Kultura Kombëtare: SA ÇUDI ME CA SHQIPTARË!

lufta_e_kosoves

 

Sa çudi me ca shqiptarë
T’parehatshëm sa t’jenë gjallë
S’mundet kush t’ u bije n’fije
Çdo gjë prishin fund e krye!

Me muskuj të buldigardit
Iu kanë turrë edhe standardit
Sepse shqipja e unisuar
Po u duket e shëmtuar!

-Pse të tërë nga janë shqiptarët
T’flasim vetëm një standard?!!!
-Më mirë me standard t’mëhallës!
K’shtu shqiptari bëhet tallës.

Atë që prindërit na e ndërtuan,
Po u duket se gabuan
E këta sot janë më të mençur:
T’prishin t’vjetrën, t’renë ta ndreqin!

Kjo logjikë është në ca koka
Ç’është unike, ta ndajnë n’copa!
A është n’rregull a po jo
K’tu përgjigje mos kërko!

Gjithmonë diç që unifikon
Të çon para, t’përparon,
Por kjo s’vleka për shqiptarët
Po çuditen dhe gomarët!

-Ne po duam një gjuhë t’re
Si t’na teket ta bëjmë ne!
A është mirë a nuk është mirë
Kush po t’pyet, more fakir!?

-As me kombin s’është në rregull!
Ta ndajmë n’dysh duhet përpjekur!
-Ne jem’ kombi kosovar!
Po gërvallen ca tru-tharë!

-S’po na pëlqen uniteti
Du’m përçarje ndërmje’ veti
Du’m komb tjetër, tjetër gjuhë
Ç‘na u ka bërë kjo mendje dru!

-Zot’i Madh ju pastë në dorë
Ta dini se na bëtë horë!
E din ujk edhe ari
Se bashkimi bën fuqi!

prof_Zymer Mehani

Poezi: Zymer Mehani

 

Shperndaje ne
Updated: 28 Gusht, 2016 — 13:44

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.