Gjashtë mësime që mund të përfitojmë nga gjenitë

 

ajnshtajniNuk ka rëndësi, nëse projektojnë një automjet supersonik, ndihmojnë të verbërit të shohin ose shkruajnë tregime fantastiko-shekncore, për udhëtimin në hapësirë. Rëndësi ka ajo, se çfarë mund të mësojmë nga mendjet e mëdha, që qëndrojnë pas këtyre krijimeve?

 

Mësimi i parë: Sfidat e reja kërkojnë mënyra të reja të të menduarit

Me pjesët e një makine të zakonshme, të një motori reaktiv dhe një anijeje kozmike, makina e quajtur “Detektivi SSC”, synon të jetë automjeti i parë në botë, që tejkalon shpejtësinë prej 1 mijë miljesh në orë. Një nga sfidat kryesore, ka qenë projektimi i rrotave. Si mund të krijosh rrotat më të shpejta në histori, t’i bësh ato të qëndrueshme dhe të besueshme, në një shpejtësi supersonike, dhe për më tepër, kur ke burime të kufizuara? Pas shumë diskutimeve, dhe ideve të ndryshme që hera-herës tentonin të shtynin kufijtë e teknologjisë materiale, Mark Chapman, kryeinxhinier i projektit, tha se ekipi vendosi të bëjë një hap prapa, duke ndryshuar mënyrën sesi ata po përpiqeshi të zgjidhnin problemet. “Vetëm kohët e fundit, kemi zhvilluar atë që në të vërtetë është diçka e re”-thotë ai. “Ajo çfarë është e veçantë, është mënyra sesi ne aplikojmë teknologjitë e reja.” Ata përshtatën një qasje të re të quajtur “dizajni i eksperimenteve”, një teknikë kjo matematikore për zgjidhjen e problemeve, përmes kryerjes së shumë eksperimente të vogla, duke verifikuar më pas statistikat e mbledhura së bashku. “Pasi i kishim rënë jo pak “murit me kokë”, pas dy, tre apo katër muajsh, arritëm papritur të krijonim një rrotë, që mund të mbajë së bashku pjesët e tjera të mjetit dhe që ishte mjaft e fortë”- shprehet ai.

Mësimi i dytë: Lejoni të tjerët të vënë në dyshim mendimin tuaj

Ashtu si kolegët e tij, gjeofizikanti Stiven Xhejkobsen nga universiteti “Northwestern”, besonte se uji në tokë e kishte origjinën nga kometat. Por duke studiuar shkëmbijtë, të cilat i lejojnë shkencëtarët të kthehen prapa në kohë, ai zbuloi ujë të fshehur brenda “ringwoodite”, një mineral i gjetur për herë të parë në një asteriod dhe që besohet se gjendet me shumicë edhe në në mantelin e Tokës. Kjo të bën të mendosh, se oqeanet dolën gradualisht nga thellësia e nëntokës, shumë shekuj më parë. “Kalova jo pak kohë, në përpjekje për të bindur kolegët e mi për këtë gjë”-pranon ai. Megjithatë, edhe dy zbulime të tjera vitin e kaluar, duket se e mbështesin teorinë e Xhejkobsen.

Koha do të tregojë, nëse teoritë e reja janë të vërteta, dhe mund të ketë zhvillime të papritura në këtë histori. “Por të mendosh, se ti mund të jesh personi i parë që ke parë diçka për ta parën herë, kjo nuk ndodh shumë shpesh,” thotë ai duke shtuar: “Dhe kur kjo ndodh është mjaft emocionuese.”

Mësimi i tretë: Kërkohet 1 përqind talent dhe 99 përqind mund e djersë

Sheila Nirenberg në Universitetin Cornell, është duke u përpjekur të krijojë një pajisje të re protezash, për kurimin e verbërisë. Çelësi për këtë është zbërthimi i kodit, që transmeton informacionin nga syri në tru. “Në momentin që e kuptova këtë, nga gëzimi nuk mund të haja dhe as të  flija dot. Gjithçka doja ishte të punoja”-thotë Nirenberg. “Ndonjëherë ndihem vërtetë e dërrmuar nga lodhja dhe lë gjithçka mënjanë”-shton ajo. “Por kur marr ndonjë një email nga dikush në krizë ose që ka pësuar një dëmtim në rëndë në retinën e syve dhe për pasojë nuk mund  të shohë as fytyrat  e  fëmijëve të tij, atëherë unë pyes veten: Si mund të ankohem?. “Kjo më jep energjinë e duhur, për t’iu rikthyer punës”.

