Po jemi të një gjaku o të mjerë

14102307_537146566496454_8685541056866655603_n

Shkruan : Brilant Gashi

Shkruan : Brilant Gashi

Jeta për Atdheun (shkrimi #10)
 
Duke parë që pendën e shoh si armën e vetme , që mund të shprehem , dëshiroj që të shkruaj për një temë , që edhe mua , por edhe çdo shqiptar tjetër e vret në shpirt . Jemi të përçarë por tani e tutje , jemi duke u përçarë edhe më shumë . Si duhet të bëhet ky bashkim me këtë përçarje të madhe , që ne kemi . Ky bashkim nuk do të bëhet .
 
Shpresa që ne do të bashkohemi dhe që të bëhet bashkimi kombëtar , po shuhet dhe po digjet si cigarja . Nuk do të mund të bëhet ky bashkim gjithë-shqiptar , nëse brenda kufijve ka përçarje të madhe dhe dashuria për pushtuesit shtohet çdo ditë e më shumë .
 
Për ne , Konferenca e Londrës , është një Konferencë shumë e dështuar për ne , se kështu edhe u shënua kufiri mes trojeve etnike shqiptare , u shënua kufiri me gjakë midis Kosovës dhe Shqipërisë . Këtë e gjë e bëri edhe Perandoria Osmane kur na ndau në 4 vilajete por Konferenca e Londrës e dha nënshkrimin e fundit .
 
Që nga ajo ditë , por edhe në ditët e sotme , ne jemi të përçarë në mënyra shumë të tmerrshme , por ne nuk duhet të jemi kështu , në këtë gjendje që jemi tani . Në vend , që të ketë paqe dhe vëllazëri mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të tokës amë , aty ka përçarje .
 
Kjo përçarje kombëtare , nuk do të mundet të na zhvilloj si një komb i bashkuar , që detyrë mbi detyrë , e ka që t’a bashkoj popullin shqiptar dhe t’i bashkoj në mënyrë fizike edhe trojet shqiptare , të cilat janë shpërndarë në të katër anët e Ballkanit .
 
Zot , të lutem më lejo , që t’a mbajë durimin në këto kohë të vështira , që është populli ynë . O zot ndihmoje këtë popull të shkapërderdhur .
 
Në këto ditë të “paqes” për kombin tonë , janë duke u bërë dallime të ndryshme mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës . Dallime të fëlliqura , të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhen . Dallime , të cilat na largojnë nga njëri-tjetri dhe nga dashuria vëllazërore e dy vendeve të ndara .
 
Kësaj radhe kjo përçarje po bëhet në botën e sportit .
Shumë nga lojtarët shqiptar , që kanë lindur në tokën e Kosovës , kanë luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë së Bashkuar dhe me këtë kombëtare , që bën bashkë të gjithë shqiptarët , kanë arritur të shkruajnë historinë e kësaj kombëtareje , që është themeluar më 1930 . Por më pas , këta lojtarë zgjodhën të luajnë për përfaqësuesen shqiptare të Kosovës ose “Kombëtaren Kosoare” .
 
Dhe në këtë mënyrë filluan edhe ofendimet e shqiptarëve të tokës amë ndaj atyre lojtarëve , që zgjodhën të luajnë për Kosovën , pasi që u pranua në federatat e mëdha botërore të futbollit si UEFA dhe FIFA .
Ata lojtarë , që ishin në Kombëtaren shqiptare , por zgjodhën të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës janë : Milot Rashica , Alban Meha , Herolind Shala , Sinan Bytyqi , Amir Rrahmani . Por ndoshta numri pritet të shtohet .
 
Ofendimet mes këtyre shqiptarëve nuk kanë të ndalur , sepse kanë filluar që lojtarët , të cilët tani e tutje luajnë për Kosovën t’i quajnë “tradhëtarë” e “hipokritë” . Mosni mor të mjerë se ne jemi vëllezër të një gjaku , flasim një gjuhë . Nuk duhet të përçahemi kështu or vëllezër sepse armiqët e shohin përçarjen si armën më të mirë për të na sunduar .
 
Ajo ndarje më 1913 , është duke na goditur me të madhe o vëllezërit e mi , sepse po të mos bëheshin padrejtësi ne nuk do të ishim kështu siç jemi në ditët e sotme . Do të ishim në një flamur të vetëm . Por edhe lojtarët që kanë pranuar të luajnë për Kosovën , dëshirojnë që të japin kontributin e tyre për përfaqësuesen e Kosovës . Sikur të bashkoheshin këto dy ekipe tona shqiptare , atëherë ne do të ishim më shumë se kurrë të bashkuar .
 
