Shkupin e mori turku …

fotongashkupi

O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin ,e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…” – i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, ne shënimet e tij.

Unë si autor i këtij shkrimi  nuk dëshiroj të ngarkohem, me mëkatin e dyshimit të padëshiruar por koha ka me tregue dhe mund të thuhet se kjo e ligë  ka pikur nga qielli , me porosi .

“Lufta  “  psikologjike nuk zgjedhë mjete. Në krahinat kryeneqe, mund të bëhet ajo edhe me anë të motit të keq  të padëshirueshëm që e vret moralin  dhe shpirtin e pambrojtur  mijëra herë më shumë se arma dhe nuk le gjurmë. Mendja e njeriut nuk ka fund kur janë në pyetje shkatërrimet e identiteti kombëtar të shqiptarit të Shkupit .

“…Unë, dëshmoj për mënxyrën që na ka rënë mbi kokë dhe rrezikun të mbesim të shkëputur nga bota… Ky kërcënim lidhet me shfaqjen e  vërshimeve..për të cilën thuhet se ishin midis nesh, ….por shumëçka që këtu lidhet me kohen e pas vërshimeve, lë për të dyshuar se ajo është pjellë e ligësisë së robit….”

Vërshimi ishte pjellë e strategjisë. “Tek e fundit,  vërshime  ka pasur dhe gjithmonë do të ketë, pse t`ua vejmë veshin gjithaq kur ato vijnë nga i madhi që mendon për të gjitha?“ e qetësonte “Besa “ parinë e Hasanbeg- të Shkupit , në  Gushtin e vitit 2016 .

Të shkojmë me rend , pa inate ,pa sharje ,pa adhurime dhe pa paragjykime:

– Tre ditë pas përmbytjeve në Shkup, ku humbën jetën 22 persona Drejtoria për punë hidrometeorologjike u paraqit me një kumtesë ku thekson se katastrofë e këtillë deri më tani nuk ka qenë e shënuar në arkivat e Drejtorisë. “Kushtet fillestare që të formohet dhe zhvillohet ky mot i ligë është hovi i ajrit të ftohtë në gjirin e Gjenoas, formimi i cikloneve dhe valëve shoqëruese, të cilat gradualisht janë zhvendosur nëpër pjesët qendrore të Gadishullit Apetit dhe Adriatikut qendror, të cilat u përcollën dhe u paralajmëruan në prognozimet motit më 3, 4, 5, gusht duke potencuar destabilizimin e atmosferës (6 gusht)”, thuhet në kumtesë. Profesoresha universitare e menaxhimit me kriza dhe mbrojtje civile, Marina Mitrevska për DW shprehet se në këtë krizë kanë dështuar disa institucione, transmeton Portalb. “  (Pra dështim i qëllimshëm institucional )

“Dështuan nga Drejtoria për punë meteorologjike, drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Qendra për menaxhimin me kriza, që duhet të jenë vazhdimisht në kontakt. Nëse qarkorja është kritike pse nuk e mbyllën, pse nuk paralajmëruan, pikërisht aty kishte më shumë viktima. Në kontinuitet flitet për instrumente, aktivitete të gatshme, prevenim dhe paralajmërim të hershëm. A thua askush se ka ditur se në atë hapësirë ka kanale të parregulluara? Ku është sistemi për të cilin ne ndajmë para që i njëjti të punojë dhe të jetë funksional”, theksonte  Mitrevska. “ …

Dhe ndodhi çka ndodhi …

– Maqedonia nuk ka pranuar ofertën për ndihmë të Kosovës, e cila kishte shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa të forcës së sigurisë për të ndihmuar rajonin e Shkupitnë përballimin e emergjencës së shkaktuar nga përmbytjet. Forcat e sigurisë dhe njësitet e posaçme mund të ndihmonin autoritetet maqedonasve edhe në operacionet e kërkimit për të humburitPor nuk mjafton me kaq, pasi gjatë ditës së djeshme është raportuar nga autoritetet kufitare në Maqedoni se është penguar hyrja e disa kamionëve me ndihma nga Kosova për banorët shqiptarë të zonave të prekura..

