Të bashkuar, shqiptarët e Austrisë në ndihmë të çështjes çame.

Shoqata „Çamëria“, merr mbështetje nga  „Kryesia e Unionit  te Shoqatave “ dhe Komuniteti Shqiptarë në Linz Austrinë e Epërme.

Shkruan: Miftar Zagragja

unioni_linz01

Linz më 08 tetor 2016 – Pas takimeve të shumta nëpër qendra të ndryshme të europës e SHBA-së, për të sensibilizuar çështjen ende të pazgjidhur çame, kryetari i Shoqatës „Çamëria“ me selinë e saj në Hollandë, z. Festim Lato, kësaj here i shoqëruar nga anëtari i kryesisë z. Ali Aliu dhe Rifat Krasniqi i, vizituan Linz Austrinë e Epërme.

Në fillim Kryetari z.Ismet Sinani i i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i falënderoj secilin veç e veç për kohën dhe mundin e dhënë për pjesëmarrje në ketë mbledhje,i bëri një vështrim të kaluarës dhe aktivitetit gjithëpërfshirës të Unionit te Shoqatave në Austrinë e Epërme.

 Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshm për të ruajtur gjuhën kulturen dhe traditën shqiptare. Roli i mërgatës shqiptare për Kosovën dhe trojet shqiptare ka qenë dhe ka mbetur shumë i fuqishëm, Këta aktivist të vyeshëm gjithçka që kanë bërë, e kanë bërë në emër të përkushtimit për atdheun e tyre. Jemi përpjekur që të jemi aktivë në jetën shoqërore, kulturore dhe Sportive, kemi zhvilluar aktivitete të shumta si në veprimtaritë kulturore dhe ato sportive. Posaçërisht kemi qenë bashkë kur kemi shënuar ditët e lavdishme të hisorisë sonë kombëtare siç janë. 28 Nëntori – Dita e Flamurit, 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe festat tjera me rëdnësi kombëtare.

Kryetarit te Shoqatës çame, z.Festim Lato, falënderoi kryesinë e Unionit  te Shoqatave dhe Komunitetit Shqiptarë në Linz për mikëpritje dhe të gjithë të pranishmit. Ai me disa fjalë,  punën që është bërë per çështjen çame nëpër adresat më me zë të europës dhe botës e gjerë në OKB. Z.Lato, theksoi se „ Më datë 12 Shkurt 2016, u depozitua në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës një dosje voluminoze, e shkruar në tre gjuhë (Anglisht, Frëngjisht dhe Gjermanisht) me katër kërkesa kryesore:

  1. a) Njohja e gjenocidit të kryer ndaj Çamëve, me bazë Kontratën e Gjenocidit më 1948-ën.
  2. b) Riatdhesimin e të gjithë të dëbuarve çamë.
  3. c) Kthimin e të gjithë pasurisë së paluajtshme.
  4. d) Hetimin për kryerjen e krimeve ndaj Njerëzimit nga qeveritë greke gjatëperiudhës 1913-1945.

Ndërsa më 17 Maj, 2016, në ora 15-të, në praninë e rreth 50 patriotëve, Kryeprokurori për Dosjen Çame, pranoi edhe dosjen e dytë, plotësim i të parës, dhe zhvilloi një bisedë me mua si dhe me Prof, Qemal Kryeziun, kryetar i Këshillit Ndërkombëtar të Çamërisë.

 Është interesantë s e u deshën 72 vjet rrugë, që Dosja e Gjenocidit Grek mbi çamët e Çamërisë të arrijë në Hagë, në Institucionin më përgjegjës të Drejtësisë ndërkombëtare. Me këtë akt shpresa e çamëve kurrë s´ka qenë më reale, që çamët të kthehen tek toka e tyre 13 mijë vjeçare. Të nderuar vëllezër, ne nuk kemi ardhur të mbledhim lekë, ne kemi ardhur që të na përkrahni, pra të sensibilizojmë çështjen çame. 17.000 km tokë të ja falësh grekut. E dijmë, se çka ka bërë Greqia mbi çamët.

Të gjithë jemi çamë, të jemi unikë nëmes veti, nuk duhet të rrijmë në gjumë, por të ecim te para, sepse nuk i kemi bërë askujt keq si komb, por vetëm se na kanë bërë. Kemi miqtë tanë ndërkombëtarë në përkrahje, sidomos SHBA-në, e zoti e bekoftë këtë shtet me popullin e saj dhe Bashkimin Europian, që e dijnë fare mirë, se çka kanë përjetuar çamët. Ne do të trokasim në çdo portë të europës dhe botës me fakte, se çka kanë bërë grekët ndaj çamëve. Ato toka janë të larë me gjakë shqiptari.

mbledhja_kryesia

Takimi  pati debate të ndryshme për të gjetur rrugë, se si të jemi më të bashkuar drejt disa çështjeve ende të pazgjidhura kombëtare.

