Shqiptar , qofsh i bekuem (II)

Parakalimi i Shqipërisë ndër vite në Lojrat Olimpike

                                               Parakalimi i Shqipërisë ndër vite në Lojrat Olimpike .

11811570_537716746376097_2058587429534981199_nJeta për Atdheun (shkrimi #2)
 
Do të mundohem që t’i nxjerrë disa fjalë për një tokë të vogël por me një zemër të madhe , dhe do t’i hedhë në letër sepse nuk do të kem edhe shumë nerva , që këto fjalë , t’ia them çdonjërit me gojë .
 
Edhe në pjesën e parë të këtij shkrimi kam thënë kështu :
“Shqiptar , qofsh i bekuar o njeri i trimërisë , i pushkës e i penës , i patriotizmit , i besës dhe i shumë vlerave të tjera kombëtare” . Dhe përsëri mund të them . Shqiptar qofsh i bekuar nga zoti .
 
Kemi shumë talent në shumë fusha të ndryshme si në fushën e artit , kinematografisë , të sportit dhe në shumë fusha të ndryshme të jetës . Dhe sigurisht , krenaria dhe ndjenja e të qenit krenar për ta , nuk do të mungoj kurrë sepse ata janë duke i promovuar vlerat e tyre , duke shpalosur njëkohësisht vlerat e tyre kombëtare dhe duke prezantuar siç është më së miri kombin tonë .
 
Këtë radhë , ne kemi një arsye më shumë të ndihemi krenar që jemi shqiptar dhe i përkasim këtij kombi . Kësaj radhe bëhet fjalë për Majlinda Kelmendin , që edhe njëherë si gjithmonë na ka bërë krenar , dhe e ka bërë përsëri të njohur Kosovën në botë dhe bota e ka njohur më mirë këtë shtet të vogël shqiptar , por me njerëz dhe talent të mëdhenj .
Kosova parakalon për her të parë në lojërat Olimpike, por e bukura është se parakalon me një Kampione bote në Judo
Kosova parakalon për her të parë në lojërat Olimpike, por e bukura është se parakalon me një Kampione                                                                          bote në Judo
 
Në këto ditë janë duke u zhvilluar lojërat olimpike në Rio të Brazilit dhe normalisht në këtë olimpiadë kanë marrë pjesë nëna Shqypni dhe për herë të parë , mori pjesë pas 8 viteve shtet , shteti më i ri i quajtur Dardani (Kosovë) .
 
Dhe me të parën herë ky shtet (Kosova) mori një medalje të artë gjë , që asnjë shtet nuk e ka arritur në këtë olimpiadë .
 
Këtë e arriti Majlinda Kelmendi me shpirtin e saj luftarak të xhudistes më të mirë në botë . Edhe Nora Kelmendi , që ishte një burrnesh e madhe , ashtu është edhe kampionja e botës Majlinda Kelmendi , që i mundi tre xhudistet që ishin pretendente për medalje e artë . Ishte fitimtare tek rusja , japonezja dhe italianja .
 
Fitorja e kësaj xhudisteje shqiptare , e bëri të njohur Kosovën tonë të dashur , që përfaqësoi me krenari dhe dinjitet ngjyrat e shtetit të Kosovës , dhe kështu bota tani e di se edhe ky shtet shqiptar ka një potencial shumë të madh për të arritur suksese të mëdha tani por edhe në të ardhmen .
 
Shqiptar , qofsh i bekuem nga perëndia dhe bekoje Kosovën edhe me më shumë talent/e të rinj/reja , dhe bëja të mundur këtij kombi të bëjë më shumë në të ardhmen dhe të ketë , suksese edhe në fusha të tjera të jetës . Zot , bëje të mundur , që të mos ketë kurrë padrejtësi me kombin tim .
 
Kombi dhe populli ynë pellazg , duhet të jetë krenar me bijtë dhe bijat e veta , që po punojnë natë e ditë për të korrur suksese të mëdha , në emër të popullit dhe kombit tonë 7 milionësh . Ky popull , duhet të jetë krenar me bijtë dhe bijat e veta .
 
Sigurisht , që suksesi i merituar , arrihet me punë të madhe dhe me përkushtim .
 
Këtë gjë e bëri edhe Toni Kuka me dy nxënëset e saja të mëdha , që arritën të bënin bujë në tërë botën dhe falënderimi i takon këtij arkitekti të madh , që bëri të mundur fitoren e këtyre trimëreshave .
 
