PO THOTË PRESIDENTI….

pikepyetjet

prof_Zymer Mehani

Shkruan: Prof. Zymer Mehani

Po thotë Presidenti: “Janë krejtësisht të panevojshme dhe të papranueshme skenat nga fshati Mushtisht,” E unë po e plotësoj, duke e pyetur: E të nevojshme na qenkan vizitat e orkestruara nga

Serbia të kriminelëve serbë?!

Çfarë hipokrizie!

Prapë, Presidenti e thotë një fjalë të madhe: “…këto veprime të gjithë kanë të drejtë kthimi në pronën e tyre. Kjo vlen për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim etnie,” . Unë si qytetar e pyes Presidentin në Veri të Mitrovicës a po mund të kthehen shqiptarët?!

Sërish, Presidenti na tregon:“Çështja e të zhdukurve, e të zhvendosurve, e pronave të uzurpuara janë plagë të hapura nga lufta. Duhet t’i mbyllim sa më parë këto plagë dhe të kthehemi nga e ardhmja,”. Ne i themi Presidentit se s’mbyllen plagët e zemrave tona duke u përkulur para pllakave, në të cilat shkruan se viktimat pësuan “…… nga terroristët shqiptarë”!!!!!

Ai duke dënuar dhunën, përmendi edhe ndëshkimin e krimeve.

Për cilat krime e keni fjalën, President! S’ju kuptoj fare për çfarë krimesh e keni fjalën!

“Drejtësia është kusht për pajtim të sinqertë dhe për ndërtimin e Kosovës multietnike,” Hahahaha, multietnicitet me 8 % të minoriteteve. Madje edhe në Flamur i keni vendosur këmbëkryq!

A po të thonë faleminderit, President??!!!

Shperndaje ne
Updated: 29 Gusht, 2016 — 12:06

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.