Çfarë është një komb pa shkronjat e veta ?

14079677_515090218677048_6814881263308707103_n

Shkruan : Brilant Gashi

Shkruan : Brilant Gashi

Jeta për Atdheun (shkrimi #11)
 
Shkronjat për një komb janë të shenjta , shkronjat janë ato që edhe mund t identifikojnë një popull të tërë , sa do i madh që të jetë . Shkronjat janë të arta , janë të arta për një komb të tërë dhe pa shkronja nuk mund të ketë një alfabet për kombin .
 
“Shkronjat bëjnë kombin të quhet komb , po të mos ketë shkronja shqip , dituria e kombeve të tjera do të na mbysë , nuk do të dëgjohet më fjala shqiptar e shqip .” – thoshte kleriku i nderuar Papa Kristo Negovani , i vrarë nga shovinistët grekë në pabesi . Grekët dëshirojnë t’a fshehin këtë , por e vërteta nuk do të mund të fshihet kurrë .
 
Në botën tonë , në këtë planet që quhet tokë , dihet se të gjithë popujt , kanë historinë , kulturën dhe po ashtu gjuhën e vet . Në trojet shqiptare ka pakica kombëtare si p.sh grekët , serbët , goranët , turqit etj ., dhe këta kanë në shkollat e tyre gjuhën e rrënjëve të tyre , por vetëm nëse banojnë në zona të cilat janë shumicë aty .
 
Kombi jonë e dashur , gjuhë të shenjtë e ka gjuhën e bukur shqipe . Këtë gjuhë të perëndisë , gjuhë me të cilën zbërthehen fjalët e panjohura , zbërthehen emra të perëndive dhe hyjnive të lashtë si Homeri , Athina , Zeusi , Afërdita etj . Këto emra vetëm një gjuhë mund t’i zbërthej . Ajo është gjuha shqipe . Shkronjat e emrave të këtyre hyjnive janë shkronja të arta shqipe .
 
Gjatë kohës së Perandorisë Osmane , neve nuk na kanë lejuar osmanët , që të përdorim gjuhën tonë shqipe në shkolla dhe ky mos-lejim i gjuhës shqipe nga turqit dhe futja e gjuhës turke në trojet shqiptare , ndikoi në asimilimin e popullit në trojet e veta .
 
Falë rilindasve tanë , që punuan në të mirë të atdheut në vendet e jashtme , shumica e popullit i shpëtoi asimilimit . Duhet të mësohej gjuha shqipe në një mënyrë në trojet tona .
 
Më 7 mars 1887 , u hap shkolla e parë shqipe në Korçë nga Pandeli Sotiri , për t’i lënë hapësirë fëmijëve , që të mësojnë shkronjat shqipe . Sigurisht pushteti osman nuk lejonte të mësoheshin shkronjat shqipe , prandaj këto mësime në shqip , mbaheshin në fshehtësi për të mos lejuar mbylljen e shkollave nga turqit . Nga kjo mund të themi , që ndalimi i gjuhës tënde në vendin tënd është një krim kulturor .
 
Më 15-22 nëntor u mbajt Kongresi i Manastirit më 1908 për të krijuar alfabetin në gjuhën (shkronjat) shqipe . Në të u vendos që të zëvendësohej alfabeti arab me alfabetin latin . Por pushteti osman nuk lejonte , që të ndryshohej alfabeti arab me atë latin . Erdhi edhe momenti historik që të krijohej alfabeti shqip në shkronjat dhe gjuhën shqipe , sepse mjaft më kishim duruar me shkronja arabe , shkronja dhe alfabet që nuk na përket neve .
 
Çfarë mund të jetë një komb pa gjuhën e vet ? Pa shkronjat e veta ? Nuk mund të jetë një komb fare , sepse shkronjat (shqip) bëjnë kombin (shqiptar) të quhet komb .
Pra ne vijmë në përfundim që pa shkronja nuk ka arsimim e mbi të gjitha nuk ka as komb .
 
