Letërsi Kombëtare: ATDHE I DASHUR

atdheu_i_bashkuar

ATDHE I DASHUR

Gjithmonë ndër shekuj
Ke sy vigjilentë
Dhe plumbat e pushkës
Përherë ike n’ gji

Shëmbëllen gjithnjë
Me një vullkan t’ndezur
Bijtë e bijat tua
I rrite për liri.

Ti përherë rri zgjuar
Me pushkën në supe
Të huajin e vëren
Me sy shkëlqimtarë

Se je luftëtar
Dhe kur je në paqe
Ke mend mendimtari
Prore je krenar.

Ti je përmendore
Me plagë në krahror
Me duar të ngrohta
Si fole pëllumbash

Se je fole Shqipesh
Vend i Lulëkuqeve
Për ty atdheu im
Jeta s’ka mbarim

prof_Zymer Mehani

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 14 Shtator, 2016 — 16:14

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.