VEPRIMTARI  NË  ATDHE, NGA SHOQATA “BIJTË  E  SHQIPES ” , E  FILADELFIAS  (SHBA)

filadelfia-vlezerit

-Prof.  Murat Gecaj  , Mik i Shoqates “Bijte e Shqipes”

Nga e djathta: T.Domi e M.Gecaj (Tirane, gusht 20116)

 1.

Nje dite e gushtit te ketij viti, ishte e veçante, ne Bazen Ajrore te Farkes, ne kryeqytetin Tirane. Shoqata atdhetare- kulturore “Bijte e Shqipes”, me qender ne qytetin e Filadelfias te SHBA-se, pergatiti “Çertifikate Mirenjohjeje” per dy pilote, “Deshmore te Atdheut” , Floran Delia dhe Donald Hoxha, rene ne krye te detyres. Per t’i dorezuar keto “Mirenjohje”, prane familjareve kishin ardhur , kryetari i kesaj Shoqate shqiptaro-amerikane,  Tajar Domi dhe zv. kryetari i Forumit te ish- ushtarakeve shqiptare, krijuar brenda Shoqates “Bijte e Shqipes”, Haki Çollaku, te cilet moren pjese ne veprimtarine e zhvilluar, per kete rast.

 Kjo veprimtari u organizua ne bashkepunim me Shoqaten Shqiptare te “Familjeve te Deshmoreve te Aviacionit” dhe me komanden e Bazes Ajrore,   ne Farke. Pjesemarresit e shumte, ne kete ceremoni, perbeheshin nga familjaret e dy piloteve te rene, miq e shoke te tyre dhe pilot e te  tjere ushtarake te kesaj Baze Ajrore. Ata u priten nga komandanti i ketij reparti, nje djale energjik, mesatar ne moshe, kolonel Kuto Hasani dhe nga kryetari i Shoqates  te Deshmoreve te Aviacionit, Kujtim Serani. Pas pershendetjeve te para, pjesemarresit u ftuan ne qender te sheshit  te madh te repartit, ku zhvilloheshin veprimtari te tilla. Aty  ishin vendosur  dhe dy pllakat perkujtimore ne nderim te dy ushtarakeve, e rane ne krye te detyres. Aty afer ishin mbjellur dy peme ulliri, ne shenje perjetesimi te ketyre “Deshmoreve te Atdheut”, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha.

Kolonel  Kuto Hasani, pasi tregoi qellimin e kesaj veprimtarie dhe vleresoi cilesite dhe karakterin te dy djemeve, qe u ndane nga te gjithe ne, kaq  befas ,duke u shkaktuar familjareve , miqve e shokeve dhe komandes, nje humbje te pazevendesueshme, ftoi Tajar Domin qe ta marre fjalen. Ne mes te tjerave, ky theksoi : “Tragjedia e asaj dite , u ndje dhe u perjetua me dhimbje te madhe edhe nga bashkatdhetaret   tane, me banim ne qytetin  Filadelfias . Ne emer te tyre, shprehim ngushellimet per familjaret e Florianit dhe Donaldit, per miqte e shoket e tyre, per kete humbje te madhe. Por shpresojme , qe pesha e kesaj humbjeje te jete lehtesuar, disi, nga percjellja dinjitoze, qe shteti shqiptar u beri  atyre, duke i vendosur ne piedestalin e Deshmoreve te Atdheut “. Me tej, ai vazhdoi :  Kryesia e Shoqates sone ne Filadelfia te Amerikes, ne perputhje me statutin e saj , vendosi t’u jape kolonel Florian Delise dhe toger Donald Hoxhes, “Çertifikaten e Mirenjohjes” ( pas vdekjes ), te shoqeruar edhe me bustin e kokes te Shqiponjes , me motivacionin e meposhtem:

” Kryesia e shoqates Atdhetare – Kulturore ” Bijte e Shqipes”, ne Filadelfia-SHBA, te gjithe anetaret e saj dhe bashkatdhetaret e tjere, perulen me nderim para jetes dhe renies ne krye te detyres te kolonelit te forcave tona te armatosura,  Florian Delia  dhe togerit te forcave tona te armatosura, Donald Hoxha. Mirenjohja jone, per vepren e tyre, bashkohet me ate te te gjithe popullit shqiptar, te te afermeve te tyre, te shokeve dhe miqeve, , te kolegeve ushtarake, ne trojet shqiptare dhe jashte tyre”.

Duke marre keto “Mirenjohje” , babai i Florianit dhe ai i Donaldit, shprehen falenderimet e tyre, per organizatoet e kesaj ceremonie, veçanerisht per Shoqaten “Bijte e Shqipes”, qe kane ndare dhimbjen e madhe me familjaret e kesaj fatkeqesie, duke perkujtuar djemte tane, me veprimtari te veçante, atje ne Filadelfia dhe duke i vleresuar ata me “Mirenjohjet”, qe po dorezohen sot, nga drejtuesit e kesaj Shoqate.

