Dëshmorëve të Kombit: Mehdi dhe Fevzi Kosumi

vellezerit_kosumi_01

(Vëllezërve dëshmorë: Mehdi dhe Fevzi Kosumi)

U k’putën yjet nga qielli
Edhe lulet u venitën
Gurra e Llapit krejt shteroi
Edhe Dielli ndaloi dritën

Mehdi trimi me Fevziun
Lidhën besën dhe dhanë fjalën
Nën Flamurin Kuqezi
Për Kosovë jetën e falën

Shkrep rrufeja n’Halabak
Me rrebesh ra shi e breshër
Dy vëllezër atdhetarë
Të pandashëm falën jetën

Lumë si ju vëllezërit e mi
Që fituat pavdekësi
Për lirinë e shqiptarisë
Ratë në lulen e rinisë

Për Ju vogëlushët mësojnë
Thurin vargje ju këndojnë
Se atdheut i dualët zot
Do t’kujtoheni jetë e mot

Historia e dëshmon
Djemtë e kombit s’i harron
Për ju kënga do t’buçasë
I madh e i vogël ju nderon

Lavdi ju qoftë o dëshmorë
Bijë të denjë të atdheut tim
Ishit lule me kurorë
Emrit Tuaj gjithmonë nderim

prof_Zymer Mehani

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.