Që 17 vjet Kosova është  në “ luftë” 

usa_independence_for_kosova3

Kur ta shikosh të kaluarën jo aq të largët  diku 17 vjeçare të Kosovës habitesh ,mbetësh pa mend.  Ka shumë arsye për tu vleresuar e kaluara 17 vjeçare e një shteti të ri që lindi ashtu pa e paramenduar. Po kush ishte ai Nostradamus që kishte parashikuar një shtet të dytë shqiptar.

Nejse , çka u bë ishte e mirë se ardhur , e pa parashikuar dhe befasi . Por duke iu falënderuar miqve ndërkombëtar të botës së civilizuar u bombardua “Serbia pravosllave “ që gjithëmonë pretendonte si mbrojtëse e krishterimit europian.  Sa qudi krishtërimi europian dhe ai botëtëror e bombardoi për 78 ditë rresht Serbinë e krishterë pravosllave për të na çliruar  neve shqiptarëve të Kosovës. Ishim edhe ne ata që nuk ndejtëm duekryq , luftuem edhe ne , u maskaruam dhe u dëbuam dhe u dëbuam për mos t`u kthye më… Ndodhi mrekullia !

Të kaluarën 17 vjeqare e vlerësoj ndryshe nga politikanët që i kemi në krye, nga opinionistat që i kemi në mediet tona , nga hipokritet e kombit që i shohim për ditë nëpër rrugë ,ekrane televizive dhe rrjetet sociale .

“Washington Post shkruan se kampanja e shërbimeve sekrete të cilën Rusia e zbaton në vitet e fundit në Ballkan,që nga shpallja e pavarësisë së kKosovës,është pjesë e strategjisë së krijimit të idesë në ato vende për Rusinë si një fuqi e madhe dhe si një aleat i fortë,duke mos investuar shumë,por minimalisht në ato vende.

Duke shtuar se retorika mediale Ruse në Ballkan e aq më shumë në Beograd ku egzistojë 109 organizata të cilat punojnë në promovimin e mardhënieve ruso-serbe.” E pamundshme të mos jetë infiltruar ndonjë “OJQ” nga ato të 109- tat në Kosovë .

Pra , jo për këtë lajm të Washington Postit , por ne e dinim se që 17 vjet jemi në “luftë “ me një rrymë tradhtie kombëtare e inicuar mu nga ata të Beogradit dhe të Stambollit . Se për ke  e kam fjalën është e kuptueshme . Por , ne nuk ndalemi. Kush ne ? Disa nga ne, të brumosur me ide shumë melankolike nga e kaluara 600 vjeqare  ose mirë të themi të brumosur nga melankolia hipokrite dhe mashtruese dhe të mirat materiale.

Neve duke reklamuar “nostalgjinë” tonë e kishim për detyrë që të rrisim edhe disponimin anti amerikam dhe anti NATO ; “ Rusia po bënë edhe një gjë tjetër,kjo që ti bëjë vendet e Ballkanit të rrinë larg nga NATO dhe ti bëjë ato që të kenë mardhënie më të afërta me ushtrinë e saj,e këto kampanja anti-Nato mund të kenë pasoja negative për misionet paqësore në Ballkan”.. E shihni pra që shumica e verbuar i ndjekshin pas  të qelbosurit të cilët që 17 vjet na “futën  në  luftë “ me shpëtimtarët  . Por sot kemi  ende nga ata : “Ish ministri …. ka treguar se në kohën sa ka qenë duke kryer këtë funksion, i kishte dhënë një propozim ish-shefit të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, për të zgjidhur problemin e kishës brenda kampusit universitar të UP-së. Ai donte të hiqej UP-ja nga aty, e afër Kishës të ndërtohej Xhamia “ Ide e e madhe e një ish ministri . Nuk ishte vetëm ky kemi edhe të tjerë që mbahen në pozitë dhe opozitë e që mendojnë sipas dëshirës ruso-turke.