Edhe unë i dëshiroj Kosovës sukses të madh , por i lutem që ato suksese t’i festojë nën ngjyrat e bukura Kuq e Zi , në flamurin me shqiponjën me dy krerë . E lus zotin , që kjo Kosovë dhe kjo Shqipëri të bashkohen sa më shpejtë dhe të mos bëjmë asnjëherë përçarje të tilla .
 
Rroftë Shqipëria e Bashkuar
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Po jemi të një gjaku o të mjerë;zo kemi zë hije pragu o,djerë;
    të një pragu,një gjaku,një gjenë o një krenë,një gjenie o një
    krenie,gjenealogjie or,kreneagoxhie;terë lulekuqe or vulebuqe,
    qe binë o vinë;nga masakrime o kasaprimet,berë masakra-kasapra
    nga kasapët,satrapët ardhcakë-gardhalakë për qellim,përcëllim;
    për okupimin,uzurpimin,për t’na zhdukur,pak duke u dukur;qe me
    shekuj o shekuj,duke shnderruar,shferruar,dhe tempuj o tempuj;
    qe kulturën,strukturën tonë atdhetare,si dhe atë fetare,more,o
    Pellazgo-Iliro-mbarë Shqiptare;artefake,zjarte-akte,duke na i
    fsheh,ngreh,qe mbi kulturën tonë-zonë;përjetë mot o,tonat,ore,
    tevonat,;duke tjetërsuar,përpjestuar,përvetsuar;gjeja se janë
    monumente-zonurende,të okupatorit,tërbufaktorit,përmes dhunë o futrunë,na përzunë;duke menduar,tentuar t’na ndërrojnë,dhe
    motin o zotin;duke mbjellur,shtjellur,plot,përplot troje-ploje
    tona-zona,varre,zjarre masive,mafive,pastrime epike më çetnike
    kastrime fashiste,drazhiste,gjenocidalë,etnocidalë;edhe më zi se holokauste-rolomamuzde Hitelriane apo Staliniane;dhe,o,këso
    pëso,beso,më gjenocidalë,etnocidalë,katastrofalë,a,kanibalë,oh
    qe kurrë or burrë,o,grua;nga kjo gurrë o krua,nuk ngopën,as oh
    nuk kopën,me gjak-prag Shqipatri,ouuu,me gjak-prag Shqiptari;a
    dhe,ca tradhëtarë,barëbarë,batakgjinj,katakgrinj;ore,more,oha
    nuk u ka mbetur,tuk u ka tretur,një pikë gjak Shqiptari;oh,qe
    kanë një frigë-shtrigë shtip-zvari;mbeturina,shkerturina,hore,
    dorëzir,horëzir;edhe gjakun or kanë të nxir;dhe pragun e kanë
    grir,edhe shpirtin or,shkitin qe kanë shitur,shkitur;oh,qe nuk
    vlejnë as për pesë para;se nuk gjejnë as kresë-zgara;ëh,q’kanë
    humbur-shkrumbur edhe përkatësinë kombëtare,përgjakëzinë kore,
    më korbëtare,më vorbëtare,më kobtare;qe si vegël-çengël armiku
    qe humbi-shkrumbi edhe familjen;as nuk gjindej kandiljen,porsi
    as askush,shkas o babush;nuk deshiron,as mëshiron,për t’i parë
    vetëm o vetëm,duke i sharë,zhgarë;si tradhëtarë,barëbarë,qe or
    shesin dhe tresin;edhe gjakun o pragun,për para;qe shesin dhe
    tresin,edhe shpirtin për shkara,zhgara;qe sukur,fikur,duke ua
    fshirë,mpirë edhe mendët e kresë,rendet e presë;qe as toka,as
    koka,as qielli as dielli,as krene as gjenë;nuk i pranon,tuk i
    shuk-amshon;vetëm,vetëm,le të thejnë qafën,ngrejnë gafën,atje
    tek varret-zjarret mafive,tradhtive,ukupatorëve,uzurpatorëve,o
    qe as në këte botë,as në atë botë;kjo farë e keqe,përdreqe mor
    kot,nuk mbetej,pshtetej,as për varre-zjarre,vetëm,vetëm,mu në
    terr të territ,tek shpallej jo shtatë-shtata;porse,nendë or,më
    renda;shkallej,shkallëj-shpallej thupër-supër ferr të ferrit,o
    le të digjej or,le të piqej;nga trandia or,nga tradhtia;ah,ore
    anti kombëtare,anti Shqipatre;anti botërore,anti njerëzore!..
    Të fala një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri nga
    dhjeta milionë,gadi terë kombëtare Shqiptare,nën dhunë,furtunë
    na përzunë,gjëja,preja;pa kthim,në amshim;porse prap se prap,o
    rrap se rrap;do kthehëmi,prehemi,nga varret,zjarret tona,zona,
    për ribashkimi or ritrashëgimin,mbarë kombëtare Shqiptare!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.