Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria”: PËRSHENDETJE SHKËLQESISË SË TIJ, ZOTIT JOHANES HAN KOMISIONERIT PËR ZGJERIM NË KËSHILLIN E EVROPËS

festim_lato

Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” me qendër në Hollandë, dhe këshillat Ndërkombëtar të saj në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Presidendin z. Festim Lato, dhe me degët e Shoqatës Demokratike “ Çamëria” në Vlorë, Sarandë, Tiranë, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Malishevë dhe Besianë të Kosovës, përshendesin Deklaratën e Komisionerit Evropian, z. Johanes Han, për qëndrimin e drejt dhe konsekuent të tij për çështjen came.

Shoqata Demokratike”Çamëria” me qendër në Hollandë, me 11. 02. 2016, ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, Dosjen Çame në 4 pika, kundër gjenocidit grek mbi popullsinë çame, ku kërkohet njohja e pronave të çamëve, dëmshpërblimi për pronat e shqiptarëve të Çamërisë dhe kthimn e çamëve në pronat e tyre, kthimin e 17 mijë kilometrave tokë shqiptare nga Greqia, si dhe hapjen e menjehershme të shkollave shqipe, dhe universiteteve shqiptare në Epirin Ilirik – Çamërinë.

Shoqata Demokratike “Çamëria “, me 17.05. 2016 u ftua në Prokurorinë Ndërkombëtare në Hagë, për të marr konfirmimin e pranimit të Dosjes çame. Ndërsa me 21. 08. 2016, në Firence të Italisë, Shoqata Demokratike me qendër në Hollandë, me president, z Festim Lato, dhe këshillat Ndërkombëtar të saj, I hodhi poshtë Vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1912, dhe anulloi vendimet e të ashtuquajturit “Protokoll I Firencës”, të vitit 1913, ku Greqisë nga 6 fuqitë botërore, I kalohen 17 mijë kilometra katror tokë shqiptare, pa vullnetin e popullit shqiptar.

I nderuar Komisioner i Zgjerimit të Këshillit të Evropës, z. Johanes Han, Shoqata Demokratike ”Çamëria” me qendër në Hollandë, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj, me president, z. Festim Lato, u përshendesim dhe shprehim konsideratat tona më të larta nga zemra për qëndrimin e juaj korrekt në Çështjen came. Shëndet miku ynë!

Hagë, 01. 10. 2016

Për Shoqatën Çamëria: Anëtar I Bordit Drejtues
të Shoaqës Demokratike “Çamëria”, dhe Këshillave
Ndërkombëtar për Evropë dhe SHBA
Rrustem Geci

Shperndaje ne
Updated: 4 Tetor, 2016 — 07:49

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.