Qëllimi i fundit – Antiamerikanizmi

fahriu_me_syzet01

Fahri Xharra, 06.08.16
Gjakovë

Sa mjerim që jeta e vërtetoi të vërtetën e fqinjëve tanë tokësor dhe përpara saj bëhen ujë të premtimet dhe lajkat demagogjike e dinake. Historia ka provuar se të gjithë mashtruesit, demagogët, tiranët e çdo kalibri gjithmonë kanë premtuar fusha me lule. Neroni dogji Romën duke premtuar se donte të nginte një tjetër me të bukur. Hitleri i vuri zjarrin botës duke premtuar një rend të ri. Stalini dhe gjithë diktatorët komuniste flisnin për ideale duke bërë krime. Kush ka folur më shumë se Enver Hoxha që vendosi diktaturën komuniste më të përgjakshme në Europë, për lirinë e demokracinë, bile për lirinë e popujve të tjerë që vuanin nën imperializmin dhe revizionizmin se yni servirej si më i lumturi?

Antiamerikanizmi është antishqiptarizëm i kulluar. Antiamerikanizmi është tradhti. Tradhti në Perëndim konsiderohet, kur një individ vepron kundër interesave nacionale. Antiamerikanizmi nuk është vetëm mosmirënjohje, por është edhe përgatitje për ta kthyer Serbinë në Bondsteel. Serbia po punon për këtë dhe dalëngadalë po pranohen shpjegimet e saja. Harroni përrallat për abetare se kufitarët kosovarë mbrojnë kufijtë. Policia serbe hyn e del në veri kur t’ i teket. Shtetin e Kosovës nuk mbron askush, e as nuk mund ta bëjë, përveç  Bondsteelit. ( Lis Bukuroca )

Ç’premtoi  antiamerikanizmi?  Lirinë e shamisë, lirinë e errësirës së ferexhesë , lirinë e shkuarjes në luftërat fetare në Azi . Cilat qenë rrjedhojat? Me një mashtrim ordiner përvetësimi i masës së pa informuar , të mashtruar : “ Bashkimin Kombëtar “  (Me një pamundësi ; nuk hahet pjeshka e papjekur)

Antiamerikanët e kërkuan largimin e çdo prezence ndërkombëtare( Unmik , OSBE, Eulex, NATO ) , dhë krijimin e livadhit të pambrojtur për kullotjen e lire të dreqit të mallkuar. Antiamerikanët nuk e folën asnjë gjë kundër qindra e qindra xhamive të panevojshme për ne dhe për tokat tona,të cilat po e shpojnë qiellin  e lirë nga euro-amerikanët .

A mos i  kemi demagogët e demokracisë në skenën politike , në parlament, në komisionet parlamentare ? A mos i kemi më të zhurmshmit ata patriotët informatorë të Erdoganit?A nuk është ky antiamerikanizëm. Ku qëndron ideali kombëtar i antiamerikanizmit ?

 Kush na i solli këta mjeranë që e duan kthimin prapa të rrotës së histories ? Athua mos antiamerikanët  janë “Dora e zgjatur e Udb-ës pyet Merita Demiri ,

Athua antiamerikanizmi  është  “Mafia politike rurale shqiptare, dalëngadalë, por sigurt, po i mbush popullit mendjen se ehte me mire te jetohet si autonomi nen Serbi, se sa me shtetin mafioz! ( nga Lis Bukuroca )  A duhen më prova të tjera që të binden ata që gjer dje u treguan naivë nga fjalët e bukura, të cilat u shoqëruan me vepra të zeza si: përçarja fetare, antikombëtarizëm, symbyllje përpara propagandës së çfrenuar antishqiptare me libra e broshura, flamurë turk e parulla? Mendoj se ata që bëjnë sikur s’ janë bindur, kanë arsye të tjera.

Nuk janë fajtorë ekstremistët fetarë. Ata kanë mësuar një libër përmendsh dhe mendojnë ta bëjnë popullin ashtu si kanë parë vendet ku kanë mësuar librin. Fajet të mëdha për ekzistencën e tyre ka: heshtja e Demaçit, motivimi i R.Qosjes, heshtja e Albin Kurtit, heshtja e Shërbimit Sekret, heshtja e prokurorisë dhe gjykatës. Të gjithë këta si dhe ne individualisht, kemi ndihmuar profilimin e tyre, qoftë duke i lexuar, qoftë duke shikuar videot e tyre(LB)…të gjitha me qëllim antiamerikanizmin ! Po kjo ? Pas sulmit mbi Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie. “I shokuar me sulmin në Kuvendin e Kosovës. Dhuna dhe gjuha e cila nxitë dhunën janë të papranueshme në demokraci”, ka shkruar Delawie.

Antiamerikanizmi është antishqiptarizëm i kulluar. Antiamerikanizmi është tradhti :“Vetëm sepse këta (misionarët françeskanë) kishin ndërtuar një uratore pak ndryshe prej zakonit të këtij vendi, në një fshat (të quajtur) Troshan në juridiksionin tim, kaq shumë u tërbuan turqit kryesorë të Shqipërisë, saqë e rrënuan dhe e asgjësuan atë uratore që nga themeli, kurse lëndën drusore të saj e ka marrë për vete një turk i fuqishëm. Nuk u kënaqën me kaq, por menjëherë kapën zëvendësprefektin e misionit me dy etër të tjerë dhe, pasi i kyçën në një shtëpi të një zoti kryesor turk të Shqipërisë, i vunë çdo lloj prangash të rënda në qafë dhe, në këto mundime, kanë qëndruar 4 muaj. Pasi zotërit turq bënë shumë mbledhje për të shoshitur si të na shkaktonin një vdekje mizore, si atyre etërve si neve, më në fund, me mundim shumë të madh tonin e me mjete e marifete të ndryshme, i kemi shpaguar ata etër nga duart shtazore e sakrilege të të pafeve, duke mbledhur te varfëria jonë dhe e besimtarëve rreth 15 mijë aspra, ashtu edhe kemi hyrë ne vetë dorëzanë për ata etër për një vit. O Zot shumë i lartë, nuk mund të shkruhen vuajtjet tona të përditshme, shpifjet dhe kërcënimet që na vijnë prej atyre tiranëve. Në meshimet tuaja lutuni për ne shumë të shkretët”.( Pjesë nga një letër e Frang Bardhit, drejtuar një prelati në Romë më 6 nëntor 1639 )”

Edhe kjo : “Shteti qe e krijoi shtetin shqiptar duke e shkeputur nga osmanet , me 1912 ! Austria,Turqisë: Mati fjalët dhe veprimet, bëj detyrat e shtëpisë .Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz i ka thënë sot Ankarasë që t’i matë fjalët dhe veprimet e veta pasi homologu i tij turk e quajti Austrinë kryeqytet të racizmit radial gjatë një interviste në mëngjesin e sotëm.”

Fahri Xharra,06.08.16 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Thjeshte Si her tjera neper postimet tuja
    Du qe te falenderoj per punen e pa lodhun e te rrezikshme qe bani ne ket klime te keqe edhe pse nje pjese e shiptarve mendojne se jetojne ne demokraci?!!!
    Respek .

Lini një Përgjigje te Arben shyti Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.