Protest paqësore: Para Parlamentit Europian, të gjithë me pjesëmarrje.

Chameria_Hollande01

Protest paqësore

Shoqata Demokratike Shqiptare Ҫamëria në Holland, fton te gjithë bashkëatdhetarët shqiptare kudo që jetojnë dhe punojnë që masovikisht të marrin pjesë në Protestën paqësore që do të mbahet në Bruksel të Belgjikës, qëllimi i mbajtjes së saj është informimi i oponionit botëror, gjenocidin, vrasjen dhe dëbimin e popullsise autoktone shqiptare çame nga trojet e veta,  ne nuk kërkojme as më shumë e as më pak se ato që na takojnë, dëmshperblimi i pasurisë së uzurpuar dhe kthimi në vatrat e tona shekullore, kjo si e drejt e patjetërsueshme  e çdo kombi që egziston. Nisur nga Politika shqiptare që këtë qështje e ka lënë në heshtje, e të pa zgjidhur, ne ju bëjme thirrje të gjithë bashkëkombasve tanë kudo që janë, të jenë në përkrahjen tonë,  të mbështesin, si dhe të ndihmojnë në të gjitha mënyrat, që kjo protestë ta rrisë zërin e arsyes  çlirimin dhe bashkimin e tokës së bekuar çame me  trungun amë Shqipërinë e larë me gjakun e popullit tonë , që rruga jonë e nisur të arrije qëllimin.

Ftesë:

Protest paqësore para Parlamentit Europian

me datën 23.09.2016 në Robert  Schumanplein, 100 Brussel, (Bruksel)

België(Belgjik)

të gjithë shqiptarët në Protestë

Nga: Shoqata Demokratike Shqiptare Ҫamëria në Holland  

 

 

Shperndaje ne
Updated: 17 Shtator, 2016 — 14:22

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. BALADë PëR CAMëRINë

    Nga vatrat autoktone
    Të dëbuan Camëri
    Ah Camëri Camëri
    Shikoj hartën
    Gadishullin Ilirik
    Gjeografinë Shqiptare
    Atdheun e coptuar
    Nga Piromanët
    Kuajt e drunjët Grekët
    Trojën e tradhtuan
    Gjenezën tonë Pellazge
    Camërinë e dogjën
    Shpresoj – një gjak
    Një gjuhë e një kulturë
    Na bashkon
    Eshtë ngulitur
    Dashuria në ty
    Do të vimë
    Ta e thithim atmosferën
    CAME – CAMëRI
    Na bijët e tu të Arbërit
    S’do të heshtim
    As duarkryq s’do të rrimë

    Nga Halil Preniqi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.