Marrëveshja greko-turke për zhdukjen e shqiptarëve

refugjatet_turq_kolone_ne_tokat_tona

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe /shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !”/- Gottfried Wilhelm Leibniz – albanolog,/

Greqia është, ajo është jo falë vendvendosjes së popullit të vet ,por falë vizatimeve të jashtme dhe me entitet të jashtëm ,Greqia jeton pse të huajt e duan këtë. Kjo na spjegon qartë se pse Greqia do të mbetet  gjithmonë si një dështim politik dhe gjithashtu ekonomik. Në librin e historianit Arben Llalla: “ Demografia e viseve shqiptare në Greqinë e Veriut”  e lexova këtë thëne të poetit të madh grek (Nobel 1979) Odysseas Elytis ku ka shkruar:” Atdheu im, një mural i mbajtur prej shtyllave franceze, shqiptare , vllahe dhe turke. Kushdo që i përmend shkon në burg.” E , pra?

Si u krijua Greqia?  Nga të huajt  dhe vullnetin e të huajve.

Sipas shkencëtarit Bruce Clark ,liderët e Greqisë dhe të Turqisë si dhe disa qarqeve ndërkombëtare u munduan të bëjnë një “homogjenizim”( thonjëzat fxh) të popullsisë në shtetet e tyre, duke u munduar të “krijojnë dhe të forcojnë”  natyrën e kombeve-shtete për shtetet e tyre. Por  a u arrit kjo, dhe me kend deshtën të krijojnë kombet-shtete?

Shkëmbimi i vitit 1923 i popullatave në mes të Turqisë dhe Greqisë ishte shkëmbimi më i madh  deri në at kohë ,ose si ta quajmë një përzënje e madhe e popullatave vendëse të shekullit 20.të. Në këtë largim-përzënje u inkuadruan mbi 2 milion njerëz , refugjatë me dhunë dhe “ de jure” duke i shnatyralizuar nga vendet e tyre të banuara me shekuj (turqit  selgjuk ortodoks)  ose me mileniume (shqiptarët e Greqisë) nga një traktat i promovuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar i njohur si Traktati i Loranës. Dokumenti për shkëmbimin e popullsisë u nënshkrua  në Lozanë të Zvicrës në vitin 1923 në mes të Turqisë dhe Greqisë. Kush u shkëmbye? Banorët ortodoks (shumica turk ortodoks si dhe shqiptarë e vlleh ortodoks) qytetarë të Turqisë me qytetarët e Greqisë të fesë muslimane (shqiptarët musliman të Greqisë).

Nga Turqia ,së paku një milion ishin të fisit Karamanlidis ,turq (selgjuk) ortodoks me gjuhë turqishte amtare. Nga Greqia u shporrën shqiptarët vendas  sepse ishin musliman.

Paramendoni , të dy shtetet e bënin homogjenizimin(?) e popullatës dhe shtetit me popuj të huaj. Greqia i përzuri shqiptarët sepse ishin musliman dhe se e donte tokën e tyre; kurse Turqia i largoi në masë të madhe vetë popullin e vet turqishtfolës vetëm pse ishin të një feje ortodokse.? Po pse të “importonin” shqiptar?

Kush ishin turqit ortodoks? Para ardhjes së turqve ,popullata lokale e Anadollit ( sipas burimeve bizantine) ishin në një numër prej 12-14 milion. Migracioni turk në Turqinë e sotme u krye si pasojë e lëvizjeve dhe dyndjeve të mëdha turke nëpër Azinë Qendrore deri në Europë dhe në Lindjen e Mesme në shek. 6-të dhe dhe në shek.11 -të.

Ata të shekullit 6-të ishin parabullgarët e Bullgarisë së sotme. Kurse turqit që jetonin në Mbretërinë Selgjuke erdhën në Turqi rreth shek. të 11-të. Në shekujt pasues ,filloi asimilimi i popullatës vendëse në turq selgjuk. Perandoria e madhe e Turqve Selgjuk u forcua rreth vitit 1090. Shtëpia e Selgjukëve ishte një degë e turqve Kınık Oğuz të cilët jetonin në periferinë e botës muslimane, në veri të Detit Kaspik dha atij Aral në Yabghu Khaganate të bashkfederatës Oğuz në shek.e 10-të. Beteja e Manzikertit në Anadoll , e Gushtit 1071 e shënoi fitorën e turqve selgjuk dhe ngritjen e Sultanatit Selgjuk të Rumit.

Sultani i fundit Selgjuk ishte Mesudi II ,që vdiq në vitin 1308.

Turkomanët i themeluan disa pricipata t’ tyre në anadoll (bejllyqet) nga një dominim Mongol të Turqisë. Beylikët(bejllyqet) më të forta  ishin ata Karamanidët dhe Gjermijanidët nëAnadollinë qendrore. Përgjatë detit Egje nga veriu në jug ishin Karasidët., Surukhanidët ,Ajdinidët dhe Mentashët,kurse Detin e Zi e kontrollonin Jandaridët ( Ifsendijaridët)

Historia nuk ka prognozë. Bejlyki i Dinastisë Osmane (Otomane) ishte në veriperëndimin e Anatdollit për rreth Söğütit  dhe ishte bejllëk i vogël dhe i parëndësishëm. Por, mbrenda  200 viteve të ardhshme Bejllyku Osman u shndërrua në Imperatori Osmane (Otomane) duke u  shtrirë gati në tëre Ballkanin.

Turqit  selgjuk sot jetojnë edhe në Rumaninë ,Bulgarinë dhe Moldavinë e sotme. Flasin turqisht e janë të fesë ortodokse. Emri gagauz është përqeshës për ata ,por ashtu i njeh bota dhe janë pasardhësit turqve Selgjuk të Sulltanit të Anadollit Sultan Izzeddin Keykavus II (1236–1276). Thuhet se arrijtën në Ballkan nga Turqia pas luftërave ndër fisnore.

Por është edhe tjetra se  selgjukët e Ballkanit ( rreth 150 000)  janë edhe  pasardhësit e parabullgarëve turq të Bullgarisë së sotme. Flasin turqisht dhe janë të krishterë ortodoks.

Të kthemi në vitin 1923. Mbi dy milion njerëz i humbën vatrat e tyre shekullore , mijëvjeçare . U krye ”shkëmbimi” më i turpshëm e shekullit të 20-të. Qëllimi i qartë që Greqia të zbrazet nga shqiptarët dhe Turqia nga Ortodoksët .

Tragjedia “greke” nuk mbaron me kaq, pikerisht sepse autoritetet “greke” apo qeverisë Greke i duhej qe ketyre 2 milion turqve ortodoksë t´u mesonte greqishten (pra tu mesonte greqisht ….”grekëve”??? ) Dhe turqit selgjuk ,gagauz pasiqë mësuan greqishtën u bënë ”grekë të patër.” Kjo periudhë ishte shumë  fatkeqe për ne , kur nuk kishim fuqi të bënim as gëk me gojë.

Edhe kjo pra ishte një marrëveshje për zhdukjen e shqiptarëve.

fahriu_yne

Nga Fahri Xharra
Gjakovë, 1 Tetor 2013

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.