Akademitë tona me heshtjen e turpit!

konstandini_i_madh_nga_dardani01

Serbët po shtiren si ‘popull biblik’ mes Konstandinit të Madh

Trevat dardane – ilire ndër shkeuj i dhanë Evropës, por edhe botës shumë shenjëtorë, disa prej të cilëve kontribuan në zhvillimin dhe qytetërimin perëndimor. Evropa plakë duhet t’u jetë mirënjohës ilirëve e dardanëve, si dhe pinjollëve ose pasardhësve të tyre të padiskutueshëm arbër-shqiptarëve për olin e tyre të jashtëzkonshëm të një plejade shenjëtorësh të gjakut tonë, si: Shën Konstandini i Madh, Shën Hieronimi, Shën Justinjani i Madh, Shën Niketa e deri te e lumnushja Nënë Tereze.

Kohëve të fundit, me porosi të Serbisë, Holivudi në SH.B.A., po xhiron filmin kushtuar Konstandinit të Madh që sipas informacioneve që disponojmë për momentin e trajtojnë me preardhje serbe, të bazuar sipas romanit “Udhëkryqi i Konstandinit”, të autorit sërbosllavë Dejan Stajkoviq. Për realizimin e këtij filmi me prapavijë të mbrapshtë falsifikimi, Serbia ka ndarë mbi 100 milionë dollar amerikanë.

Skenaristët serbë e dinë se nuk ka asnjë dokument bindës të cilësdo periudhë apo kohë që Konsandini i Madh e trajtojnë me preardhje serbe. Serbet me siguri e dinë se Konstandini i Madh ishte dardanë, paraardhës i shqiptarëve dhe se serbët po ashtu e dinë se ndër emrat personale serbë asnjëherë nuk e kanë lakuar emrin Konsandin.

Por se shtypi serb tani një kohë të gjatë po shkruajnë se “Ky Perandorë” i lindur në Nish (Naissus), është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar trashëgiminë kulturore serbe në mbarë botën, si dhe për ta “dëshmuar” se serbët janë popull i shenjtë biblik”. Pra vetëm pse u lind më 27 shkurt të vitit 272 nga prindërit, Konstanc Klori dhe Helena, që të dy ishin me besim paganë, në qytetin e Naissusit (Nishit) të sotëm dhe që e kanë serbët, Perandori Konstandin i Madh na qenka serbë. Dhe ka plotësisht të drejtë publicist i njohur shqiptar Frok Kristaj, kur thotë se: “Sipas kësaj logjike do të mund të bëhej kërdija në transformimin e personaliteteve, nga një komb në tjetrin, sepse p.sh. Kanti u lind në Konisberg, por kjo nuk do të thotë dhe nuk e bënë atë rusë.

Profesori im i nderuar Zef Mirdita në librin “Krishterizmi ndër shqiptarë”, ndër tjera shkruan: “Konstandini i Madh me origjinë Dardane nga Naissusi (Nishi) e legalizoi Kishën krishtere në vitin 313, me Ediktin (dekretin) e Milanos, pas përndekjeve të përgjakshme… Kjo periudhë është edhe koha kur Kisha Legalizohet. Sa kontrast i madh ! Ndjekësit më të mëdhenj të krishterëve janë perandorët e gjakut ilir (Diokliciani), mirëpo nga kjo trevë konkretisht nga Salona, në vitin 283 e kemi edhe një papë, Kajin. Aq më tepër, Konstandini i Madh i lindur në Naissus, në Dardani, pra poashtu perandor i gjakut ilirë, i cili në vitin 313, Kishës ia jep të drejtën qytetarë”.

