Këshilli Ndërkombëtare i Ҫamërisë – Austri, përkrah veprimet, aktivitetet dhe levizjet për Informimin e opinionit botëror dhe është në zbatim të detyrave të qëndrës së saj Shoqata Demokratike Shqiptare Ҫamëria në Holland, që ka si qëllim zgjidhjen përfundimtare të pushtimit të tokës shqiptare çame nga shovenistët grek.
Njëherit përshëndet presidentin e Shoqatës Demokratike Shqiptare Ҫamëria ne Holland Z. Festim Lato duke i dhënë mbështeje të plotë në çdo aktivitet kombëtar, si dhe i urojmë punë te suksesshshme dhe të mbarë drejt realizimit të aspiratës kombëtare ribashkimin e Ҫamërisë me Shqipërinë.
Prandaj ftojmë bashkëatdhetarët shqiptare përkrahës të çështjes kombëtare shqiptare të çamërisë që jetojnë dhe punojnë në Austri, se me datën 23.09.2016 në Robert Schumanplein, 100 Brussel , Belgikë – me perkrahje masive: ti perkrahim vëllezërit tanë në përpjekjet e tyre drejt qëllimit përfundimtar zgjidhjen e çështjes çame.
Protest paqësore
më datën 23.09.2016 ora 11: 00 në Robert Schumanplein, 100 Brussel , Belgjikë (België)
Në emër të Këshillit Ndërkombëtar i Ҫamërisë– Austri
Florim Kuci
Kontaktet: Florilinz2@hotmail.com
ose bashkimiyne@hotmail.com
si dhe në numrin e tel: 0043 (0)676 33 54 356
A ka ceshtje “came” midis Greqise dhe Shqiperise? Ministri i jashtem grek ne Tirane deklaroi se asnjehere kjo ceshtje nuk eshte bere e njohur ne instancat me te larta te Greqise dhe BE si nje faktor vendimtar qe te ndikoje ne marredheniet ‘miqesore” ndermjet dy vendeve.Kushdo ne Greqi apo ne Shqiperi,apo dhe nga vende te tjera qe ka pretendime ligjore per ceshtje pronesie le t’i drejtohet gjykatave greke ose dhe Gjykates se Strasburgut per te fituar te drejten e pronesise qe pretendon se i eshte mohuar. Ky qendrim i Greqise ndaj problemeve qe kane shqiptaret me pronat e mohuara nder vite sidomos ndaj popullsise shqiptare ne krahinen e Camerise kerkon juriste te kualifikuar te se drejtes nderkombeare,dhe ne kete fushe te se drejtes nuk kemi jurista me njohuri e kompetenca te sakta ligjore. Duke patur parasysh veshtiresite ligjore te Greqise,qe duke ngritur pengesa te njepasnjeshme ligjore me ligjet e miratuara nder vite qe hedhin poshte dokumentat e paraqitura nga shqiptaret si te pavlefshme dhe qe u ka kaluar afati ligjor,tashme rruga e vetme e kundershtimit te kesaj situate eshte protesta sa me te fuqishme ne Bruksel dhe ne kancelarite e Europes per te vene ne rendin e dites se BE edhe zgjidhjen e ketij problemi madhor per shqiptaret qe kane prona ne Greqi,se aty nuk ka vetem popullsi came.