Do ta keni përkrahjen tonë maksimale.  Ne njohim problemin çamë, prandaj, Çamëria dhe kërkon ndihmë nga  ju dhe shteti  Shqipëria dhe Kosova natyrisht, për të sensibilizuar sa më shumë.

E dijmë mirë, se Çamëria se çka ka përjetuar, prandaj nuk dua të ndalem në këtë çështje.

z.Lato , theksoi se duhet t’u largohemi përçarjeve politike, me qellim qe t’u kundërvihemi në mënyrë të bashkuar pushtuesve  greko-sllav.

Kemi  organizuar protesta dhe do të organizojmë edhe në të ardhmen, por edhe disa konferenca për çështjen çame. Presim përkrahje edhe nga mediat tona nëpër të gjitha tokat shqiptare. Besoj shumë, se do të kemi përkrahje.

 Z.Lato: „Kam kërkuar dhe kërkoj, që Greqia të dënohet dhe të jep përgjegjësi për ate çka ka bërë me çamër e pafajshëm“.

Festim Lato, kam në program sensibilizimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për çështjen çame me mjete demokratike, duke u mbështetur në Kartën e Kombeve të Bashkuara si dhe në Konventave Europiane për të Drejtat e Njeriut të cilat janë ratifikuar nga Parlamenti shqiptar, dhe nga Kushtetuta Shqiptare me nen 122. të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë. Z.Lato tha se, Gjenocidi mbi çamët nis me Masakrën e parë në Selanit të Çamërisë , e kryer nga barbarët grekë me në krye gjenocidistin, Deli Janaqin, në mars të vitit 1913. Prandaj, thotë Festim Lato, duhet theksuar se në vitin 1913 Greqia filloi Gjenocidit e saj mbi Çamërinë martire, dhe mbi Çamërinë e trimave të pushkës dhe të betejave, mbi Çamërinë e lirisë. Shpërnguljet e çamëve u bën në dy drejtime, në drejtim të Turqisë dhe për në thellësi të Shqipërisë. Shpërnguljet e para të çamëve në drejtim të Turqisë u bënë më 30 janar të vitit 1923 ku u shpërngulën më shumë se 10.000 çamë. Ndërsa, një vit më vonë, midis vitit 1924-1925 u dëbuan edhe 20.000 çamë të tjerë. Këto ishin shenjat e para të pushtimit të Shqipërisë së poshtme, dhe pastrimin etnik nga shqiptarët autoktonë, çamët dhe arvanitët.

Kryetari i Shoqatës Demokratike “Çamëria”, z. Festim Lato, shprehet; Çështja e Çamërisë zgjidhet duke e ndërkombëtarizuar gjenocidin grek mbi çamët. Bota duhet ta njohë gjenocidin që është ushtruar ndaj popullatës çame, dhe opinioni botëror, duhet ta dijë se çfarë ka ndodhur në Çamëri, nga grekët gjenocidist, në vitet 1913 – 1945.

Kryesia e Unionit  te Shoqatave “ dhe Komuniteti Shqiptarë në Linz.

U nda shumë të kënaqur më viziten e Shoqatës „Çamëria“, takime dhe shpreson shumë, se çështja çame, do të gjejë përkrahje nga Kryesia e Unionit  te Shoqatave “ dhe Komuniteti Shqiptarë në Linz.

 Në të ardhmen nga e gjithë mërgata shqiptare ketu dhe kudo që gjendet ajo. Shqiptarët që jetojnë këtu, kanë kontribuar edhe për grumbullimin e ndihmave për Kosovën. Në organizimin e Fondit të Trepërqindëshit dhe ai Vendlindja Thërret. “Ndihma për Drenicën”, “Ndihma për Shkollën shqipe”, “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”,Fondit të Universitetit të Tetovës, Fondit ,,Liria kombëtare”,Kosovën Lindore, Shoqatës Presheva, Por nuk kanë munguar as aksionet tjera në të cilat kanë kontribuar bashkëkombësit tanë nga Komuniteti Shqiptarë në Linz Austrinë e Epërme.

Të pranishmit, me disa propozime për plotësim, u pajtuan  mbi organizimin

Nji protestohet para Ministrisë së Jashtme ne Vjene, që e pranojnë çështjen çame.

U arritë marrëveshja që të gjitha vërejtjet dhe propozimet eventuale te shqyrtohen.

Shperndaje ne
Updated: 9 Tetor, 2016 — 20:05

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.