PO E KORRIM, ÇFARË KEM’ MBJELLË!

migrimi_2015

Si zogj qyqeje jem’ shpërndarë
Ndërmjet veti kemi hy’ n’ garë
E po i themi t’zezës e bardhë
K’shtu n’këtë gjendje vetë kem’ ardhë

Vëllai me vëlla po jemi brisk
S’e ndihmojmë kur e ka pisk
Sa për Flamur kuqezi
Besa, po kem’ bë marri

N’vend të Shqipes dykrenare
Kem’ vendosë një shenjë kurrëfare
Një Flamur me disa lara
Kur ta shoh fare s’shoh para

Aspak s’ jemi solidarë
Me të keqin hyjmë në garë
N’vend se t’punojmë punë të mira
Bëjmë veç leqe e vepra t’pshtira
Harrojmë krejt se është një Zot
Andaj jetën e çojmë kot!

Shoqi shojt ia nxjerrim sytë
Të dëlirën e bëjmë t’ ndytë.
E dëshmor’t i kem’ harrue
Se gjer n’fyt jem’ korruptue
Po qe besa duke vjedhë
Vetë këtë gjendje e kem’ sjellë
Po e korrim, çfarë kem’ mbjellë!

prof_Zymer Mehani

Poezi: Zymer Mehani

 

Shperndaje ne

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.