Veprimtaria vazhdoi me viziten ne sallen e muzeut te kesaj baze ajrore. Ne stendat e tij jane vendosur foto te shumta nga jeta e Aviacionit Ushtarak Shqiptar, i cili kete vit ka mbushur 65- vjetorin e krijimit te tij. Me kete rast,  eshte botuar nje album i madh, nje kopje e te cilit na u dhane per ta vendosur ne arkivin e bibliotekes  se Shoqates “Bijte e Shqipes”. Njohjen me keto foto na e beri ushtaraku ne pension, kol. Aleksander Çala. Ai na shoqeroi dhe na njohu, gjithashtu, me disa nga familjaret e piloteve te rene, me pare, ne krye te detyres. Keshtu, numri i ushtarakeve pilote, te rene ne krye te detyres nder vite, qe nga krijimi i kesaj struktur, ne prill te vitit 1951, ka arritur ne 41 veta. Me urimin e zemres, qe ky numer te mbetet aty e te mos rritet me, u mblodhem rreth tavolinave te kesaj salle, ku jane vendosur mjaft gjera per koktejlin, qe ishte organizuar nga komanda e kesaj baze ajrore. Edhe ne kete pjese te kohes, biseda mbetet po e njejte: pilotet , veshtersite dhe kenaqesia e ketij profesioni. Ne zyren e komandantit , ku u  ftuam per nje kafe, se bashku me dy prinderit e piloteve te rene ne krye te detyres, njihemi edhe me shume veshteresi, me te cilat ata ballafaqohen  “çunat “, sic thote ai, ne kryerjen e detyres. Duhet te jesh i bindur , perpara se te japesh urdherin e fluturimit per dike, qe ai te ndjehet i qete dhe jo i ngarkuar psikologjikisht , pasi ne te kundert behesh shkak  dhe pjesetar i aksidentit, qe mund te ndodhe.

 Mikpritesi Hasani, tregoi se  disa vendime te koheve te fundit te Qeverise, ne lidhje me  pagat e piloteve dhe siguracionet e jetes te tyre, qe deri pak kohe me pare nuk ekzistonin, kane ndikuar pozitivisht ne punen e tyre. Megjithese, ende nuk jane ne nivelet, qe te plotesojne  kenaqshem nevojat ekonomike te jeteses se familjeve te tyre.

Me shpresen qe shume gjera te jene permbushur nga ana e Qeverise, me deshiren per t’u takuar ne ceremonira gezimi, here tjeter, drejtuesit e Shoqates “Bijte e Shqipes” u ndane me pjesemarresit e kesaj ceremonie, duke lene ne kujtesen e tyre dicka njerezore e qendrimi bashke, ne çdo gezim por edhe ne fatkeqesite e njeri-tjetrit.

2.

Po, cila eshte kjo shoqate shqiptaro – amerikane , shkurtimisht per lexuesin?

manifestim

Shoqata Atdhetare – Kulturore “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia te SHBA-se, eshte krijuar ne vitin 2002, me deshiren dhe punen e nje grupi bashkatdhetaresh, qe emigruan atje. Ajo eshte vullnetare, jo fitimprurese, jopolitike dhe jofetare.  Qellimi i ketij organizimi eshte te mbajme bashke shqiptaret, nepermjet ruajtjes se trashegimise te gjuhes shqipe ne brezin e ri, perkujtimit te figurave e ngjarjeve tona kombetare dhe nxitjen, ne kete menyre, te ndjenjes e dashurise atdhetare te çdo shqiptar, qe jeton atje, jashte Atdheut. Duke pare, qe ne fillim, perkushtimin dhe punen, qe benin  organizatoret ne keto  drejtime, familja  patriote ” Riselia”, me origjine nga Vlora , e cila ishte larguar nga Atdheu ne vitet 50-te, dhuroi ne ndihme te ketij misioni nje shume prej 64 mije dollaresh. Keshtu u be e mundur blerja e nje ndertese, qe do te sherbente si qender e kesaj Shoqate dhe qe u shendrrua, me ndihmesen vullnetare te  punes  te  shume shqiptareve , ne nje qender social-kulturore te bashkesise shqiptare.

Qe prej 13 vitesh,  aty eshte ngritur shkolla shqipe ” Gjuha Jone” , ne bankat e se ciles ulen çdo vit 50-60 nxenes,  qe e  ndjekin  ate ne nivelet e klases se pare dhe deri ne klasen e peste, me program te rregullt te mesimit te gjuhes , kultures e tradites  shqiptare. Ajo eshte shkolla me e konsoliduar, ne diasporen shqiptare ne SHBA. Shoqata “Bijte e Shqipes”,  eshte organizatore e mjaft veprimtarive, qe lidhen me festat tona kombetare, si: Festa e Flamurit, e cila nga viti 2012 perkujtohet, perveç mbremjes tradicionale me pjesemarrjen e 400-500 vetave, edhe me ceremonine zyrtare te ngritjes se Flamurit tone, ne sheshin qendror prane Bashkise se qytetit;  festat e 7-8 marsit , ajo per Pavaresine e Kosoves etj.

Gjithashtu,  çdo muaj organizohen veprimtari, qe lidhen me figura  historike , atdhetare, letrare e kulturore, qe kane dhene ose japin ndihesen e tjyre ne historine tone mbarekombetare. PO keshtu, zhvillohen veprimtari artistike, me pjesemarrjen e grupit te femijve te shkolles “Gjuha Jone”, ne festivale te ndryshme ne Nju Jork, Ëashington , Nju Xhersi etj. Ato perçojne vlerat tona kulturore ne diaspore.  Drejtuesit e kesaj Shoqate i gjen pjesemarres ne gezimet ose fatkeqesite bashkatdhetareve dhe ndihmojnene, me mundesite, qe jaane aktualisht. Per te gjitha keto , e shume te tjera  veprimtari, kjo qender social- kulturore,  tashme quhet “Shtepia e Shqiptarit”.

Tiranë, 31 gusht 2016

Shperndaje ne

The Author

Dr. Murat Gecaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.