Shqipëri etnike apo Shqipëri otomaniste ?

ERISAphoto-800_550-800x478-768x459

11811570_537716746376097_2058587429534981199_nI kërkoj mbështetësve të flaktë të Turqisë (shqiptar) , që të mos e lexojnë këtë , që do t’a shkruaj sepse e di , që do të më nënçmojnë , por pse jo edhe të më fyejnë .
 
Zot , ti që flet shqip , të lutemi shqip dhe të flasim shqip , mos lejo që të zhdukemi si popull i mirë dhe një popull i madh që jemi . Mos lejo që të zhdukemi pa u plotësuar ëndërra jonë për një Shqipëri etnike , një Shqipëri pa mbarim nga Nishi deri në Prevezë , mos lejo që të zhdukemi pa plotësuar këtë amanet , që të parët tanë na e lanë .
 
Jo vetëm Gjergj Kastrioti , por edhe heronjët të tjerë kombëtar që i shërbyen atdheut për jetë dhe për mot , tanimë i duhen atdheut . Heronjët e pushkës dhe të pendës . Heronjë , që tani pushojnë në paqe dhe që ranë në altarin e lirisë . Këta njerëz të mëdhenjë i duhen kësaj toke shqiptare .
 
Shqipëria dhe Kosova si qëndrojnë sot janë dy shtete me sistem laik dhe dy shtete me kushtetutë në vete . Jemi i vetmi komb besoj në botë , që i kemi dy shtete , por e flasim një gjuhë , kemi një kulturë , një traditë , doke e zakone të njëjta . Njëri shtet vëlla dhe dega e saj simotër . Dihet kombëtarisht , që Konferenca e Londrës na e ndau kufirin e Kosovës me Shqipërinë dhe më pas atë kufi na e rrethuan shkijet (serbët) .
 
Cili është qëllimi i vërtet i yni ?
Një Shqipëri etnike apo
Një Shqipëri otomaniste ?
 
Luftëtarët tanë kombëtar , që luftuan për lirinë e atdheut dhe të mëmëdheut pa dallim feje ose ideje politike , luftuan gjithashtu edhe për lirinë dhe bashkimin e tokave shqiptare në një trung të vetëm .
 
Nuk kishte qenë e shkruar , që kufijtë e trojeve etnike shqiptare të jenë në bazë të aktit juridik të 28 nëntorit 1912 , por nuk ishte e shkruar të bëhej kështu , na e ndanë këtë Shqipëri , që tanimë vetëm në ëndrrën mund t’a shohim .
 
Por në ditët e sotme në trojet shqiptare , shqiptarët që janë ose kanë poste të ndryshme politike si ministra , kryeministra , presidentë dhe të tjera poste , janë duke punuar shumë pak për projektin e Shqipërisë etnike , që shqiptarët e kanë një qëllim të madh : ta realizojnë .
 
Dhe në të njëjtën kohë pushtuesit e egër dhe armiqët , që bëjnë si miqët tanë , bëjnë sikur na duan dhe dëshirojnë , që të na pushtojnë nëpërmjet ideologjisë fetare , që një pjesë e konsiderushme e shqiptarëve e mbajnë këtë fe . Pra ata dëshirojnë , që ta krijojnë Shqipërinë otomaniste . Por lind pyetja se shqiptarët a e duan këtë Shqipëri otomaniste ?
 
Zot , mos lejo që të krijohet përsëri kjo Shqipëria “otomaniste” në trojet tona se do na “hajë” dreqi dhe ky projekt për Shqipëri etnike , nuk do të mund të realizohet kurrë .
 
Rrnoftë Shqypnia e bashkuar etnike !!!

Brilant GASHI

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Selman Devishi-Mani,USA.

    Heeej,posi,or si;edhe krylegjenda mbarë kombëtare Shqiptare,si
    dhe mbarë botërore njerëzore,para afro gjashtë shekuj,tempuj;
    pas kthimit dhe riçlirimit,nga supëfuçia perandorake Turko-Os-
    mane muslimane;qe për hirë të popull kombit mbarë Shqiptarisë;
    dhe se shtetët popujt atëherë njiheshin n’baza fetare-strateg
    vizionari,legjendari,duke ndërruar vetë përsonalisht fetë nga;
    katolik-ortodoks-musliman dhe n’fund prap katolik;qe na jep me
    kuptuar se,më rëndësishmja,më e velrësishmja është përkatësia
    mbarë kombëtare,mbarë Shqiptare;a,ndërsa e dores së dytë,edhe
    individuale,është përkatësia fetare;edhe sot në USA.çdo njeri
    shtetas,ka drejtë ta mbajë përkatësinë fetare;por,asnjëherë o
    qasnjëvlerë;feja nuk guxon të përzihej as të përhidhej or,për
    çeshtje as kombëtare as shtetrore;dhe,athua vallë,posi Ne,ore,
    popull kombi ynë,mbarë kombëtarë,mbarë Shqiptarë;qe po lejojmë
    besojmë,pësojmë;qe pëkatësia fetare të na devijon,përvijon;ta
    humbim,shkrumbim,pëkatsinë tonë më të nderuar,vlerësuar,si dhe
    përmes fesë,të humbim,shkrumbim;ndahëmi e pëçahëmi;qe armiku
    nga trojet-hojet tona,zona deng baba deng,brengë shkaba brengë
    Shqiptare;uzurpuar,okupuar,shpallur,prallur;shtat-zhvatë mini-
    shtete,mini-kombe;grini-trete,grini-trope;edhe duke na ndarë
    përçarë edhe këte trohe,mohë Kosovë Ahtisariane,moj mjerane;si
    dhe këte Shqipëri Londinezë,gadi terë meleze;dhe,posi vallë or
    po i shkelim,ngelim,testamnetin,ore,amanetin;mileniume moj ti e lume;Shqip shqipe Shqiptarie;shkrip shkripe shkripka vërrie;
    qe na gjegji edhe sot terë atdheu,atkreu,o,krylegjënda i madhi
    Gjergj-Kastriot-Skendërbeu;në kry UÇK Hy-egjendarin,ore,ouu,qe
    dashka-bashka,me Adem Krylegjëndarin;qe rigugojë,triumfojë,oh,
    mbarë Shkripka vërria,si rrufe,për këte dhe;këte atdhe,atkre,o
    anëmbanë,zanëmzanë;mbarë Shqiptaria!!T’fala një refugjat lufte
    nga Kosova në USA.vetëm njëri nga dhjeta milion,gadi terë Shq-
    iptaria,qe nga këso,pëso,beso;banda,tranda,nën dhunë,furtunë,o
    na përzunë;mos të kthehëmi,as të prehëmi,as për varre,or,oh,as
    për zjarre;për troje-hoje tona,zona,shekullore,stërgjyshore,ou
    mbarë Pellazgo-Iliro-Shqiptarie!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.