Trashigime pellazgjësh – Zeusi edhe sot bindohet nga shqiptarët mos me dije, padije.

zeusi_yne_rrufeja

A gjindet kush në jetë që s’ja ka ndigjue zanin Dodonës shqiptare?

 
At_Shtjefen_Gjecovi_01 ”Trashigime pellazgjësh”

Mbas Përmbytjes së Përgjithshme të rrozullimit (e cila ndodhi në vjetin 1675 mbas krijimit të botës. – P. Fr. Finetti, S. J. Storia del Testamento Antico esposta in lezioni.), e si nisi me u shtue njerzimi e me u shpërnda ndër vende të parrahuna të kanteve të dheut e të ndamë prej gishtit të Fuqiplotit, seicili me familje, gjuhë e komb të vetë, djali i katert i Javanit të birit të Jafetit me emën Dodanim, e msyni dheun tonë e mu n’atë krahinë, ku sot gjallisin vllaznit tonë toskët.

Me emën të Dodanimit pra u qujt Ndivënesa e Dodonës e që asht ma jetike e ma në za per kah shtektijet, prejse e mësyente njerzimi i atëhershëm prej kater anvet të rruzullimit e të cilën Homeri e thërret “Zeusi Pellazgjik”, “Dodona Pellazgjike” (Iliada. II. 93). Këtu e pati ngulë rranjën e trashë kjoftë largu; këtu u jepte të gjegjun hutave të botës ai Zeusi (Zoti!) i rrejshem, e të tana të gjegjunat i shqiptonte të dyzueme ky rrenës i territ, që të mundej të arrinte qellimin e mbrapëshTempulli i Dodones t per me mbajtë njerzimin të ngerthyem nder hutime, e tuj jau hedhun ka një grusht pluhun nder sy, të mos ti binin në fije rrenave të dyzueme, e tuj i percjellun me “Po-Jo! – Jo-Po!”- Po u doli e pëvetmja e edhe po nuk u doli atyne të marrve, nuk e tirshin ma gjatë: “Ndivënesa – e foli!”

Ky brinoç i madh, të cilit i truhej i madh e i vogel, i pasun e i papasun me gjithë shka kishin, e pati fshehun emnin e vetë e qe thirrë prej botës Zeusi. Aq e pati verbue njerzimin, që paten arrit me nderlikue emnin e Hyut të jetës me emna të true e të mnishem të hyjve të rrejshëm. Keta mbasi e shtrinë sundimin e tyne mbi zemra njerzish, i mbrapshtuen për mnerë tuj u gjendun gati natë e ditë per me pritun ata që vinin me kerkue ndihmë prej ti, e me u ba mirë (!) të gjithë njatyne që ndodheshin ngushtë, tuj i marrë mendësh edhe ma ër mner nepërmjet të sherbëtorvet të vetë, ashtu që nder e pa nder ata ja falnin shpirtin, e Zeusi, per me i patun sa ma parë nder gaca të mbretnisë së territ, i shtynte turravrapthi me këputë zverkun a në ndonjë luftë a në ndonjë tjetër rrezik!

Kesh të din të flasin ato rrenoja, ajo pyllë e lisni, ajo buçilë e ai kumbim i kupave të remta (bakerta), që rrinin gati me i dhanë të gjegjun të gjithënjatyne që shkonin me kerkue fatin e jetës! Kesh të dinë të flasin, thashë, e të na dëftojnë me emën të gjithë ata të mdhajtë e botës që e mësynin këtë Ndivënesë pa farë priteset, tuj çue në fli dhanti të madhnueshme, që i mbështeteshin mbi trevezë të Zeusit në mirënjohje të rrenave të rrshtueme me hijeshi e tuj i percjellun me një grusht miza!
Aso botet i paten zgavernue sytë e curratë veshët tuj pritun me kureshtje kumbimin e kupave për kohëdina që do tu diftonin tuj parafolun. Të atyne kupave që paten bindë botën e që bota mbarë qe marrë mendësh mbas tyne, tuj besue se kumte qiellore u vinin nëpermjet tyne e që mandej qe ba përrallë, si Ndivënesa si edhe kupat, e filloi njerzimi kur donin me ba që të pushonte fjalëgjati (llafazani), sillnin kokën mënjananë e thonin: “Na shurdhoi si remet në Dodonë! (Aes Dodonaeum).
Vetëm veshët e shqiptarvet tonë as nder ato kavaljeta as nder kohët e vona të sotshme nuk i pati as nuk i ka merzitë njaj tingull i kupave; nuk u asht neveritë gurgullimi i asaj gurre a buçile e ushtima e rrebtë e zhaurimës që derdhej e dredhej si shakllori nepër lisni tuj e dridhun mbarë vendin kur hovej nder shpella të mnershme e nder zgavra e plasa currash.

Zeusi edhe sot bindohet nga shqiptarët mos me dije, padije.

Shiptari, i cili kurdoherë e ka ruajtë edhe e ruanë fjalën e porosinë e të parvet si sytë e ballit e që gojë-thana për kombin tonë asht aq e bindueshme, e ka ba që të ruhen të pa fueme e të pa ndrrueme shume punë e doke e me jau vu mendjen djal mbas djalit për të mos i qitun në harresë.
Janë sa e sa gojë-thana që i mbajnë e pa ditë se për të kuajin nderim po i mbajnë; asgjamangut shqiptari i mban, i nderon e i ruan, sepse i ka pasë prej të parësh, e me ba me ja vu në lojë a në qesti at besim, atë doke e atë fjalë që i ka ngelun prej të parve, veç në mos i punoftë zemra ndonjë të ligështumit, se s’kishte me e lanë me kalue lehtë.

Mos ja lavdrofshim besimin e doket tepër të vjetrueme shqiptarit, që ka pasë prej të parvet, sepse a të gabushme a t’egra, detyra e mirnjohjes do ta shtyjë që ta ja madhnojnë besën në në të ruajtun të fjalës e të porosisë së parvet.

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.