Si të spjegojmë që islami nuk është Turqia ?

Fahri_xharra_fjalimiNe jemi populli më i vuajtur i Europës; neve na ka shpëtuar vetëm një fat i madh të cilit nuk ia di emrin. Që ta ruajmë kujtesën dhe falënderimin për atë që jemi  dhe ekzistojmë edhe sot duhet  t`i tregojmë botës se kush ishim  dhe kush ishin ata që na katandisen në këtë gjendje.

Fatkeqësia e jonë më e madhe është që jemi një popull me tri fe ; por edhe kështu si jemi duhet të pajtohemi , të jetojmë dhe të projektojmë ardhmërinë tonë.

Është fatkeqësi e madhe se tek popujt ende të pa civilizuar  njerëzit mundohen të tregojnë veten  me anën e fesë .

Shikoni grekët , serbët , sllavomaqedonët e kuptojnë dhe e kanë të futur në kokë se nuk mund të jesh ai që  je pa qenë i fesë ortodokse ; e kanë për veti , le të vazhdojnë si të duan . Mua dhe të gjithë  neve na brengosë një tentim për formimin e identitetit tonë me anë të fesë . Shumicës shqiptare ortodokse  mundohen t`ia ngulin në kokë se për të qenë ortodoks i mire duhet të jesh grek. Ju ,që më lexoni  e që i takoni kësaj rryme  mos më akuzoni ,mblidhni mendjen dhe analizoni si të tanishmen ashtu edhe të kaluarën tonë historike. Por kjo le të mbetet pë pendën e shqiptarëve që i takojnë fesë ortodokse.

Unë dua ti bindi shqiptarët  e fesë islame se islami nuk është Turqia . Islami është një fe që edhe ne sot i takojmë , por duhet ditur që edhe turqit e ardhur në Azinë e vogël në shek.11-të ishin po ashtu rishtas të muslimanizuar nga arabët . Ishte koha e pushtimeve  në emër të fesë . Po sot ?

Neve me Turqinë na lidhë fatkeqësisht një e kaluar e hidhur , ishte koha otomane , ishte koha e turqve osmanlinj. Po sot , duke llogaritur në një Turqi kemaliste atëherë i vendosim marrëdhenjet e shëndosha ndërshtetërore ku secili shtet e respekton identitetin e vet , pa përzierje në zhvillimin e mbrendshëm intelektual . Por punët nuk na dolën ashtu !

Më e madhja  për ne shqiptarët është që muslimanët shqiptar t`a kuptojnë që islami nuk është Turqia e që Erdogani nuk është pejgamber. Nëse nisemi nga vet feja islame ju e dini që themi dhe thuhet : “Allahu më i madhi dhe pejgameri i tij Muhamedi “ Ateherë si të krijohet një pejgamer i rid he Turqia një Mekë e dytë. Kurrsesi, çdo tentim i tillë është kundër parimeve themelore të fesë . Pra Islami nuk është Turqia .

Të kalojmë në anën tjetër: Ortodoksia është Greqia , Islami është Turqia po shqiptarët katolik ku mbeten?. Sikur te nisnin edhe ata të thonë që katolicizmi është për shembull  Italia , atëherë çdo të ndodhte me ne.

Ne ku po mbesim ?  Mos të harrojmë që flasim shqip disa mijëra vjet para se të shfaqen fetë Abrahamike ? Jo kurrë , Shqiptar së pari , e pastaj fesë që i takon. Edhe ajo fe , ai besim të jetë vetëm për suazat familjare apo individuale.

Si nga ana ortodokse ashtu edhe ajo islame  me shqiptarët e kanë me hile !

Përderisa nuk bindemi që islami nuk është Turqia , feja  do të jetë barrë e rëndë për një shkollë të mbarë kombëtare !

fahriu_yne

Fahri Xharra, 29.08.16
Gjakovë

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

3 Comments

Add a Comment
  1. Te lumte ztr Xharra, pajtohem me juve

  2. me shume vemendje i lexoj shkrimet e juaja

  3. Te lumtë zitti Xharra Po na duhet pak ta heqim at pluhurin e fese qe u ka dal si perde parà syve se na jemi lind shqiptar e munse ti ndrron te rri det per veten time ama identitetin e shqiptar it kurren e kurren me da shumti dhe respekt nga Islam Elshani

Lini një Përgjigje te Nue Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.