REAGIM I SH.D. “ÇAMËRIA” QENDRA HOLLANDË: “Shqipëria s`guxon të heshtë, tokat e pushtuara lypen çdo çast dhe çdo ditë.”

zericam_shd_camerise

REAGIM

Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj në Evrpopë dhe SHBA, me president z. Festim Lato, dhe Kryesia e Shoqatës Demokratike “Çamëria”, reagon ashpër rreth shkrimeve jo të sakta, dhe jo korrekte të shtypit, dhe të disa TV – ve  shqiptare, lidhur me senzibilizimin e çështjes came.

Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj në Kosovë, Shqipëri, Evropën perendimore, dhe Amerikë, për program të punës së tyre kanë, Ribashkimin e trojeve Shqiptare, dhe Ribashkimin e Çamërisë Shqipërisë.

Në përpjekje të këtyre qëllimeve, Shoqata Demokratike me qendër në Hollandë, dhe Këshillat e saj Ndërkombëtar në Evropë dhe SHBA, me 11 Shkurt, 2016 në Hagë, dorëzuan Dosjen Çame në tre gjuhë, gjermanisht, Anglisht, dhe Frengjisht të përmbledhur në 4 pika:  

1.      Njohja e Gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë

2.      Kthimi I pronave çamëve, dhe dëmshpërblimi për pronat

3.      Rikthimi I çamëve në tokat e tyre stërgjyshore

4.      Lirimi i 17 mijë kilometrave toke shqiptare nga shteti grek,Shqipërisë 

Shoqata Demokratike “Çamëria”, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj, përmes këtij reagimi, bëjmë me dije opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar se me date 17 Maj, 2016, u ftua nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për të marr konfirmimin se Dosja çame kundër Greqisë është pranuar. Konfirmimin e pranuan nga kryetari i Prokurori i Prokurorisë Ndërkombëtare të Hagës, atë e pranoi z. Festim Lato, dhe anëtari i bordit të shoqatës, z. Qemal Kryeziu.

Është me rëndësi të njoftojmë publikun shqiptar, se Kancelarja, zonja Merkel, përmes sekretaries së saj përshendet kryetarin e Shoqatës Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, z. Festim Lato, për dorëzimin e Dosjes came, dhe udhëzgjidhjen e saj.

Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj në Evropë, Kosovë e Shqipëri, me date 21. 08. 2016 në Firence të Italisë, hodhi poshtë Vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1912, dhe Anulloi Vendimet e të ashtuquajturit, “Portokoll i Firencës” i vitit 1913, aty u vulos që Greqisë ( nga 6 fuqitë botërore  )ti kalohen 17 mijë kilometra tokë denbabaden shqiptare pa vullnetin e popullit shqiptar.

Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” me qendër në Hollandë, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj në Evropë, Kosovë dhe Shqipëri, dhe me tërë çamërit në botë, nuk bëjnë  gjumë në veprimtarinë e tyre, por punojnë. Çamërit e kanë një shprehje të tyre; “Fëmija që fle rritet! Ndërsa, populli që heshtë vdesë! 

Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj, në Evropë, Kosovë, dhe Shqipëri, me date 3 Shtator, 2016, në Kllogjer ( Çamëri e vogël ) organizoi një Konferencë paqësore për senzibilizimin e Çështjes çame, para rreth 300  burrave, grave, dhe të rinjëve, përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare. Në atë tubim u tha se, njohja e gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë, nga shteti grek është kusht për marrëdhënie të mira në mes të dy popujve. Pa lirimin dhe kthimin e 17 mijë kilometrave tokë shqiptare Shqipërisë, marrëdhëniet greko- shqiptare s, mund të quhen të mira.

Shoqata Demokratike “Çamëria me qendër në Hollandë, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj, në Evropë, Kosovë, dhe Shqipëri, organizuan një demonstrate të fuqishme në Bruksel, me date 23.09. 2016. Me këtë rast z. Martin Shulc, kryetar i Parlamentit të Evropës iu dorëzua, verzioni i shkurtuar në anglisht, Dosja çame, në 4 pika.

Përmes këtij reagimi njoftojmë opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar, se Shoqata Ndërkombëtare “Çamëria” me qendër në Hollandë ka bërë tërë këtë veprimtari, që çështja came të hyjë në zyrat e Bashkimit Evropian për zgjidhje. Kryetari Shoqatës Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, me date 27.04. 2016 në Bruksel u takua me evrodeputetin Sogar, për çështje të minoriteteve, e në veçanti për 4 pikat e dosjes came të dorëzuara në Prokurorinë Ndërkombëtare në Hagë. Pranimi I çështjes came nga Komisioneri  i Parlamentit Evropian, Johanes Han, është rezultat I senzibilizimit të çështjes came nga Shoqata Demokratike “Çamëria” . Z. Johanes Han I tregoi Greqisë se brenda saj ka tokë shqiptare të pazgjidhur.

Shoqata Demokratike Shqiptare nuk disponon të dhëna as për partite politike çame, dhe as për Shtetin Shqiptar, se Shqipëria ka bërë diç me shkrim ose me gojë, se ka 17 mijë kilometra tokë shqiptare në Greqi. Shqipëria s, guxon të heshtë, tokat e pushtuara lypen çdo çast dhe çdo ditë.

 04.10. 2016 – Hagë                                

 Për Shoqatën Demokratike Shqiptare “Çamëria” qendra Hollandë

 Rrustem Geci

Shperndaje ne
Updated: 4 Tetor, 2016 — 18:48

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.