Kultura Kombëtare: EMRI KOMBËTAR I POPULLIT SHQIPTAR

flamuri_shqiptar02_fb

prof_Zymer Mehani

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

(Shkëputur nga revista LEKA•REVISTË MUEJORE KULTURORE Vj. XVI 1944, SHKODËR. Nr •4-8)
EMNI KOMBTAR I POPULLIT SHQIPTAR

E njimend që nga fillimi i sh. XI auktorët Byzantinë si -Anna Komnena e Perandori Kantakuzen i qujnë Shqiptarët Arbanitai, Atbaniiai e Albanoi e vendin e tyne Albanon. Ndër dokumenta latinë të shek. XIl-XIII Shqiptarët quhen Arbanenses ase Albanenses, e toka e tyne Arbatium e Albania, prej kah rrjedhin emnat e sotëm Albanese, Albanais, Albaner … e Albania, Albanie, Albanien … . Emni Albanoi s’ ishte krejt i panjoftun në moçmeni romake, pse që nga sh. II mbas K. PtoIomeu ia kishte ngjitë nji fisit të Shqipnisë së Mesme, qi banonte kush thotë ndër rrethe t’ Elbasanit se, kush ndër rrethe të Krues . U vërtetue pra edhe ndër ne fenomeni qi ndodhi në Germani , në Francë e ndër disa kombe tjera, dmth. emni i veçantë i nji fisit u ba dal-nga-dalë emni i Kombit . Asht gja e interesantshme të ndiqet shtrimja për herë ma e madhe e emnit. Në shek. XI, shkruen Milan Sufflay, Arbnija e Annas Komnena përfshinte vetëm krahinën Durrës – Dibër. Në fund të shek. Xll Serbët njehin në Shqipni edhe krahinën e Pulatit (ot Pabna Pilota oba), gjatë rrugës së madhe Shkodër – Prizrend. Në fund të shek. Xlll, në kohët’ Anxhuinvet Shqipnija perhapej edhe mbas Vlonë, mbi tokën e Arjanitasvet e të Muzhakajvet. Në shek. XIV-XV si mbas burimeve të Raguzës Arbnija u shtri përtej Tivarit e Podgoricës deri në lushticë afër Kotorrit. Në kohën e të shtrimunit të tyne në shek. XIV, Shqiptarët hynë larg në jug, n’ Epir e në Thesali.

Emnat Shqipni e Shqiptar me të cilët krenohemi t’ a qujmë Atdhen t’ anë e banorët e tij, do të rrjedhin nga nji kohë ma e vonshme, pse «nuk njihen prej Shqiptarvet qi në të XIV e XV qinvjet u shpërngulën në Greqi e n’Itali ». Kështu thotë i vlerti Milan Sufflay, i cili shton edhe se me shumë gjasë emni Shqiptar rrjedh nga emni i nji familjes së Drishtit (vj. 1368-1402) qi quhej Schibudar a Schepudar. Por Auktorët nuk bijnë në godi përkah rrjedhja e veshtrimi i emnave Shqipni e Shqiptar: disa thonë se rrjedhin nga fjala latine scopulus = shkrep e duen me thanë vendi e banorët e shkrepave; disa tjerë thonë se rrjedhin nga fjala greke xifos = shpatë a skeptos = rrfe e duen me thanë vendi e banorët e shpatave a të rrfeve; disa mejtojnë se rrjedhin nga fjala me shqiptue = me kuptue e duen me thanë vendi e banorët qi kuptojnë gjuhën kombtare; disa tjerë kujtojnë se vijnë nga emni shqipe-ja e duen me thanë vendi e bijt e shqipes. Ka asish qi çuditen e gadi shkandullohen për dukjen e vonshme t’ emnit të përveçëm të Popullit t’ inë, e në shqiptarofobizëm të tyne duen të përfundojnë se edhe Populli Shqiptar pasim ardhun në ketë vend në shek. XI, kur përmendet së pari emni i tij. Na këtyne auktorve u përgjegjin se për të qitë poshtë ni tez a nji pohim shqencuer a historik s mjaftojnë çfarëdo vishtirsish, por lypsen vishtirsi qi t’ i qesin poshtë nji ka nji të gjithë argumentat mbi të cilët pshtetet tezi i kundërshtuem. Ky asht parim i vetpashëm në vetvehte dhe i pranuem pa kundërshtim në çdo lamë ditunore. Ani mirë, heshtim i qin vjeçar i historisë përkah ernni kombtar i Popullit t’ inë, nuk i Iigshton e nuk i qet poshtë kurrsesi argumentat e prumun në mprojtje të xanafilles ilire a iliro-trake të Popullit Shqiptar. N’ anë tjetër ky heshtim spjegohet fort mirë nga mungesa e dukumentave a nga parandsija e popullsisë shqiptare ndër shekuj të vërshimeve barbare? Kush na siguron se na sot kemi e njohim të gjithë dokumentat e moçëm?

Me të gjitha pështjellimet qi ngjanë n’ Europë e ma veçanerisht në Gadishull Ballkanik, kush e din sa dokumenta kanë humbun? Pos kësajë s’ harrojmë shka na thotë dijetari austriak, Gustav Weigand se popullsitë (iliro) trake qi nuk u sllavizuerne si edhe Trakët e romanizuem (Vllahët) ndër kohë të vërshimit barbar nuk patën randsi politike shumë të madhe, e prandej s’ asht për t’ u çuditë po qe se nuk përmenden nga historjakët e asajë kohë . Sa sende ndodhin edhe sot nuk shkruehen, sadoqi kaq shumë janë ata qi dijnë e kishin me rnujtë të shkruejnë ! Asht e niaita rasë, shkruen Th. Capidan, qi duket edhe në Historinë e Popullit Rumen. As mbi ‘te s’ dijmë gja që prej shk. III deri në shek. X. Vetën aty e mbrapa dalin për të parën herë data historike.

Shperndaje ne
Updated: 22 Shtator, 2016 — 06:08

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.