Malli për të parë Shqipërinë e Bashkuar

maxresdefault

11811570_537716746376097_2058587429534981199_nJeta për Atdheun (shkrimi #8)
 
Eh moj Shqipëri etnike , mbetëm udhëve të ndarë duke pritur se një ditë , do të jemi të bashkuar dhe nuk do të shkelen shqiptarët në trojet etnike , siç po shkelen shqiptarët në ditët e sotme në trojet e tyre . Të shkelet populli në tokën e vet është përnjëmend një tmerr i madh .
 
Dhe sigurisht , politikanët tanë nuk e kanë parasysh , që populli civil është duke u shkelur në trojet e tyre dhe për këtë ata nuk po bëjnë asgjë , që të parandalojnë këtë padrejtësi , që po ndodh në këtë shekull tek shqiptarët . Për këtë rast populli thotë “Më mirë , apet me i’a nisë luftës” .
 
Malli im për të parë Shqipërinë e Bashkuar , sa vjen dhe po shtohet dita-ditës , por çfarë të bën populli , që t’a heq këtë mall , që kanë për të parë Shqipërinë e Bashkuar nga Nishi e deri në Prevezë ? As ata e as unë , nuk po mundemi që , t’a shuajmë mallin për bashkimin historik Kombëtar . Patriotët e vërtet , që punojnë për projektin e Shqipërisë së Bashkuar , e ndjejnë këtë mall , që kanë ata për t’a parë Shqipërinë etnike .
 
Mund t’a bëjmë bashkimin kombëtar me këtë elitë politike që kemi ?
Përgjigja më e mirë është që , jo Asnjëherë . Vetëm nëse ka politikanë ose një parti politike , që vepron në të mirë të kombit . Po si të bëhet Shqipëria etnike , me këtë elitë politike ?
 
Ahh hartë e vjetër e Shqipërisë , të bënë copa-copa këta fuqitë e mëdha dhe Evropa lavire , që një herë të vetme nuk i’a kemi parë një të mirë që , e kanë bërë për ne . I imponojnë Dardanisë (Kosovës) simbole pa-lidhje , vetëm e vetëm që të mos bashkohet me tokën amë , me trungun e mëmës Shqypni .
 
Shqiptari nuk e njeh këtë traditë , që të imponohen disa simbole , që janë në dëm të tokave shqiptare . Kjo është një padrejtësi e madhe .
 
Shqipëri , Evropa të mori një pjesë të Shqipërisë Veriore dhe Veri-perëndimore në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit dhe Konferenca e “Paqes” në Londër më 1913 , dha padrejtësinë më të madhe duke shkëputur tërë Shqipërinë veriore (Kosovën) , Shqipërinë Lindore dhe më poshtë edhe Shqipërinë Jugore nga trungu u nënës Shqypni , duke i’a dhënë Serbisë , Malit të Zi dhe Greqisë tokat tona , të derdhura me gjakë shqiptari .
 
Vetëm këtë të “mirë” e bëri Evropa plakë për ne shqiptarët . U bë përçarja e shqiptarëve veri-jug , u kultivua me të madhe kodi më primitiv i shqiptarëve : Vëlla-vrasja dhe u bënë dallime të mëdha ndërmjet trojeve të andej e këndej kufirit .
 
Dhe për më tepër , ky është kulmi i gjithçkaje për shqiptarët etnik :
Në shkollën “Elena Gjika” në komunën e Prishtinës , hiqen portretet e heroit Gjergj Kastriotit dhe vendosen ora me simbolin e organizatës anti-shqiptare dhe kriminale TIKA . Me të vërtet , ky është kulmi për gjithë shqiptarët . Tani po e dijmë se cilat na qenkan pasojat e ndarjes së tokave shqiptare .
 
Zot , nëse nuk e bëjmë Shqipërinë përsëri të bashkuar (ashtu si ishte) , të lutem na mbështet të paktën ti , që të ruajmë këtë copë tokë , që na ka ngelur dhe mos lejo , që të vijnë të ligjët dhe të bëjnë pazare siç dijnë të bëjnë me tokat shqiptare . Kemi lindur në këtë tokë , jemi rritur dhe do të vdesim me faqe të bardhë , për bashkimin e trojeve të bekuara shqiptare .
 

