Ja kush vranë Avni Rrustemin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrën etj…

zogu_ceno_kryeziu

Ahmet Zogu me Ceno beg Kryeziun

Më 14 tetor të vitit 1927, ndersa po dilte nga një restorant ne Pragë, Cekosllovaki, Ceno Kryeziu vritet me revoler nga studenti Alkibijad Bebi, një bursist shqiptar, i cili e kishte ndjekur Ceno Kryeziun edhe gjatë qëndrimit të tij në Beograd. Agjentët serbë e kishin arrestuar si të dyshuar por e kishin liruar në mungesë të fakteve. Pas kryerjes së atentatit në Pragë, Alkibijad Bebi nuk u largua nga vendngjarja, por dorëzohet te organet policore. Në pyetjen përse e kishte kryer atentatin dhe kush qëndronte pas tij, ai përgjigjet: “E kam vrarë Ceno begun, sepse ai është serbofil, i cili ka bërë përpjekje për t’ia shitur Shqipërinë Jugosllavisë.”
 
Alkibijad Bebi u vra ne sallen e gjyqit nga nje spiun serb nga Kosova, Zijah Vushtria, i cili me vone u lirua me nderhyrjen e autoriteteve te Beogradit.
 
Ne te njejten kohe Ahmet Zogu morri nga Praga dhe solli në Tiranë motrën e tij (gruan e Cenos) dhe djalin e tyre.

Cili ishte Ceno beg Kryeziu, sipas Zhivko Abramovskit

Ceno begu ishte djali i Hysein beg Kryeziut, i lindur në Gjakovë nga familja feudale e kryezinjve, që i përkisnin fisit të Bizhuzve. Shkollimin e kishte kryer në Turqi, ndërsa me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Ceno begu iu bashkohet radhëve të Esat Pashë Toptanit, i cili për veprën e tij tradhtare në shërbim të Jugosllavisë vritet në Paris, nga heroi i kombit, Avni Rrustemi.

 
Në kohën derisa Esad Pashë Toptani kishte ndarë për vete Shqipërinë e mesme, ndërsa veriun ia premtonte Jugosllavisë, e jugun Greqisë, Ceno begu ishte kryetar i rrethit në Krumë. Në vitin 1918 emërohet kryetar komune në Gjakovë, si njeri tejet i besuar i forcave okupatore jugosllave, pasi që serbëve iu kishte kryer shërbime edhe gjatë kohës së fundit të sundimit turk. Me qëllim për të përfituar favore politike, martohet me motrën e Ahmet Zogut.
 
Në kohën e Revolucionit Demokratik të Fan Nolit, në qershor të vitit 1924, Ceno begu së bashku me Ahmet Zogun dhe disa oficerë si: Marka Gjoni, Zef Ndoci, Maliq Bushati, Luigj Shantoja, Tafë Kaziu e të tjerë, ikin në Jugosllavi, ku kërkojnë azil politik për një kohë të caktuar dhe ndihmë ushtarake, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.

Për shkak të meritave të tij në likuidimin e kundërshtarëve politikë dhe në vrasjen e Bajram Currit, në dimrin e vitit 1925, Ceno begu gradohet kolonel dhe emërohet komandant i Garnizonit ushtarak në Shkodër. Ndërkohë, Ahmet Zogu e emëron ministër të Punëve të Brendshme.

 
Asokohe pasi kishte kryer me sukses detyrat kundër kombit, Ceno beg Kryeziu, njoftonte Aleksander Karagjorgjeviqin dhe Nikolla Pashiqin, se kishte likuiduar Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Zija Dibrën e të tjerë.
A po e shihni, e mbajta premtimin, i mbyta vetë Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrën, (radi nasheg i vasheg mira) për paqen tonë dhe Tuajën.

