Dëshmorët e UÇK-së dhanë jetën për liri! E sot po shkelet mbi gjakun e tyre!

uck-jone_lavdi

• Shtatëmbëdhjetë vite pas përfundimit të luftës, shokët e luftëtarëve të lirisë kanë filluar të shkelin mbi gjakun e dëshmorëve! • Luftëtarët e idealit nuk kanë pasur kohë të mendojnë se kush do të grabis më shumë me ardhjen në pushtet, dhe se, ideali i tyre i lirisë ishte human, njerëzor dhe për ndërtimin e një shteti demokratik e të barabartë për të gjithë. • Pa dyshim që kjo u arrit!

Me fillimin e luftës së Kosovës kundër okupatorit serbo-sllav ideali dhe qëllimi kryesor i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte çlirimi nga regjimi sllavë.

Ka pasur shumë sakrifica e beteja që ushtarët e UÇK-së krenohen dhe ne do të mburremi për arritjet e tyre gjatë tërë jetës.

Në shumë beteja të UÇK-së kundër Serbisë, kemi dalë fitimtarë ku padyshim serbëve ju kishin shkaktuar dëme të mëdha edhe materiale edhe viktima në njerëz – ushtarë çetnik, serb dhe rusë kishin mbetur të vrarë gjatë këtyre luftërave. Mirëpo, viktima të mëdha kemi pasur edhe nga radhët e UÇK-së, ku viktima kanë rënë komandantë, ushtarë e besa edhe qytetarë të cilët edhe pse nuk kishin armë në duart e tyre, ndihmuan me çdo gjë UÇK-në.

Mirëpo, shtatëmbëdhjetë vite pas përfundimit të luftës, siç duket, shokët e tyre të idealit, kanë filluar të shkelin mbi gjakun e dëshmorëve!

Se sa është bërë realitet ëndrra e luftëtarëve të lirisë që dhanë jetën për Kosovën dhe a ishte ideali i tyre kjo Kosovë e tanishme, për Gazetën InfoPress flasin analistët politik, të cilët theksojnë se ata nuk kanë pasur kohë të mendojnë se kush do të grabis më shumë me ardhjen në pushtet, dhe se, ideali i tyre i lirisë ishte human, njerëzor dhe për ndërtimin e një shteti demokratik e të barabartë për të gjithë. Pa dyshim që kjo u arrit!

Analisti politik Halil Matoshi thotë se, luftëtarët e lirisë nuk kanë pasur kohë të kalkulojnë se cili do të vie në pushtet dhe kush do të vjedh e grabis më shumë.

“Ata kanë luftuar për liri dhe ideali i tyre i lirisë është realizuar. Të rënët dhe të gjallët e ndjejnë dhe e shohin këtë, porse të gjallët tash kanë arsye të zemërohen, sepse disa nga shokët e tyre të armës janë shndërruar në armiq të lirisë…”, thotë Matoshi për Gazetën InfoPress.

Ndërsa, analisti tjetër Blerim Burjani pohon se, luftëtarët dhanë jetën e tyre për lirin dhe pavarësinë e vendit dhe për këtë populli do të jetë mirënjohës gjithmonë.

“Ideali i lirisë, ishte ideal më human e njerëzor, e keqja në Kosovë u mposhtë, sidoqoftë ideali ishte për ndërtimin e një shteti demokratik të barabartë për të gjithë. Luftëtarët kishin ideal edhe bashkimin e që ndërkohë kjo u reduktua vetëm me pavarësi, por edhe sot ende është ndjenja e qytetarëve, sidoqoftë rrethanat e sotme nuk janë të favorshme për temën e idealit për bashkim. Ky bashkim do të marrë kohë shumë dhe varet nga shumë rrethana që do të vijnë në Ballkan dhe rendin regjional dhe ndërkombëtarë dhe në Evropë. Zhvillimi ekonomik më i madh me Shqipërinë dhe bashkëpunimi social, kulturor e ruan ndjenjën që kanë shqiptarët në Ballkan. Kjo temë mbetet shpirtërore e popullit tonë dhe ndjenjë historike që një ditë do të jetë ndryshe”, thotë Burjani për InfoPress.

Ndërsa, publicisti dhe analisti politik, Dardan Islami thekson se, dëshpërimet dhe pakënaqësitë janë normale në procesin e tranzicionit që po kalojmë, që sipas tij, nuk jemi të vetmit të pakënaqur në këtë planet.

“Por, në pyetjen se a kemi mund të ndërtojmë shtet më të fortë, sa kemi arritur ti shfrytëzojmë rrethanat maksimalisht, them se disa momente vendimtare edhe i kemi shfrytëzua, gjersa në çështje tjera kemi ngecje dhe pasojat tash po i ndjejmë të gjithë. Në këto rrethana të komplikuara mendoj se vendin mund ta nxjerrin nga kriza vetëm njerëz me integritet, të cilët tash për tash janë të pakët në vendimmarrje, duke e bërë më shumë rreziqe rrugëtimin e shtetit të ri dhe të vogël, por me probleme të mëdha!”, përfundon Islami.

 Nga Nehat Shaqiri/Gazeta InfoPress.

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.