 Një lexuas shkruan “Serbia i financoi, inspiroi dhe i favorizoi mjekrrat, shamitë( e Albinit ) dhe xhamitë turko-arabe në vendin tonë ( përmes shoqatave islamike arabo turke ) tash e 20 vite për të na akuzuar para botës, që jemi rrezik potencial i Europës dhe Perëndimit!” U shkrua kjo, pasi që u lajmëruam se : Sipas Vuçiq-it, veprimet e njëanshme rrezikojnë paqen dhe rregullin ndërkombëtar, veçanërisht duke nxitur situatë të njëjtë tek shtetet që janë duke u përballur me shkëputje të tilla.

Për me tepër ai ka deklaruar që Kosova po përballet me problemin luftërave të huaja duke thënë që krahasuar me popullatën, Kosova ka më së shumti ushtarë prezent në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe Levant.  Vuçiq gjithashtu kërkoi edhe rikthimin e personave të zhvendosur gjatë luftës duke theksuar që janë rreth 204,000 persona të zhvendosur nëpër Serbi. 

Çka të flasim më shumë ? Kemi fakte ?

Shikoni edhe në vitet 90-kishte pas filluar diçka jo e këndshme  ,për të ciën pakëndësi “Dr.Kajmak Gazidede, shkruan ne Gazeten “Flaka e Vellazerimit” Shkup me dt. 20 Maj 1997 mbi çështjen në fjale : ” …Dhe për të dalur nga kjo gjendje mbistrukturat gjithshqiptare duhet të bejnë një kthese historike,kulturore dhe politike.Kjo kthesë konsiston në perpilimin e Programit Nacional,i cili do te jetë në kontinuitet të plotë me modelet kulturore dhe politike te viteve 1878-1997. Perpilimi i ketij programi duhet te mbeshtetet në kujtesen historike te popullit,në antikën e tij modeste,në mesjeten e tij të shkelqyeshme,në Kastriotizmin e tij kreshnik dhe krenar,në të drejtën zakonore penale shqiptare,në latinizimin iluminist shqiptar,ne letersinë e vjetër shqipe dhe në shqiptarinë  si bartese dhe ruajtes kryesor i gjuhës ,kulturës dhe traditave tona, dhe në idetë madhore te Rilindjes Kombtare.Vetëm nga ky program ka mundësi te dalë modeli kulturor dhe politik kombëtar i cili me siguri se do te çojë ne zgjidhjen e çështjes sonë kombtare,politike dhe ekonomike.Madje ,ky është i domosdoshem per rindreqjen morale te popullit shqiptar,per krijimin e njeriut autonom,kritik e autokritik dhe me pozitivitet profesional dhe shkencor,për kultivimin e kulturës se punës,për kultivimin e atdhedashurisë dhe shtetdashurisë dhe per rikthimin e prototipit pozitiv per popullin shqiptar personifikuar ne figuren Kreshnike te Heroit Kombtar Gjergj Kastrioti -Skanderbeu. Për ma tepër ,pasi kodi moral shqiptar,per dallim nga gjendja e tij ne shkalle kombtare,ne shkalle familjare ende eshte ne gjendje te lakueshme”

E shihni , që pasojat e kësaj “lufte “ 17 vjeqare qëndronin në mashtrimin historik që iu bë të madhit  e të voglit në Kosovë pas një çlirimi Biblik të një pjese të kombit , Kosovës.

Por cilët ishin ata që luftuan në këto 17 vite  “për rindreqjen morale te popullit shqiptar,për krijimin e njeriut autonom,kritik e autokritik dhe me pozitivitet profesional dhe shkencor,për kultivimin e kulturës se punës,për kultivimin e atdhedashurisë dhe shtetdashurisë dhe për rikthimin e prototipit pozitiv per popullin shqiptar personifikuar ne figuren Kreshnike te Heroit Kombtar Gjergj Kastrioti -Skanderbeu “ ????

Mjerim !

fahriu_ri_09_fb

23.09.16 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.