VARGU I LUMNUESHËM I FATOSAVE ILIRO-SHQIPTARË!

agatoni_flijimtari

Agatoni Ilirë

prof_Zymer Mehani

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

(Shkëputur nga revista LEKA, XVI • 1944 revistë •

m u e j o r e SHKODËR Nr • .4-8)

1. Eleuteri Papë, nga Nikopoli i Epirit. Ndejti në Seli Papnore 11 vjet (182-193), dhe u dëftue rojsë i zellshëm i traditave apostolike kundra gabimtarve (heretikë) Montanista, e çoi n’ Angli, Shën Fugacin e Shën Damjanin për të këthyem Mbretin e Popullin e atij vendi në Fe të Krishtit .
2. Hjeronimi (lmshija): lindi në Strtdonium, në kufinin veriuer të Dalmacisë rreth vj. 380. Qe sekretar i vlertë i Shën Damazit Papë, mbas vdekjes së të cilit shkou në Betlehem e u dha krejt mbas virtytit e mbas studimesh e veprash së tija, tue u ba shkrimtari ma i madhi i Etenve Prendimorë mbas Shën Augustinit. Kisha e njehë ndër 4 Dijetarët ma të mëdhej të Prendimit të Krishtenë, dhe e nderon si Doctor maximus në këthiellim e spjegim të Shkrimit Shenjt. Vdiq në Betlehem me 420 .
3. Martini, Ipeshkëv i Tours në Francë : lindi rreth vj. 330 në Sabarje, dhe si djal i nji uficiri ilir n’ushtri të Konstantinit të Madh, kreu këndimet në shkollë ushtarake të Pavisë e mbandej shkou ndër garnizone ilire të Galjes, ku u ba i krishtenë tue marrun pagzimin nga Hilari de Poitiers, dhe hyni në jetën kishtare. I zgjedhun Ipeshkëv i Tours me 4 korrik 371, çrranjosi tepricat e mbrame të paganizmit ndër fshate e malsi dhe ndërton shumë mungade, ku shmangej herë mbas here për të pushue kah shpirti e kah korpi. Mbas vdekjes së tij, e cila ngjau me 11 Nanduer 397, Shën Martini u ba mbrekullbasi i Francës .
4. Martini, Ipeshkëv i Dumium dhe i Braccara (Braga) në Portugal me fis nga Panonija, predikou Fenë e Krishtenë ndër Svevë. U ba këshilltar i Mbretit të tyne, dhe i përkrahun nga dera mbretnore mujti t’ unjillzonte Luzitanjen (Portugalin), tue i dhanë fund ndër ato ana arjanizmit e paganizmit me anën e Kençilit të Bragës ( vj. 563). Vdiq vj. 580.
5. Niçeta (Nika), Ipeshkëv i Remezjanës. Lindi jo fort larg Shkupit e de të njehet nji ndër njerz ma të mëdhejt e fisit t’ inë, apostullimi i të cilit me gojë e me pendë ndër vise ilire e posaçe të Kosovës, mund të krahasohet me veprimtari të Shën Gjon Gojartit, përse, posë se ndriti në ‘te shenjtnija, qe dhe stilist e teknik i përsosun në poezi e në prozë klasike latine, kaq sa të quhej mjeshtër e gjyqtar i hollë.
6. Asti, Ipeshkëv i Durrsit: qe martyrizue në salvim të Trajanit, e të tana burimet latine e greke e lavdojnë vdekjen e tij të lumnueshme si nji ndër martirizirne ma të përrnenduna t’ asajë kohe. Qëndresa e shembulli i tij qe farë heroizmi, pse u dha zemër shtatë bujarve romakë të krishtenë qi kishin ardhun në tokën mikpritse ilire per të shpetuern nga salvimi mizuer i Trajanit. Të nxitun nga shembulli i Shenjtit, u dëftuen botnisht të krishtenë e rane edhe ata dëshmitarë të Fesë së Krishtit.
7. Venanci, Ipeshkëv i Salonës e Martyr: leu në fillim të shek. lI në Salonë, qytet me randsi i Dalmatve, ku e gjejmë Ojakon e mbandej Kryedjakon, ase kujdestar të përgjithshëm të të gjitha shërbimevet kishtare • Në djeçez të tij. Vj. 140 u zgjodh Ipeshkëv e me nji zell të jashtzakonshëm u dha mbas përhapjes së krisbtenimit në Dalmati, me idhnim të madh t’ idhujtarve, të cilët në kohë të Perandorit Antonin, anmik i qitun i të Krishtenve, u çuen peshë kundra Ipeshkvit Venanc dhe e martirizuen në Delrninium, kështjell ndër male të Bosnjes Prendimore, ditën 1 Prill vj, 155.
