Analize: Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës, mohon ate te Vojvodinës, Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe shumicës Bullgare

refik_hasani01

Shkruan: Refik HASANI

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut, Luginës së Preshevës  dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare.    

Referendumi i paralajmëruar nëse qytetarët e Republikës Serbe do të deklaroheshin për mbështesin vendimin që data 9 janari të festohet si  dita e Entitetit ku në këtë datë në vitin 1992  Serbët në Bosnjë deklaruan shkëputje nga Bosnja e Hercegovina dhe shpallën shtetin e tyre.Në shpalljen apo ndalimin e këtij referendumi  përveqë Presidencës së përbashkët të tri Etniteteve që e përbëjn Bosnjë Herecegovinë dhe Parlamentit të kësaj Federate  do të jen përgjegjëse edhe dyja shtetet tjera fqinje të Bosnjës që janë Kroacia dhe  Serbia si palë nënshkruese dhe garantuese e marrëveshjes së Dejtonit të arritur në vitin 1995. Mbajtja e këti referendumi do të implikonte seriozisht edhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.

Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e Dejtonit dhe që po e mbështet bashkëkombasit e vetë në Bosnjë atëher parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të ndal e pengoj  Republika e Serbisë mbajtjen dhe  ri-konfirmimin në Krahinën e Sangjakut që është i populluar me shumicë Boshnjake.  Pas këtij referendumi një gjë të tillë zingjirore do të mbanin edhe Entitetit Kroat i Bosnjë e Hercegovinës.Nëse vërtet mbahet ky referendum atëher edhe këso referendume,do organizoheshin edhe në Rajonet apo krahinat të banuara me shumicë jo serbe, si në :  

–         Vojvodinë,

–         Rajonin e banuar me Bullgarë dhe

–         Medvegjë,Bujanoc,Preshevë ku edhe u mbajtë referendumi më 1 dhe 2 mars 1992

Republika e Serbisë në këtë rast do të jetë përgjegjëse për mos respektimin e marrëveshjes së Dejtonit dhe

shthurjen, mos funksionimin e Bosnjë e Hercegovinës si një shtetë që aqë shumë investoi faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar.  Nëse mbajtja e referendumit në Republikën Sërbska, të Bosnjë e Hercegovinës do të nxisë edhe mbajtjen dhe ri-konfirmimin e  referendumeve tjera dhe prishjen e marrëveshjes së Dejtonit këtë përgjigje do të japë koha. Serbia nuk mundë në njërën ana të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjë  e Hercergovinës, kurse në anën tjetër t’ua mohon Vojvodinës,Sangjakut, Luginës së Preshevës  dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare të mbajnë apo organizojn referendum.      

 25 shtator 2016

Shperndaje ne

The Author

Refik Hasani

Autori është publicist i pavarur nga Krahina Shqiptare që padrejtësishit ka mbetur nënë administrimin e Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.