ahmet_qeriqi_pr

Nga Ahmet Qeriqi

Shperndaje ne
Updated: 20 Shtator, 2016 — 05:40

The Author

Ahmet Qeriqi

1 Comment

Add a Comment
  1. Një spiun shqipfolës-zgripmolës,anti shqiptar qe,për sherbime
    o tërbime Serbo-Ruse,more tërbo-puse;tek kishin premtuar more
    dremshtruar,qe nëse e mbyt patriotin atdhetarin-kastriotin or
    Atkre të parin,më të mbarin;se me Besëlidhjen e Pejës vazhdoi
    të i plotësoi amanetët o testamentët Lidhjes mbarë Kombëtare,o
    mbarë Shqiptare,të Prizrenit 1878;dhe,ai spiun anti shqiptar,a
    posa e mbyti prisin,patriotin dhe atdhetarin Haxhi Zekën;shkoi
    në Beograd,gjëja,preja,për dhurtaën,nguratën;porse,Beogradi po
    tallej me te; Ti,paske mbytur vëllaun tënd,mu prisin patriot o
    shqiptar;a,çfarë dhuratë kërkon këtu në Beograd;ai ndien vetën
    tepër ngusht,prusht;dhe,filloi në vajë dhe të qajë;atëherë mor
    Beogradi,ia jap një letër të shkruar,duke dërguar tek kryetari
    i atëherëshëm Komuna Komoranit,vetë Tahir Berisha;pleqnar edhe
    atdhetar i dalluar,të nivelit kombëtarë,mbarë Shqiptarë;dhe,or
    duke urdhëruar,qe të shkonte t’i kërkonte ndihmë materiale dhe
    të holla a pasuri;për atë dorasin të patriotit atdhetar Haxhi
    Zeka;kjo ishte një ndërskamcë,qe të njollosej or,të përdhosej
    edhe vetë autoriteti i pleqnarit o atdhetarit,Tahir Berishes;
    por,duke cekur në letër edhe emrat e pasanikëve e munafikëve,
    të Beligradit;a,Tahir Berisha,doli nepër ato konaqe të cekura
    secilit zotit shtepisë,ati konaku;duke ia prezantuar rastin o
    bastin,dhe njohtuar o vrojtuar,me këto fjalë ore djalë:-Or i
    zoti shtëpisë;ne të dy,unë krytari i komunës Komoranit Tahir
    Berisha;dhe,ky farë fakiri,tragjiri;është mu ai dorasi more o
    lorasi,qe me urdhëresë,kurdhëpresë,të Beligradit,që vrau për
    vdekje,prisin patriot Haxhi Zekën;dhe,i varfër n’mendje,rendje
    dhe kokë oj krrokë;po don me vdek urie vetë,dhe,me familjë;qe
    nese të ka qëlluar ndonjë ndihmë;ushqime,matëriale,para t’ga-
    tshme,ia jepni,ndreqni,këte lysar,grysar!”Eh,ai qe ishte më i
    përlyer,apo shtyer,shlyer,kokë oj krokë;arsytohej,gjeja vetëm
    se është me Ty,zotri kryetar komune të Komoranit;po e ndreqim,
    me pak ndihma;a,kur i përcillte tek dera oborrit,krytari more
    pleqnari,Tahir Berisha;i thotë n’vesh-ndesh:-O zotëri;kurrë ty
    zoti mos ta dhashtë,as pasurinë,as trashëgiminë familjare;dhe,
    as mbarë Shqiptare;po e prezentova unë,kush është ky;dhe kush
    na ka derguar me dhunë;a ti,pse i jape ndihma spiunit Serbisë,
    dhe,na turpërove or kurpështrove;qe i ndihmove,këti gjakpirsi
    pragshitësi;pa le të ngordhë vetë,edhe e terë familja;A le të
    i fikej terë kandilja,katlja;a,ata qe kishin kuptuar o gjykuar
    me menquri;duke u arsytuar qe:-Të na falni,nuk na kanë qelluar
    as ndihma ushqimore,as materiale,e,as monetare;a,n’përcjellje
    tek dera e shtëpisë,shtegvrisë;vetë pleqnari,kryetari ndesh o
    duke i pëshperitur në vesh:-Eu,zoti ta dhashtëgjithmonë jetës,
    të vertetës;qe nuk i ofrove,as dhurove,kurfarë ndihmë,mu këti
    tradhtari,barabri,dorasi të prisit,patriot atdhetarit ou,Haxhi
    Zekës;eh,na zbardhe fytyrën,dhe shëmbëlltyrën,mbarë kombëtare,
    ou,mbarë Shqipatre..Të fala një refugjat luftë nga Kosova-USA.
    vetëm njëri nga dheta milionë,prej këso,pëso,beso;banda,tranda
    më kolonialë,horrorialë;qe nën dhunë,futunë,na përzunë;porse,o
    Diaspora-prias dora,bashkë me atdhetarët mbrënda,nën kratërzj-
    asrret,më të rënda,qe do kthehëj,shprehëj,prehëj,të ringritej
    or,rilindej,për varret-zjarret tona,zona;shteg baba shteg,ore,
    breng shkaba brengë;për trojet-plojet mbarë kombaëtare oreee,
    mbarë Shqiptare!!.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.