8. Kuirini, Ipeshkëv në Sishje (Siszeck) të Panenisë së Parë, martirizue në kohë të Perandorve Djoklecjan e Maksirninam.
9-11. Filipi Ipeshkëv, Severi Meshtar e Hermeti Djakon, ish-prefekt në Perandorinë Romake, dënue për vdekje për shkak të besimit të tyne të krishtenë, qenë mundue e shtirnun në dhe deri në gju, ku u dhanë zjarrnin, së pari Filipit e Herrnetit me 22 tetuer 304, e ditën mbas dhe Severit .
12. Jazi, Ipeshkëv i Dorostorit (Silister) e Martyr. Në kohë të Djoklecjanit qe mbytë nga Rufi, Prefekt i qytetit, pse s donte t’u flijonte Zotave të rrejshëm e t’i kishte ndalue të krishtenve të merrshin pjesë ndër kremtime të Saturnit, ku përzieheshin zotni e rob, pa farë dallimi me qellim qi të gëzojshin ndër tryeza plot me të mira e ndër punë të pagjashme.
13. Irineu, Ipeshkëv i Sirmit (Mitrovicë) e Martyr. Mbas njij gjyqi të gjatë qe dënue për vdekje nga Probi, Sundimtar i qytetit, pse nuk u ndigjonte urdhnave antifetarë të Djoklecjaniti. Martyrizimi ngjau me 6 Prill 304.
14. Luçi, Ipeshkëv i Hadrianopolit. I duel zot me trimni të pashoqe Fesë së krishtenë në konçil të Sardikës, kundra gabimtarve Arianë, të cilët për ketë arsye i u shpifën dhe e merguen larg selisë së tij. Vdiq në mergim me 11 fruer 348 .
15. Anizi, Ipeshkëv i Salonikut e Përfaqsues Papnuer për krahina të Maqedonisë e të Daçjes. U dëftue shumë i zellshëm si në përhapje si në mprojtje të Fesë së krishtenë kundra gabimesh s’ Ipeshkvit të Nishit Bonoz, i cili u dënue në Konçil të Kapua-s, Anizi vdiq vj. 414.
16. Donati, Ipeshkëv i Eure~I (Paramythie a Ajdonat në Çamëri). Jetou në gjymsën e parë të shek. IV, dhe i rnveshun nga zelli i shtëpisë së Zotit, me përkrahje mbretnore ndërtou dy kishë të bukura, njanën në Saro!l.ii e tjetrën në Lustonë. Në kujtim të tij, në qytetzë t’ Euresë u ngreh mungadja e Shën Donatit, në lulzim deri qi Epiri ra nën sundim turk, e pa u kujtue zaptuesit, vendit i qe ngjituri emni nga ata vetë Ajdonat kalas, kalaja e Shën Donatit .
17. Danakti, Djakon e Martir prej Vtone. Ngrehun rrshanë prej të pafeve para elterit të Dionyzit, hyjit të venës, për t’ i bamun fli, Danakti, s deshti as të dëftonte se ku i mbante enët shenjte të Kishës, as të kapte kupën e venës së përlyerne të Dionyzit. I u turrën ushtarët pagaj me shpata e dëshmori ra vdekun mbushë me varrë e me krye të këputun .
18-19. Herrnili e Stratoniku, shokë Martyrë. Në salvim të Liçinit u kap në Singidunum (Beograd) Djakoni Herrnit, dhe u mundue kaq rrebtas për Fe të Krishtit sa të gjithë çuditeshin për qëndresën e tij, e sidomos rojtari i burgut Stratoniku, i cili u kap edhe ai si i krishtenë e qe qitë në Danub bashkë me Hermilin.
20. Herrneti, Eksorçist i Kishës së Racjarijes (Arëar Palanka), në sa po ushtronte zyret fetare qe kapë e qitun në gjyq. Tue mos ndigjue t’ u flijonte hyjnivet pagane, pa bamun as nji as dy i qe premun kryet •
21-27. Agatoni me të motrat Agape, lrene e Hjone, në muej të marcit 204 i qenë dorzue në Salonik Dulçecit, Sundimtar të Maqedonisë përse nuk i kishin ndigjue urdhnit të Perandorit të hajshin mishin e flijuern zotave pagaj. Në të njajtën kohë qenë paditë edhe tri gra të krishtena tjera Kasja, Fitipja e Eutikja. Dulçeci përdori çdo mjet per t’ u a ndrrue menden, por as gratë nuk i a hangrën fjalën Zotit, mu Ire nja me të motrat, tue këndue Psalme u hodhën në zjarm.

