Letërsia Kombëtare: NDERIM PËR JU!

uck-liria
NDERIM PËR JU

Porsi fresku i puhisë
Që vjen në ditët verore
Porsi bulëzat në pranverë
Jeni ju vlera e Kosovës

Çlirimtare e Çlirim
Militant edhe Erinë
E ti Arba, ti Arborë
Të atdheut jeni kurorë

Si i bilbilit zëri juaj
Është i ëmbël porsi mjaltë
Për Flamurin e Shqiponjën
Merrnia këngës me zë të lartë

Atdhe keni Kosovë trimen
Çamërinë dhe Iliridën
Dhe Preshevën e Malësinë
Grudën, Plavën e Gucinë

Shqipërinë e keni nënë
Gjuhën, kombin amanet
Tingëllon bukur fjala shqipe
Jehonë mal, fushë edhe det

Dijen ju e adhuroni
Prindërit Tuaj i nderoni
Lumturi paçit gjithmonë
Krenaria e kombit tonë

prof_Zymer Mehani

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 9 Tetor, 2016 — 12:33

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.