Pëllumb , na fal që shteti ynë është në gjumë

13924962_1765662680344097_5014168186237356278_n

Ky është i riu 28 vjeçar Pëllumb Marinkolaj , që u vra nga dora e shovinistëve grekë në një stacion policor në Athinë . Përse shteti shqiptar nuk kundër-përgjigjet në lidhje me këto tragjedi që po ndodhin me shqiptarët ?

11811570_537716746376097_2058587429534981199_nJeta për Atdheun (shkrimi #7)
 
Kush janë “ata” , që të vrasin dhe të poshtërojnë shqiptarët ? Kush janë ata , që përpiqen t’i nënshtrojnë vëllezërit tanë në shtetet fqinje dhe në shtetet e tjera të Ballkanit ?
Përgjigja është shumë e shkurtër dhe e kjartë : Ata janë askushi .
 
Këtë shkrim po e shkruaj me një shkas të madh , po e shkruaj për një tragjedi të madhe , që ka ndodhur këto ditëve të fundit , po e shkruaj për një djalë të ri që u torturua dhe u vra nga dora e shovinistëve grekë . Nga dora e armiqëve , që me shekuj të tërë kanë thurur plane djallëzore për të hequr qafe shqiptarët .
 
Ky shkrim i kushtohet Pëllumbit tonë shqiptar , Pëllumb Marinkolaj , që ishte emigrant shqiptar në Greqi . E që na e vranë dora e poshtër greke , na e vranë armiqët tanë dhe në të njëjtën kohë , Atdheut tonë i humbi një tjetër lule e re . Ata nuk do të jenë të falur nga ne për këtë gjest , e lëre më për masakrat që kanë kryer në popullsinë shqiptare ndër shekuj .
 
Besoj , që kjo tragjedi na kujton edhe rastin e vrasjes së Ilia Karelit nga grekët disa vite më parë në burgjet greke . Tani historia po përsëritet me vrasjen e Pëllumbit tonë shqiptar . Por ku është kjo qeveri shqiptare , që t’a dënoi këtë rast të tmerrshëm dhe të dënohet shteti i flliqtë grekë ? Ku është kjo qeveri hajdutësh e maskarenjësh ? Kjo qeveri e ky shtet kanë shkuar për lesh mesaduket .
 
Familjes së Pëllumbit nuk kam fjalë t’i shpreh për t’i ngushëlluar në një mënyrë , por kam disa fjalë , që do t’ia kushtoj Pëllumb Marinkolaj :
 
Pëllumb , na fal që shteti ynë është në një gjumë të madh , në një gjumë të madh letargjik , në një gjumë të rëndë . Mendoj se dikush i ka sjellë gjumësjellës këtij shteti . Populli mundohet t’a “zgjojë” këtë qeveri , por ata janë të “vdekut” në një gjumë dimëror . Na fal , që shteti ynë nuk është duke ndërmarrë asgjë për këtë rast , që të ndodhi ty . Shpresoj se ky është rasti i fundit , që ndodh me shqiptarët në burgjet e botës .
 
Shteti ynë është i interesuar vetëm për të vjedhë lekët e popullit të shkretë , për ato lekë , që populli ynë është duke i nxjerrë me djersë dhe mundime të mëdha .
Dhe kjo qeveri e “shpërblen” popullin duke ja marrë lekët dhe të bëj pazarllëqe me popullin . Pëllumb kjo është e vërteta e hidhur e kësaj qeverie , dhe këtij shteti .
 
Deri kur më , do të durojmë kështu , që të na poshtërojnë popujt e tjerë , edhe sa kohë popujt e tjerë , do të tallin bythën me popullin dhe njerëzit e shkretë , që dergjen burgjeve . Disa dergjen me faj dhe disa pa faj , por të dyja palët , nuk duhet që të torturohen në ato mënyra siç torturohen shqiptarët në burgjet e stacionet policore greke .
 