laurikumi_ilir28. Luli (Florjani), Sekretar e Veteran. Gjatë salvimit të Dojoklecjanit Luli, ish princeps officii e veteran i ushtrisë iliroromake, tue dashtë të ndante të mirën e të keqen me bashkvllazën të krishtenë. i u dorzue Prefektit të qytetit ilirik Lauriacum (Lorsch), e mbas sa vuejtjesh qe hjedhun në lum Anisus (Enns) .

enns1

Qyteti ilirik Lauriacum (Enns)

29-30. Flori e Lauri, Ingjenjera e Ndërtuesë shtëpijash, si Prokuli e Maksimi, mësuesë të tyne, dëshrnuen Fenë e Krishtit n’ Ulpianë (Lipjan) të Dardanjes (Kosovë) në salvim të Liçinit Peranduer .
31-32. Marini e Luani, Ingjenjera të vlertë, ushtruen zejen e tyne përpara n’ ishullin e Arbes (Dalmati), vendlindje të tyne, mbandej në Rimini (Itali), tue i u ba krah puntorve të krishtenë. Mbas ndërtimi së Rimini-t u shmangën në mal Feliçian, ku ngrehën nji mungade, rreth së cilës u ndërtue qyteti e Republika e sotshme e Shën Marinit .
33. Emiljani, Ushtar. Vj. 362 a 363 i zemruem kundra nderimit të paganizmit, të rimbkambun nga juljani felshues, theu elterin e hyjve të rrejshëm, dhe pa u tutë qe qitun në gjyq, ku Kapitolini, mbkambsi mbretnuer i Traçjes, e dënou të digjej për së gjalli.
34. Konstanca, nga dera e Kenstantinit të Madh. Vaizë e njomë ende• u smu randë dhe nxuer shndetin nga Shën Anja Virgjineshë, pajtorja e sajë. U martue me Galikanin, burr trim e fisnik e gjeneral në za, por martesa nuk e cenoj virgjininë e Konstancës, e cila ndoq deri në vdekje shembullin e Sherueses së sajë .
35. Martin Albani, Benediktin. Hyrnun në të famshmin Urdhën Benediktin, e shkau jetën e tij shenjte në Padovë e në mungade të Shën Patit të Rornës, ku asht vorrue e nderue nga bestarët e vendit .
36. Franja Durrsak, Françeskan. Leu në Durrës nga nji familje bujare kah mbarimi i shek. XIII, dhe hyni ende i rij ndër Françiskaj, tue jetue shenjtnisht përpara në kuvend të Durrësit, mbandej n’ atë t’ Orjes, afër Brindizit, ku vdiq me 17 maj 1490.
37. Dhimitri Terciar Françiskan, prej Vlone. I shkruem ndër aradhe të tretit Urdhën Françeskan, vj. 1441 nga salvimi turk duel në Spolet, ku u dha mbas virtytesh e pendesësh, të cilat e naltuen ndër sferat ma të naltat e shenjtnisë serafike. Vdiq me 1o tetuer 1491 .
38. Gjergj Albani, Françeskan. Para se të hynte në kuvend, për shumë kohë e me lavd shërbej n’ ushtri të Françesk Storcës me gradë kapitani kalorsash stradjot. Thirrja e tij n’ Urdhën fran çeskan qe e mbrekullueshrne, e jeta qi shkou në kuvend shembull e pasqyrë. Vdiq e u vorrue në Muro të Piçenos.
39. Acla.Joberti, nga Sishja
40. Afra., martire.
41-45. Agripini, Sekundi, Maksimi, Fortunati, @ Marcjali nga Sirmi.
46. Anastazja, muartire ,
47. Ambrozi, ipeshkëv i Nenës.
48. Amfiloku, pris ushtrije,
49. Androniku, ipeshkëv i Sirmit.
50-52. Apolini, Izaci, Kodrati, nga familja peranderake, martirë dalmatinë.
53-55. Argjeu, Narcisi e Marçelini, vllazën martirë.
56. Artemja, martire, e bija e Djoklecjanit ,
57. Askoli, ipeshkëv.
58. Bretanjoni, ipeshkëv Tomit.
59-60. Çirili, ipeshkëv, e Xenoni, martirë.
61-105. Dalmaci e 44 Shokë Martirë.
105-107. Djoni, Akaçi, e Krispjoni, martirë.
108-112. Domnini, Piktori e Shokë Martirë.
