesi, i katandisur në urrejtje, i demaskuar, i shëmtuar as që mund të zgjedhë hipokrizinë. Si ajo kurva plakë që heq dorë nga pispillosjet dhe, ndonëse e dehur, tregon paturpësinë e saj trashanike, po ashtu edhe këta sharlatanë të historisë që kërkojnë të mohojnë apo tjetërsojnë LANÇ, gjithmonë do të ngelen në “bythë të kamionit të historisë”!

Dhe gjithmonë, për fat të keq do të ngelen përjetësisht të zemëruar e të mërzitur./Dita

prof_mandili_autor

Shperndaje ne

The Author

Dr. Jorgo Mandili

1 Comment

Add a Comment
  1. Nje shkrim brilant per nga qartesia e mendimit.Argumente qe vertetojne katerciperisht realitetin e Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare,dhe post-realitetin qesharak te tentativave te deshtuara per te mjegulluar heroizmin partizan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.