Mësimi i katërt: Përgjigja nuk është gjithmonë ajo që ju prisnit

Silvia Erl, ka shpenzuar dekada, në përpjekje për të parë të oqeanin në një këndvështrim të ri. “Makina e saj e ëndrrave”, është një nëndetëse që mund të shëtisë shkencëtarët, nga maja në fund të thellësisë së oqeanit. Po çfarë materiali, do të mund të përballonte më mirë, llojet e presionit që një nëndetëse e tillë do të haste mijëra kilometra nën sipërfaqen e oqeanit? “Mund të jetë çeliku, titani, një lloj qeramike speciale ose disa lloj aluminatesh”-thotë Erl. “Por xhami do të ishte materiali i fundit që do të përdorej”. Sipas vlerësimeve të saj, një sferë xhami me trashësi 4 deri në 6 inç (10-15cm) e trashë, duhet të garantojë një zhytje të sigurtë, në thellësitë e oqeanit që ajo ëndërron të eksplorojë. Xhami, është materiali më i vjetër i njohur nga njeriu, dhe njëkohësisht nga ata për të cilin dihet më pak”-thotë Tony Lawson, drejtori inxhinierik në “Deep Ocean Exploration”. “Kjo pasi xhami, ka një strukturë molekulare të ngatërruar, pak si një lëng, ndryshe nga format e tjera të rregullta algjebrike, që shpesh gjenden në materiale të tjera solide”.

Për pasojë, kur mbi xhamin ushtrohet trysni në mënyrë të barabartë nga të gjitha anët, sikurse do të ndodhte nën oqean, molekulat që janë më afër njëra-tjetrës, do të mbushen duke formuar një strukturë të fortë.

Mësimi i pestë: Me pak fat mund të shkosh shumë larg

U përshëndet si një nga historitë më të mëdha të suksesit në historinë e eksplorimeve hapësinore. Njëzet përgatitje u përmbyllën gjatë vitit që lamë pas, kur moduli “Philae”, u ul mbi kometën “67P”, mbi 300 milionë milje (480 mijë km) larg nga Toka.

Sfida më e madhe-thotë Stefan Ulamek, menaxher i programit-ishte si të krijonim një gjurmues që do të ulej mbi një objekt, mbi përbërjen e të cilit kishim pak njohuri. “Nuk kishim asnjë ide mbi madhësinë e kometës apo mbi ciklin e ditë-natës, që ndikon direkt në dizajnin termik. Gjithashtu nuk kishim asnjë ide mbi gravitetin. Kështu që ne nuk e dinim se me çfarë shpejtësie moduli do të ulej mbi kometë, dhe as nuk e kishim idenë se si ishte kjo e fundit”-thotë ai. Ata duhet të krijonin një pajisje me parametra të tillë, që të mund të përballej me një gamë shumë të gjerë të strukturave të mundshme të kometës, në kushtet kur kjo e fundit ka një formën e një patateje me sipërfaqe mjaft të sheshtë për uljen në të. Edhe kur moduli arriti që të ulej me sukses, jo çdo gjë shkoi sikurse ishte planifikuar, dhe dy dekada përgatitje skrupuloze mund të ishin hedhur në erë brenda pak minutash.

Spirancat metalike të modulit “Philae”, nuk u hapën siç ishte parashikuar, dhe për një moment u duk sikur anija u shkëput nga kometa, përpara se të fiksohej mbi sipërfaqen e saj të akullt. Megjithatë, moduli ia arriti që të dërgonte të dhënat e mjaftueshme, për të cilat ishin të interesuar shkencëtarët që e kishin dërguar në hapësirë.

Mësimi i gjashtë: Gjeniu është i papërcaktueshëm

“Gjeni, është një term qesharak”-thotë Nirenberg. “Unë thjesht e injoroj këtë etiketim dhe vazhdoj përpara me jetën time. “Ju bëni atë që bëni, i pavarur nga çfarëdolloj përcaktimi që ju bashkangjitet. Unë nuk di me të vërtetë mënyrë tjetër sesi ta shpjegoj këtë”.

“BBC Future”. Përgatiti Bota.al

Shperndaje ne
Updated: 8 Janar, 2015 — 12:45

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.