113-122. Domnini ipeshkëv e Mauri, Anasatazi, Septeimi, ..Asteri, Antjokjani,Teli, Kajani, Paulinjani, ushtarë martirë.
123. Donati, ipeshkëv i Jadres,
124-126. Donati, Romuli , Silvani martirë nga Sirmi.
127-135. Evagri, Beninji, Kiristi, Aresti, Sinidi, Rufi, Patrici, Xozimi, Martirë.
136-138. Euzebi ipeshkëv, Poljoni Lektor e Tibali, martirë.
139. Feliçi, ipeshkëv e martir.
140-141. Feliçi e Januari, martirë.
142 145. Fileti senator, Lidja, grueja e tij me Macedonia e Treoprepidin bij të tynve, martirë.
146. Gabrini, prift e martir Vllau, i Kajit papë e kushri .
147. Gajani, Djakon.
148.Tuli, veteran ushtrije e martir.
149. Hesiku, ushtar nga Dorostori.
150. Xaji, papë nga Saloua, në kohë të Djokleojanit ,
151•153. Maksitui, Teodori e Asklepjodota., martirë nga Marcjanopoli.
154-156. Maksimi, Kuintiljani e Dada, martirë.
157-161. Maksimi e Klaudi vllazën, Prepedinja, e shoqja e Klaudit, e dy fëmij Aleksandri e Xurcja, martirë nga familja e Djoklecjanit.
162-163. Marku e Juli, martirë nga Doroatori .
164. Matrona, shërbtore e martire.
165. Merkurjani, ipeshkëv.
166. Mikeli Albani, françeskan.
167-168. Montani prift e Maksimi, martirë nga Sirmi ,
169. Montani, martir nga Sirmi.
170. Nepocjani, Prift.
171-177. Sekunda, Donatja, Basi, Maksimi, Pali, Marini e Justi martirë nga Dorostori.
177-181. Seneroti, Antigoni, Rutuli, Libi e Rogacjani nga Sirrni ,
182-183. Septimi Djakon e Viktoriku, martirë nga Salona,
184. Sireni, mungar e martir në Sirm.
185-193. Stratori, Teodoti, Merona, Marini, Radofja, Magrini, Sekundini, Teoui, Sodera, martirë nga Tomi (Konstanca).
194-198. Ostrati, Spiri, Rerakli, Eperenci e Çeçilja, martirë nga Sirmi ,
199-202. Pizikrati, Vaiencjoni e dy Shokë martirë.
203. Pjetri, ipeshkëv i Vlonës.
204-206. Prisku, Kreshenti e Evagri martirë nga Tomi (Konstanca).
207-217. Rufina., Moderata, Romana., Sekundi e 7 Martirë nga Sirmi.
218. Teodori, pris ushtarësh.
219. Teotimi, ipeshkëv i Tomit.
220-221. Timoteu e Djogeni, martirë maçedonas.
222-229. Timoteu e shtatë virgjinesha, martire.
230 232. Tirsi, Leuçi e ltaliniçi, martirë nga Apolouia.
233-234. Venusti e Rermogeni lektor nga Çibali.
235-246. 12 virgjinesha., martire nga Sirmi
247-317. 70 Martirë në Sirm..
317-588. Eutikjani, Anastasja e 270 Martirë nga Sirmi, në kohë të Djoklecjanit.
Shumë Martiri në salvim të Djekleojanit nga Nikopoli i Mezjas (Stari Nikup) e nga Sirmi.
V a r g u i gjatë dhe i lumnueshëm i këtyne S he n j t e n ve I I i r o – S h q i p t a r ë qi kemi rrjeshtue e ndër të cilët janë përfaqsue të gjitha Klasët shoqnore, bujarija, ushtrija, puntorija, zejtarija, jeta rregulltare e meshtarija që nga shkalla e ultë e Ekzorçistatit deri në Ipeshkvi e Papni asht përgënjeshtrim i ma i fuqishmi i kësaj shpifje së zezë. Po, edhe Shqipnija i ka Shenjtit e sajë, edhe Shqiptarët mund të quehen me mburrje bir Shenjtnish, edhe Shqiptarët me ndihmën e Zotit, mund të naltohen deri ndër maje të prarueme të virtytit e të shenjtnisë; e këjo asht prova ma e qarta e përforcimi ma i forti i mundsive të mëdhaja shpirtnore e morale të Popullit Shqiptar.

Shperndaje ne
Updated: 21 Shtator, 2016 — 21:37

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.