Konstandinopoja_ilire

Pra, autori i Ediktit të Milanos është Konstandini i Madh, i lindur në Nissus më 27 shkurt 272 (280 ose 282), nga prindërit Konstanc Klori dhe Helena, që ishin të besimit paganë. E ëma (Helena) ishte pronare e një kabareje (kafeneje) në Naissus. Meqënëse martesa e oficerëve romakë me gra apo femra provincial nuk ishte e lejuar, kjo martesë nuk ka qenë e lejuar. Pas disa vitesh, prindërit e Konstandinit ndalohen dhe ai (Konstandini) mbetet me nënën e vet. Konstanc Klori (babai) pastaj martohet me Teodorën, thjeshtrën e Maksimianit. Konstadini është rritur në oborrin e Dioklicianit. Siç dihet Diokliciani do të abdikojë nga froni në vitin 305, ndërsa Konstandini Kthehet pranë babait të tij, Konstanc Klorit. Pas vdekjes së babait, Konstanc Klorit më 25 korrik 306, në Eborakun (Yorc), ushtria Konstandinin e shpall “August”.

Konstadini qe perandori i parë romak që mbështeti dhe toleroi krishterimin në perandorinë e tij. Shumë legjenda janë krijuar rreth emrit të tij. Ai eliminoi sistematikisht Cezarët e tjerë dhe zhduku tetrarkinë e Dioklecianit. Volteri e ka përkufizuar karakterin e tij në një fjali: “Objektivi kryesor i Konstadinit qe të ishte zot në gjithçka”.

Pa dyshim, ai e ka merituar titullin Konstandini “i Madh” për reformat që bëri në ushtri, në sistemin monetar, si dhe për integritetin e administratës së tij. Kjo ishte, gjithashtu, shprehje e ambicies së tij të pakufishme. Është i pamohueshëm fakti që ai ka lënë gjurmë të qëndrueshme në histori. Transferimi i kryeqytetit perandorak nga Roma në Konstandinopojë dhe adoptimi i fesë së krishterë ia ndryshuan rrënjësisht fytyrën perandorisë.
Konstandini u shpall August i Perëndimit, në Jork, në vitin 306, pas vdekjes së babait të tij, Konstanc Klorit, njëri nga 4 tetrarkët. Konstandini ishte mbajtur rob nga Galeri, Cezari i Perandorisë Perëndimore, për ta penguar që të trashëgonte funksionin e të atit. Por djali i ri, arriti të shpëtonte dhe bëri që të dështonin të gjitha tentativat e ndekjes, duke vrarë rrugës të gjithë kuajt e trupave perandorake që mund ta ndiqnin.

Konstandini ushtronte pushtetin në Britaninë e Madhe dhe në Gali, por për të qeverisur të gjithë pernadorinë, atij ju desh të mudte dy rivalë të fuqishëm. Në vitin 312, Konstandini marshoi mbi Romë që të rrëzonte tiranin Maksenc. Në urën e Milvianit, ai mundi një ushtri shumë më të madhe në numër, të dërguar për të mbrojtur qytetin. Lumi i fryrë shembi urën, duke vrarë mijëra vetë, midis të cilëve edhe Maksencin.

Sipas legjendës, Konstandini u kthye drejt krishterimit, sepse pa në qiell një vision, që e porosit t’ia besonte fatin e ushtrisë së tij perëndisë së krishterë. Ai vuri si emblem mbi mburojat e ushtarëve të tij kryqin që i qe shfaqur në qiell, me moton: “Me këtë shenjë, do të fitosh”. Por, megjithatë, ai e festoi fitoren sipas mënyrës tradicionale romake, më një Hark Triumfi.

Ka kohë që sllavët fqinjë dhe grekërit e shek.XIX vazhdojnë të na i vjedhin hapur figurat e shquara të historisë kombëtare që nga Leka i Madh, Pirroja i Epirit, Jan Kukuzeli, Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, Nënë Terezën…., e tani së fundi iu kanë vënë syrin edhe Konstandinit të Madh..

Ne, studjuesit shqiptarë në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, jemi të pafuqishëm të ndërmarrim diçka, sepse që të dy shtetet shqiptare dhe akademitë tona heshtin, kurse akademitë greke e sllavo-maqedone e sllavoserbe pa fije turpi dhe pa u skuqur grabisin e shpifin, ndërkaq tanët s’kanë turp të heshtin!  

NEBI_DERVISHI

Nga: Prof. Dr. Nebi Dervishi

 

Shperndaje ne

The Author

Dr. Nebi Dervishi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.