Por ty o Pëllumb , rasti dhe vdekja të erdhi në stacionin policor në Athinë , në atë stacion kur ti hyre i gjallë dhe dole i vdekur dhe erdhe në tokën shqiptare i vdekur por në zemrat e familjes tënde je i gjallë . E çfarë është duke bërë shteti ? Shteti ynë është në gjumë dhe për faktin , që është në gjumë , Pëllumb na falë , fale qeverinë për hatër të popullit .
 
Populli shqiptar , nuk e meriton t’i ndodh kështu siç është duke i ndodhur . U preft Pëllumb Mankolaj në parajsë dhe në paqe . Shteti nuk jep asnjë përgjegjësi për këtë tragjedi , por ka ardhur koha , që populli të jep dënoj fajtorët për këtë vrasje .
 
Kjo vrasje , duhet të paguhet vetëm me gjakë dhe me asgjë tjetër .
Nuk ka nevojë të paguhet as me milionat e botës , por vetëm me gjakë !!!
 

Brilant GASHI

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Pellumb,me na fal se shteti ynë është në gjumë,se kombi ynë o
    është bërë llumë,trumë;duke u shytur,mbytur,një batak,baltak;
    plot o lot llumë-shkumë,shkrumë,duke nënshtruar,nënshtruar,or,
    kapitullimin,tapishkul-shkimin;ëh,duke na falur,pa ndalur,gadi
    terë trojet-hojet armikut shekullore,ferrshkullorë;ore,more,ou
    duke bashkuar,drashmuar,rrafshuar;edhe,këta,për hata;trohë,or,
    mohë,Kosovë Ahtisariane,moj mjerane;si dhe Shqipëri Londinezë,
    gadi terë melezë;o,për intersa,kriterpresa,përsonalë,tersogalë
    duke ua falë gadi terë Shqiptarinë,terë trashëgiminë,pasurinë,
    mbarë kombëtare,mbarë Shqiptare;si dhe,duke na zënë,përzenë,or
    ndarë e përçarë;në të shtata-rashta-ashta,më të stërlashta,ou,
    posi plaçka-praçka luftë,futë;për bandat,trandat kriminalë or
    shfrimi-shkalë Ruso-Serbo-Sllavo-Grekë;oh,puso-gjërbo-shkavo-
    vdekë,prekë;qe pak u dukën,na zhdukën mbi 80% por;kërkojnë or
    tentojnë terë Shqiptarinë-por,o,do shkripka vërrinë;ou,pëlcet
    o kërcet,zullumi-llumllumi,prej trashi-drashi;me vetimë edhe
    murmurimë,nga qielli,or,dielli,qe do flakërojë,kratërojë,oh,o
    terë tokë e qielli;për Loke,qe Dielli;qe nga tragjedia,o,nga
    kragjegria,plot o lot varre masive,zjarre mafive,mijëra,mijëra
    dhe milionë e milionë masakruar,kasapraur;nga kësi kasapë,or,
    satrapë,mu nga gjaku o pragu Shqiptarit-shkrip varrit-zjarrit
    ou,do mbërthejë,shpërthejë,mu vullkani,ku Ballkani-Kullgjani,
    o Gadishulli-ah,ishulli Pellazgo-Iliro-mbarë Shqiptaria,ouuu,
    vëllazëro-rihiro-farëShkripka vërria,bashkë kocka-dega;dashkë
    toskë-gega;mallkojë,shkallmojë;rigufojë,triumfojë,hy-egjënda,
    Krylegjënda;qe gjegji sot,si përjetë mot,i terë Atdheu;Gjergji
    Kastriot Skendërbeu,kry UÇK.bashka-dashka Hy-egjëndarin oreee,
    me Adem Krylegjënadrin!!.Të fala një refugjat luftë nga Kosova
    në USA.vetëm njëri nga dhjeta milionë gadi terë Shqiptaria në
    molkotë,golgotë Shqiptarie-zhdripka vërrie;sepse,nën dhunë me
    furtunë na përzunë,qe kurrë më në këte gurrë,mos të kthehëmi o
    as të prehëmi,as për varre,as për zjarre tona,zona,shteg baba
    shteg;brengë shkaba brengë;shekullore,shëmbullore Shqiptaria!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.