Shqiptar , tu ngjat jeta dhe të bekoftë Zoti !!! Brilant GASHI
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

2 Comments

Add a Comment
  1. Shqiptar,qofsh i bekuar;shkripfarë,zgjofsh ti veguar;qe nga
    vegimi,bekimi,të ribashkohëmi,ritrashgohëmi,me mendje dhe me
    zemër,terë mbrendje për emër;me shpirt edhe hirt,o,si përjetë
    mot,edhe sot,nga i madhi zot,qe terë atdheu,atkreu,oree tek
    ringritemi,qe të rilindemi;eh,mos të përçahemi,mos të shpër-
    ndahemi;sepse,o,Brilant;brilante fitorja Majlinda Kelmendit,
    por,ndarja,prëçarja nga Shqiptaria,Shkripka vërria;o,qe të
    ndërrohej,shndërrohej,falmuri kombëtar mbarë Shqiptarë si
    dhe himna kombëtare Shqiptare;shi dhe,ndarja,përçarja o një
    kombi,një gjuhë,një flamuri,një stemë,një himne,një shteti,
    po kjo është për deshirën e armiqëve,dhe kundër popull-kombit
    mbarë kombëtarë Shqiptarë;bashkimi i dhjetë milionë Shqiptarë
    në një shtet,benë fuqi,edhe tani,do arrinim prap rivalin ore
    idealin,duke kthyer famën edhe namën Pellazgo-Iliro-Shqiptarie
    ndërsa,Kosova me vetëm afro dy milion Shqiptarë,nuk është jo,
    as shtet,o shkret;vetëm një lagje e Shqiptarisë;prandaj,edhe
    Majlindes,në vend qe të gëzohej,ajo hidhërohej,edhe i rridhnin
    lotët e hidhërimit;sepse,si Shqiptare me dokumenta Shqipërie o,
    ajo përfaqësohej,stërflakërohej gjëja si kosovare një shtetit
    Kosovës;jo shetet kosova,as kombi kosovar;as gjuha kosovare,as
    asgjë,nuk vlen,as qe kren;për të mirën ah,vëllazëro-rihiro-o,
    farë shkripka vërria,ouuu,Pellazgo-Iliro-mbarë Shqiptaria;siç
    e dimë qe mbarë Gadishulli Pellazgo-Iliro-Shqiptarie;eh,qe tani
    barëbarët o tradhëtrët,nga ndanë,përçanë,kolonizuan,horrorizuan
    terë trojet-hojet tona,zona,në shtatë minishtete,shtatë mini-
    kombe,grini shkretë,grini kombe,korbe;fallce-tallce,këto trohe
    mohe,Kosovë Ahtisariane moj mjerane,si dhe Shqipëri Londineze,
    gadi terë meleze;po tentojnë,kërkojnë,qe t’na shpartallojnë,or,
    asgjasojnë;prandaj,ta plotësojmë tek amanetin,testamentin,more,
    ta ribashkojmë,ritrashëgojmë terë vendin;terë atdheun,atkreun,o
    qe na thërret,na bertet edhe sot gjegji dhe zoti;tandem Hyegjë-
    ndarin;Gjergji-Kastrioti-Skenderbeu me Adem Krylegjëndarin!!.
    Të fala një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri prej
    këso,pëso,beso;banda,tranda,terroriste,ferrorpiste,nën dhunë
    e furtunë,na përzunë,pakthim,amshim,molkote,golgote Shiptare,
    shtipfare,as mos kthehëmi,as mos prehëmi,as për varre as për
    zjarre,shekullore,shëmullore PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTARIE!

  2. Pershendetje Brilant ose Shkelqim ne shqip. Ty te lumte pena , mendja dhe zemra qe me shkrimet e tua mundohesh te ngresh lart e me lart zerin dhe nderin e Shqiptarit. Vetem se duhet te kesh parasysh qe shkrimet e tua dhe te gjithe atdhetareve,shkrimtareve dhe historianeve qe me shkrimet e Juaja mundoheni qe te zgjoni dhe te mesoni mendjen e Shqiptareve, lexohen,trajtohen dhe pasqyrohen, pergjithesisht prej Shqiptareve ne mergim, qe ne pergjithesi jetojne, punojne dhe gezojne duke respektuar rregullat dhe ligjet e vendit qe i ka mikpritur, por gjithmone paralell me zakonet e traditat e Kombit tone. Me pak fjale Atdhetarismi kryesisht ne vendin êmê Shqiperi êshtê gati utopi.
    Dhe kjo do te thote qe shpresat per mirêqenie,begati dhe bashkim varen vetem prej nesh, krahu me mendjeshendosh,memendjendritur dhe me i nderuar i kombit Shqiptar. Te gjithe te tjeret qe na udheheqin p.sh. ne Shqiperi ,Kosove, politikanet tane ne Maqedoni , jane plehrat e ketij Kombi qe flasin vetem ne emer te lekut . Pershendetje gjithe Shqiptareve te ndershem!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.