TIKA është e padëshiruar në Kosovë

naimi_dashuria_memedheu

(Qysh ja ka marë dorën, kjo TIKA, renovimit të xhamijave, së shpejti ka me fillue shkollave me ua bashkangjitë edhe minaret. Kjo gratis, s`keni nevojë me akuzue për hajni. Pas kësaj , projekti i ardhshëm mbase do të jetë Sheshi “Skenderbeu” me të cilin rast, për shkak të punimeve Gjergji do të zbritet nga kali dhe pastaj, nëse nuk reagon askush mbase edhe harrojnë me e kthye prapa.  Pas një kohe kanë me thanë se Skënderbeu nuk ka luftue për pavarësinë e Kosovës kundër serbëve, dhe në kali do të e sjellin Sulltan Muratin, i cili dha shpirt në tokë të Kosovës.( nga Fadil Lepaja ) 

Andej nga  del fjala , del edhe shpirti – thotë populli , Kosova duhet t`i thotë Tikes ; Boll  mo ! Mos të qoftë as një pikë faleminderës , dhe udha e mbarë e në vendin tënd andej nga ke ardhur.

E di që nuk është e këndshme të dë dëgjohen këto fjalë  ,por e vërteta po tregon se e tepruat  . 

“Se çfarë fotografie mund të vihet në shkolla, është në kompetencë të Ministrisë së Arsimit, ose të shkollës, por se një organizatë heq një fotografi të Skënderbeut dhe vendos flamurin turk në sahat, nuk është edhe akt armiqësor, por vëllazëror.

Ajo organizatë nuk ka ardhur për të kultivuar ndenja patriotike shqiptare, por osmane. Domethënë respekton projektin e vet dhe arsyen e investimeve. Për të vepruar organizata TIka  ashtu autonome në vendime dhe zgjedhje , ia kemi lejuar  vet.- (nga Lis Bukuroca ) Miqtë më shkruajnë; nuk ka qenë dashur me ardhur fare (R Gashi )

Nëse Çajupi shkruante : “Shqipëtar,Shqipërin’ e mori turku, i vu zjarr! Shqipëtar, mos rri, po duku, shqipëtar! Pesëqind vjet kemi rruar me pahir, Lidhurë me këmn’ e duar me zinxhir!…Myslyman’ e të krishterë jemi keq! Të ngrihemi që të tërë, djem e pleq!” Ishte thirrje, inshte këndellje mendore e Çajupit . “ Ne sot kemi nevojë  vetëm të të zgjohemi dh eta kundërshtojmë ri-instalimin e otomanizmit në tokat tona . Këta burra që i shihni në foto ishin edhe ata të rrezikuar kur flisnin dhe i dilnin në mbrojtje atdheut . Po   sot ku jemi ? A nuk ka rizgjues të kombit , apo të gjithëve na mashtroi paraja turke ?

Shqiptaret nuk heqin për vend,por heqin për mend! ( Arbëri Demaçi )

rilindesit_shqiptare

 Dje e shkrova : “Sikur Rilindasit të kishin heshtur , bota ( me dhe pa dëshirë ) do ta kishte mbyllur syrin dhe do t`iu kishte bashkuar mendjes sonë harrestare dhe mohuese. Të flas direkt ; do të përfundonim si turq , si sllav dhe si grekë . Nuk pajtoheni ? “ Edhe sot po e them se, athua aq shumë jemi syleshur sa që nuk po e shohim të vërtetën me sy ?

Të na hjekë Tika  “Skenderbeun” nga shkollat tona ? Jo !

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra,19.08.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.