Shkronjat formojnë fjalët dhe fjalët formojnë fjali (të ndryshme) . Kështu është gramatika në gjuhën shqipe . Bërthama e të gjitha këtyre është shkronja . Shkronjat bëjnë një komb siç jemi ne kombi shqiptar . Jemi shqiptar dhe jemi krenar që kemi shkronjat tona shqipe , që krijojnë gjuhën tonë .
 
Shqiptarët shkruajnë me shkronjat shqipe dhe shkronjat formojnë gjuhën tonë shqipe . Një komb pa shkronjat e veta , nuk është komb . Asnjë shqiptar nuk guxon të mos shkruajë e të mos lexojë në gjuhën dhe shkronjat shqipe .
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Shqiponjat e vlejnë globin;si shkronjat qe bejnë kombin;Shqip Shqipe,
    më e shënjta,më e shrëjnta;qiellë qiellimi,dielle diellimi;qe e para
    më e mbara,shëndë shënjta,trendë shtrënjta,duke e filluar,tfilluar o
    ngjallërimin,strallërimin,mbi tokë,vri bokë;fillon,tfillon fillimi,a
    tfillimi,rigjallërimit,rivallërimi,o,sqotës-botes bimore,shtazore,or
    riNore,brazore;qe jep sinjalet,rivalet krijimit,flijimit,rizgjimit o
    rigëzimit;të jetës dhe vertetës njerëzore,ndjerëzore,brezore,ore,mor
    rrezore;ndër breze me rreze të gjallërisë,strallërisë;duke jehuar dhe
    kënduar,këngët or,grengët rigjallërimit,ristrallërimit,tek bashkimit
    or trashëgimit,tek fiseve,hiseve;prisave,plisave,më shekullorë,ore o
    shëmbullorë;qe duke u bashkuar bashkimi-trashëgimi qe formuan dhe or,
    NORMUAN gjuhën,qe ruhën,fillet,tfillet e kombit,globit të Mbarë,ore,o
    kombi mbarë kombëtarë,mbarë Shqiptare;qe tek ruhën,gjuhën,hIroglinë o
    historinë,dhe para historie,gara hiroglie,qe kjo gjuhë parë,nga zoti,
    ah moti,duke prirë,shkrirë,në rigjenerime,rikrene-bime,qe rrjedhin or
    nga fillimi,tfillimi,porse,lenë-shkaba ore,nenë-baba-fillimi,tfillimi
    i gjuhëve-pruhëvë sqotes-botes,është mu kombi dhe gjuha Shqip-Shqipe,
    qe shkrip shkripe;si rrufe,pru këte dhe;me një ylber oh,shumë ngjyra,
    skyfter shëmbëlltyra;shi,kurorë-urorë duke rilindur,ringritur etër o
    më të vjetër,terë ringritjen-rilindjen mbarë qilllit o tokës,diellit
    moj lokës;gjene gjenerate,krene krenefate;hy-egjënda,ou,krylegjenda,o
    si përjetë mot,në të vertetë o zot;hy-egjëndare-kralegjëndare oree,ou
    Shqipja-shkripja praruar,flakëruar;me shkronja të arit,ah,shqiponja Shqiptarit,me nipe-shqipe,mbesa-besa,duke triumfuar,rigufuar,krye të
    altarie;hye or ShQiptariie;duke dalë zot,përjetë mot,të terë globit
    shkripe,për kombin shkripka vërria;glob o komb i pari-Shqiptaria!.
    Të fala një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri nga dhjeta
    milionë gadi terë Shqiptaria nga banda,tranda nën dhunë,furunë qe na
    përzunë,por,kot tej koti,qe zot prej zoti,di priballej dhe do rigja-
    llej mbarë ploje-troje shteg baba shteg,brengë shkaba berng,ore,more
    zjarrë shkripka vërria,ouuu,mbarë Shqiptaria!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.