Brilant GASHI

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

2 Comments

Add a Comment
  1. Heeej,malli për të parë Shqipërinë e bashkuar;ndjeeej,na kalli
    shkretë vrarë,shkripërinë trashëguar;qe si përjetë mot,vertetë
    o zot,ndër të parët,qenë Shqiptarët;qe u ngulën e u dualën zot
    prej zotit o motit;anëmbanë,zanëmzanë,gadishullit,ah,ishullit;
    Pellazgo-Iliro-mbarë Shqiptarie;vëllazëro-rihiro-farë shkripka
    vërrie;kësaj malësie,me kodra-votra të larta,më të arta,tek si
    lis,plis,pris;shekullor,shëmbullor;djep kulturë,kep strukture,
    më të përparuar,më të emancipuar;qe edhe sot,si përjetë mot,o,
    zmër tokë,emër lokë,gjenë o krenë,gjenie o krenie,gjenialë or
    krenifalë;duke filluar,tfilluar,mbillet o fillet e terë kombë-
    tare,ndërkombëtare;si Eurpiane,moj mjera mjerane;po dhe mbarë
    botërore ore,mbarë njerëzore;qe ditë për ditë,dritë për dritë;
    nga thellësi tokë,kthjellësi oj Loke-Nena mbarë Shqiptare,duke
    nxjerrur,tjerrur,argumente,farkuar-trende,me fakte o akte,oha,
    nga koha e lashta,stërlashta,sepse,siç argumente,vargu rende,o
    si prind,qe t’i bind,të ringriti,të rilindi,parahiroprinë,ore,
    gara historinë,më perparimtare,me humanitare;ëh e lumja,o,moj
    Pellazgo-Iliro-mbarë Shqiptare;edhe sot,mësa me shekuj-shekuj
    tempuj-tempuj,mileniume moj e lume,qe terë rrethuar,përthekuar
    nga armiqet,gardhiqët;vetëm duke u mnuduar,tunduar,o,qe të na
    çfarrosin,çvarrosin;per të na humbur,shkrumbur;as shej padokë
    ah e shënjta Lokë;porse,ndonse;kot e keni,sot qe gjeni;mu kjo
    fara e mbara,më e shënjta,më e shtrëjnta,mbretresha,perendesha
    e mbarë njerëzimit,ndjerëzimit;qe edhe nga varret o zjarret më
    masive,mafive,do të mbinë si bari,fara e mbara Shqiptari;oh qe
    anëmbanë,zanëmzanë,trojeve të veta,hojeve si bleta,mbledhur or
    mbjellur mjaltin e jetës,më të lartin e vertetës,terë pjetës,a
    qe do rigjallëronin,riflakëronin,si vullkani,kullgjani,more,o,
    shi Ballkani ballkanie;kallkani kallanie,qe do rigufojë,dhe do
    triumfojë,sepse,mu në sedër,n’etër,nga gjaku-pragu derdhur ore
    hedhur nga varret-zjarret masive-mafive;shpërthejë,mbërthejë,o
    timi o flaka,krimi o shlaka,deri lartë,zeri zjartë,lartësie,o,
    zjartësie,mu pran altarit t’Shqiptarit,tokë-qielli,ore,more,oh
    Loke-dielli;qe do shpërthejë,ngerthejë,terrin o ferrin,edhe do
    rrezatojë,brezatojë,prap se prap,trap se trap,ou,rrap qe rrap;
    dhe shi pragu-gjaku do rikthejë,rivejë,të zotin e trojeve,ore,
    terë motin e hojeve;sepse,gjaku o pragu nuk mund të humbin,ore
    as nuk tund ke shkrumbin;sep,nuk ka prag pa u kthye,o me gjak,
    or me krye;ouu,or me gjak,o me krye!”T’fala një refugjat luftë
    nga Kosova në USA.vetëm njëri nga dhjeta milionë,ouu,gadi terë
    Shqiptaria,qe shkripka vërria;or,kush i ka edhe tri pika gjaku
    të Shqip Shqipes Shqiptare;terë kombëtare;ou ndërkombëtare,le
    të tregojmë vetvetin,për interesa mbarë vendin,rendin;diaspora
    o,pria dora;mbarë Shqiptaria,t’veprojmë për mbarë bashkimin o
    mbarë trashëgimin,për troje-hoje tona anëmbanë-zanëmzanë mbarë
    shkripka-verrisë,ouuu,mbarë Shqiptarisë!!

  2. un jam mir kur asht shipnia mir isa boletini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.