  – Ky shtet ekziston falë shqiptarëve, kurse shqiptarët mund të jetojnë edhe pa ndihmën e këtij shteti. Këtë duhet ta kuptojnë dyshja VMRO-BDI, ngase sa më herët që e marrin vesh, aq më mirë u bën Se qeverisja VMRO-BDI është shoviniste dhe raciste, u dëshmua edhe në fatkeqësinë e fundit. Asnjë logjikë e shëndoshë dhe asnjë shpirt njerëzor nuk do të ndante dhimbjen dhe nuk do të ofronte ndihmë dhe solidarizohej vetëm me një bashkësi etnike, por kësaj (keq)qeverisje, i mungojnë shpirti dhe logjika. Ajo që shkakton më shumë indinjatë, është qëndrimi selektiv ndaj ndihmave të vendeve fqinje, duke mirëpritur ndihmat nga Serbia dhe duke penguar dhe refuzuar ndihmat e ofruara nga Shqipëria e Kosova. Ky shtet ekziston falë shqiptarëve, kurse shqiptarët mund të jetojnë edhe pa ndihmën e këtij shteti. Këtë duhet ta kuptojnë dyshja VMRO-BDI, ngase sa më herët që e marrin vesh, aq më mirë u bën. (Ka shkruar ne profilin e tij në facebook Adnan AZIZI)

– Një skandal po tronditë Hasanbegun. Aktivistët e Lëvizjes BESA të kamufluar si aktivist të organizatave jo qeveritare propagandojnë politikë tek banorët shqiptar të Hasanbegut të Shkupit, të cilët përjetuan tmerrin në fatkeqësin natyrore e 6 gushtit.   Skandali rritet edhe më shumë, Zhurnal mëson se organizatat jo qeveritare të kontrolluara direkt nga Lëvizja BESA kanë formuar një këshill koordinues për të mbajtur monopolin për shpërndarjen e ndihmave humanitare. Zhurnal shkruan se organizatat të cilat janë të kontrolluara nga lëvizja BESA janë këta: Shoqata Ensar-Shkup, OKH Merhamet-Tetovë, Kopru-Shkup, SH.K Vizioni-M, Shoqata Aktiviteti-Shkup, Shtracincë, Klubi Elita-Shkup, SH.Q.Aksi-Shkup, Shoqata Ardhmëria-Tetovë, Unioni Studentorë Shqiptar-Shkup, Lidhja e Nxënësve shqiptar-Shkup. Për kryetar i cili i përfaqëson këta organizata është Husrev Emin që mësohet se është një turk nga Shkupi.

“Lufta  “  psikologjike nuk zgjedhë mjete  , dhe u arrit qëllimi : “Katastrofa natyrore që ndodhi në Shkup tregoi dhe njëherë se institucionet shtetërore nuk ishin në gjendje të menaxhojnë suksesshëm me krizën e krijuar”… “ Këtë më së miri e tregojnë qytetarët e Hasanbegut, para kamerave të portalit fol.mk, ku shprehin haptas gëzimin për ndihmën e ofruar nga Turqia, dhe me gojën plotë banorët falënderojnë shtetin turk, në veçanti Presidentin Erdogan, siç shprehet një qytetar i Hasanbegut: “erdhi baba turk Taip Erdogan, dhe u kry puna”.

“…Unë, dëshmoj për mënxyrën që na ka rënë mbi kokë dhe rrezikun të mbesim të shkëputur nga bota….Unë si autor i këtij shkrimi nuk dëshiroj të ngarkohem, me mëkatin e dyshimit të padëshiruar por koha ka me tregue dhe mund të thuhet se kjo e ligë ka pikur nga qielli , me porosi .

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra 14.08.16
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 14 Gusht, 2016 — 14:24

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.